Connect with Us

Nga skandali seksual te helmimi në shkollë/ Besa Shahini nuk tutet!

Denoncim

Nga skandali seksual te helmimi në shkollë/ Besa Shahini nuk tutet!

Publikuar

-

Javën e kaluar shumë nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier përfunduan në spital, të dyshuar si të helmuar. Ngjarja u përsërit ditën e djeshme në përmasë më të madhe.Shumë prindër, por edhe një mësues denoncuan masat e shkollës, që nga njëra anë mbyllet me celës si burg, por nga ana tjetër nuk bëri asgjë pas incidentit të parë.

Pas ngjarjes së djeshme, në shkollën “Janaq Kilica” mbërriti me urgjencë ministrja e arsimit Besa Shahini, e cila në një reagim për gazetarin e emisionit “Stop”, vijoi në linjën e arrogancës, duke mos dhënë shpjegime për skandalin seksual në shkollën e mesme artistike në Fier.

LEXO EDHE:  Helmim masiv në gjimnazin e Fierit/ Besa Shahini të dorëhiqet, Prokuroria të vihet në lëvizje

Ministrja u mjaftua të kërkonte pyetjet me shkrim, edhe pse shumë të tilla drejtuar nga emisioni “Stop” kanë mbetur pa përgjigje në tryezën e saj. Nga foltorja e Kuvendit deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti, i kërkoi ministres dorëheqjen pas skandalit seksual të zbuluar dhe transmetuar nga emisioni “Stop”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Paaftësi apo korrupsion?/ MIE miratoi dy kontrata të ndryshme për rrugën Milot-Balldren

Publikuar

-

Nga

Paaftësi apo korrupsion?/ MIE miratoi dy kontrata të ndryshme për rrugën Milot-Balldren

Gazetari dhe eksperti i Ekonomisë Klodian Tomorri, zbulon një skandal brenda zyrave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me rrugën Milot-Balldren. Sipas tij, për koncesionin e kësaj rruge, janë miratuar dy kontrata.

“Skandalet me kontratat koncesionare në Shqipëri nuk kanë të sosur. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur një precedent botëror, teksa ka miratuar të njëjtën kontratë me dy versione të ndryshme nga njëri-tjetri. Bëhet fjalë për koncesionin e rrugës Milot-Balldren.

Në 7 maj të vitit 2019, Ministria e Infrastrukturës i ka përcjellë për miratim Ministrisë së Financave draftkontratën e koncesionit për ndërtimin e rrugës Milot Balldrenë. Pjesë e draftkontratës ishte dhe modeli financiar, ku përshkruhej se si do të finacohej projekti. Sipas modelit financiar, përveç kredive kompania koncesionare do të financonte 19.5 milionë euro përmes furnitorëve të cilat do të përdoreshin përkatësisht 9.5 milionë euro në vitin e dytë të projektit dhe 10 milionë euro në vitin e tretë.

Pas marrjes së miratimit nga Ministria e Financave, pak ditë më vonë Ministria e infrastrukturës e depoziton draftkontratën e koncesionit për miratim në Kuvend, por me shifra të ndryshme. Në draftkontratën e dërguar në Kuvend financimi nga furnitorët është ndryshurat përkatësisht në 2.5 milionë euro vitin e parë, 3 milionë euro vitin e dytë, 7 milionë euro në vitin e tretë dhe po kaq në vitin e katërt. E njëjta draftkontratë, me të njëjtin numër noterial, e firmosur nga i njëjti njeri, zëvendësministri Artan Shkreli, por me shifra të ndryshme.

LEXO EDHE:  Pas goditjes së rëndë të nëntorit/ Altin Goxhaj niset për kurim jashtë vendit

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në universitete/ Mynyr Koni letër Besa Shahinit: Shtyji

Diferencat në financimin nga furnitorët ndryshojnë të gjithë fluksin e parasë në ciklin e projektit. Kur tabelat e cash floët nuk përputhen atëhere ka dy opsione. Ose shifrat e kostos së koncesionit janë të rreme ose projekti nuk është financiarisht i qëndrueshëm. Rrjedhimisht lind pyetja cili është propozimi i përzgjedhur si fitues nga Ministria e Infrastrukturës, ai i dërguar në Ministrinë e Financave apo ai që i është përcjellë Kuvendit?

Skandali i dy kontratave të ndryshme të Milot Balldren u pikas për herë të parë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë auditimit të drejtorisë së Koncesioneve në Ministrinë e Financave. Kur audituesit e KLSH kërkuan shpjegim zyrtarisht, Ministria e Financave u përgjigj se sqarimi i mospërputhjeve financiare mes dy draftkontratave nuk është kompetencë e saj.

Në fakt Ministria e FInancave ka miratuar vetëm variantin që i është dërguar asaj. Rrugës Ministria e Infrastrukturës miratoi edhe një tjetër variant të ndryshëm, që ja dërgoi Kuvendit. Në këtë pikë lind natyrshëm pyetja; A e dinë tabelën e shumëzimit në Ministrinë e Infrastrukturës apo ndryshimi i modelit financiar të koncesionit Milot-Balldrenë u diktua nga shkaqe më okulte? Për ta thënë më shkurt, pse u miratua një kontratë me dy variante të ndryshme; Paaftësi apo Korrupsion? Megjithatë kjo pak rëndësi ka,. Në të dy skenarët, miratimi i një kontrate më dy versione të ndryshme financiare përbën shkelje të rëndë ligjore”, shkruan Tomorri në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi/ Merret peng kryetari i bashkisë Vorë

Publikuar

-

Nga

Denoncimi/ Merret peng kryetari i bashkisë Vorë

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se Hekuran Brahimaj, kryetar në detyrë i Bashkisë Vorë, është marrë peng mbrëmë nga një person i përfshirë në botën e krimit, i njohur me emrin Alfons Gjoka.

Personi që ka bërë këtë denoncim thotë së është punonjës i policisë bashkiake Vorë, por ngjarja po mbahet e fshehur.

‘Policia fsheh ngjarjen.

Lexoni denoncimin e policit digjital. sb

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në universitete/ Mynyr Koni letër Besa Shahinit: Shtyji

LEXO EDHE:  "Stop" sjell pamjet rrënqethëse/ 64 vjeçarja dhunohet jashtë supermarketit, prokuroria mbyll hetimin!

Pershendetie Z berisha mbrem meret Peng per disa ore kryetari ne detyr bashkis vore Z Hekuran Brahimai personi qe e ka Mare Peng quhet Alfonc Gjoka nje person I njohur I botes Krimit Arsya qe esht mar Peng e prones qe preket nga Projekti mafjoz I narkobanditeve. Policia hesht per kete ngjarje. Te lutem anonim Se Jam polic I bashkis vore. Respekte’./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncimi i fortë/ Zyrtarët e lartë të Rilindjes nxisin fshatarët në Vlorë të mbjellin drogë

Publikuar

-

Nga

Denoncimi i fortë/ Zyrtarët e lartë të Rilindjes nxisin fshatarët në Vlorë të mbjelin drogë

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari i cili shkuan se drejtuesit e PS në Vlorë nxisin qytetarët të mbjellin kanabis pasi duhen vota për zgjedhjet e ardhshme.

Ai shton se sekretari i PS sëbashku me kryetarin Baco Gaço kontrollojnë gjithë drogën, madje ky i fundit është edhe punonjës i pyjorës  dhe kanë mbjellë drogë në mes të fshatit dhe lart në mal në vendin e quajtur Stani i Keke.

“Udheheqesit e narkopartise, zoterit e plantacioneve te hashashit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema doktor ! Droga paraqitet e mbare sivjet nen kujdesin e Rilindjes ! Ne fshatin Tragjas te Vlores kryeplaku i fshatit Mezin Ramohito njekohesisht edhe sekretari i PS sebashku me kryetarin Baco Gaço kontrollojne gjithe drogen , ky i fundit eshte edhe punonjes i pyjores . Kane mbjelle droge mu ne mes te fshatit dhe lart ne mal ne vendin e quajtur Stani i Keke . Ju thone fshatareve se edhe ju mund te mbillni por duhet te paguani tek ne se kete vit Rilindja do te lejoje mbjelljen se i duhen votat! Po te fitoje Rilindja droga do te jete e lire per kedo . Kjo eshte propaganda e tyre . Gjithe te mirat doktor !”/CNA.al

LEXO TE PLOTE