LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paketa Ani-KÇK/ Lubonja: Po tentohet të kapet Presidenca

5 Mars 2020, 20:58, Politikë CNA
Paketa Ani-KÇK/ Lubonja: Po tentohet të kapet Presidenca

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në ?Real Story?, ku po diskutohet paketa Ani-KÇK, e cila u miratua sot në Kuvend, u shpreh se ka një avancim galopant drejt kapjes së pushteteve.

Sipas Lubonjës, i fundit institucion që po kapet është Presidenca.

?Kemi një avancim galopant drejt kapjes së pushteteve. Ministri tha se ku duhet të kenë besim dhe pse jo te politika? Unë mendoj se në demokraci besimi nuk është tek politika, po tek ndarja e pushteteve. Ka një mazhorancë, një drejtësi më vete, një media më vete, që bëjnë ?check&balance?. Këtu ka humbur kjo. I fundit institucion që po kapet është presidenti. Rastet janë të shumta.

Ata thanë se kanë marrë ekspert, dhe numëruan disa institucione shqiptare, Komiteti i Helsinkit, ai i Magjistraturës dhe dëgjoj presidentin që të gjithë këto ekspertë, që referohen sikur i kanë konsultuar, më dalin se i kanë çuar letrat dhe thonë: ?jo?. Për t?u përgatitur në këtë bisedë hyrja dhe pash që Komiteti i Helsinkit, e cila ka qenë e drejtuar deri vonë nga zonja Hysi, nënkryetare e Kuvendit, të cilët kur kanë qenë në opozitë e kanë kundërshtuar një ligj të tillë, ligji Antimafia.

Ky komiteti i Helsinkit dhe 20 të tjerë, kanë dhënë mendim dhe i kanë dërguar një memorie Parlamentit që mos të votohet ky ligj që u votua sot. Ajo që është shqetësuese është fakti se dëgjoj kryeministrin i cili thotë se; ?të gjithë ata që e kundërshtojnë këtë sot janë të lidhur me krimin. A mos jeni ju të lidhur me krimin? Duhet të ruajmë një balancë. Të gjithë të lidhur me krimin? ! Avash një cikë.?, tha Lubonja.

Lajmet e fundit nga