LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“O sot o kurrë, ky është momenti”/ Rama mesazh Metës: Do vijë dita e larjes së hesapeve

5 Mars 2020, 10:46, Politikë CNA
“O sot o kurrë, ky është momenti”/ Rama mesazh

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar një mesazh presidentit Ilir Meta, ndërsa theksoi se ai ka të drejtë që të jetë ?O sot, o kurrë?.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se tashmë ka ardhur koha ku vija ndarëse me të shkuarën e tyre nuk do të mund të fshihet nga goma e drejtësisë.

?Ai që rri në majë të piramidës dhe kërkon revolucione dhe ta cilësojë si mëkat të qeverisë dhe kërkon ta japë si provë për ta shporrur këtë qeveri, ka të drejtë. Po ashtu është, kjo është e vërtetë.

Ilir Meya ka të gjitha arsyet të jetojë o sot o kurrë, sepse sot vija ndarëse me të shkuarën, bëhet e pafshishme nga goma e drejtësisë, sepse sot gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë më garanci siç kanë qënë për 30 vjet . Sepse sot është marrë një vendim ekstrem për ti dhënë një goditje përfundimtare krimit të organizuar.?-tha Rama.

Më tej, ai ngriti më tepër tonet, ndërsa tha se do të vijë dita e larjes së hesapeve për të gjithë ata që kanë hesape me ligjin.

?Do vijë dita për të gjithë ata që kanë hesape me ligjin. Për ata që janë sot më të tërbuar se kurrë, siç është ai i pari?-tha Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga