Connect with Us

Nga Eduard Zaloshnja/ Populli “kuqeblu”, “violet” dhe “gri”

Opinione

Nga Eduard Zaloshnja/ Populli “kuqeblu”, “violet” dhe “gri”

Publikuar

-

Bazuar në të dhënat zyrtare të KQZ-së dhe të Gallup-it, banorët e rritur të Shqipërisë në vitin 2017, u përvijuan në tre sinorë të ndryshëm elektoralë, që ishin pak a shumë të barabartë. Pavarsisht se në zgjedhjet e 2017-ës nuk kishte koalicione zyrtare mes partive, tre sinorët e ravijëzuar qartazi ishin: 1) sinori “kuqeblu”, ku dominonte flamuri blu i PD-së dhe flamuri i kuq i LSI-së; 2) sinori “violet” ku dominonte flamuri socialist; 3) sinori “gri”, i populluar nga banorët mosvotues. (Shënim: 1.4 milionë emigrantët e llogaritur nga Gallup-i nuk futen në këtë tablo, sepse vetëm pak mijëra prej tyre vijnë për të votuar në Shqipëri).

Në të gjitha sondazhet që kam zhvilluar pas zgjedhjeve të 2017-ës, kam konstatuar një rregullsi të frikshme. Me luhatje brenda kujfive mëse normalë të marzhit të sondazheve (+/-3%), përgjigjet e pyetjve me konotacion politik janë grupëzuar pak a shumë brenda 3 sinorëve të sipërpërmendur.

Fjala vjen, pyetjes “A duhet shkarkuar Ilir Meta nga posti i Presidentit të Republikës për shkelje të Kushtetutës?”, shumica dërrmuese e popullit “violet” i është përgjigjur “po”; shumica dërrmuese e popullit “kuqeblu” i është përgjigjur “jo” dhe shumica dërrmuese e popullit “gri” i është përgjigjur “s’e di”. Dhe jo më kot, në sondazhet mujore që kam zhvilluar prej qershorit të 2017-ës (me pak përjashtime), PS-ja më del me vota që luhaten diçka mbi 50-përqindëshin, ndërsa koalicioni “kuqeblu” diçka poshtë 50-përqindëshit.

LEXO EDHE:  Opozita ngre “çadrën” në bulevard?/ Vasili flet për surpriza

Që “revolucioni” i nisur në bulevard më 2 mars nga Ilir Meta të ketë sukses afatgjatë, duhet që t’i bashkohet jo vetëm populli “kuqeblu”, por edhe populli “gri”. Sidoqoftë, ky i fundit s’para u bashkohet politikanëve që, në një mënyrë apo në një tjetër, janë ulur për 30 vjet në krye të sofrës së pushtetit…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Tanush Çaushi/ Çamëria, çështje part-time (me kohë të pjesshme)?

Publikuar

-

Nga

I ulur përballë Korfuzit të bukur tek Pylli i bukur me pisha, në afërsi të skajit më fundor të Konispolit, sytë i kam ngulitur tek vija kufitare në Qafë-Botë. Konispoli, skaji më jugor i Shqipërisë së sotme. Këtu përplasen jo vetëm dallgët e detit Jon, por edhe historia e lashtë e Neolitit dhe e Kaonisë dhe e Thesprotisë. Këtu përplasen edhe epokat e historisë së Çamërisë. Këtu mijëra çamë më shfaqen gjithmonë të zbathur dhe të dëbuar nga vatrat e tyre. Natën më shfaqen vajza çame të veshura me të bardha, që ëndërronin ditën e dasmës, por nuk e gëzuan dot atë dite. Më tutje gjyshja më vështroi me një shikim të rreptë si për të më thënë: – Harram e paçi, të paktën na kujtoni! Çamëria, kjo sfidë e diplomacisë shqiptare tashmë jashtë axhendave të qeverisë shqiptare dhe të qeverive të pas viteve 90. Çështja çame është çështje kombëtare, por duket se është lënë në harresë dhe nuk trajtohet si e tillë. Zgjidhja e kësaj çështjeje kërkon një aksion politik diplomatik, por duket se edhe “vllau” nga Kosova, ministri i jashtëm nuk e ka në axhendë këtë çështje. Politikanët shqiptarë nuk kanë kohë të merren me çështjen kombëtare të Çamërisë. Ata janë të “zënë” me revolucione të mëdha dhe modele qeverisjeje inovative që bota si ka parë ndonjëherë. Ndonjëherë, duke dashur të bësh gjëra të mëdha harron të bësh gjërat më bazike: – Një nga gjërat më bazike për një politikan dhe qeverisës është çështja kombëtare dhe pjesë e saj është çështja çame. Çfarë po ndodh vallë me çështjen çame? Është shumë e çuditshme sesi gjithë këto media, portale, gazeta, opinionistë të talentuar e zhurmuesa nuk e hapin gojën fare dhe nuk e përmendin këtë çështje? Është e qëllimshme apo është neglizhencë? Pyetje pa përgjigje. Ah po, njëherë në vit shkojmë dhe vendosim një tufë me lule në varrezat e Kllogjerit në kufi. Pastaj dëgjojmë disa fjalime dhe këtu mbyllet kjo histori. A duhet të kemi një strategji për këtë çështje? A duhet ta ngremë në institucionet ndërkombëtare këtë çështje? A duhet të bejmë plane veprimi me objektiva? Çamëria është një çështje part-time? Kur do kujtohemi për të që ta ngremë problemin për zgjidhje? Përse media nuk e quan dhe nuk e përmend këtë çështje me rëndësinë që i takon? Përse bëhen emisionee pafund për çështje të parëndësishme dhe oër Çamërine jo? Nuk bëhet fjalë për ndryshim kufijsh, por për të drejtat e njeriut. – Deri kur ma?

LEXO TE PLOTE

Opinione

Përse Shqipëria nuk ka nevojë për një President mjeran si Ilir Meta që sulmon SHBA-të dhe premton revolucion?!

Publikuar

-

Nga

Nga Rigels Seliman

Pas mbrëmjes së 2 marsit, presidenti Ilir Meta dhe tabori i tij janë në ekstazë dhe në botëkuptimin e tyre të vogël mendojnë se kanë kapur qiejt. Por e kundërta do ishte më aktuale, pasi Meta dhe ata që mbështesin atë, janë thjeshtë duke marrë malet.

Megjithatë, mua nuk më intereson se çfarë bën Meta dhe shpurra e tij. Mua më intereson të analizoj disa detaje nga rrugëtimi i Metës në rrugën qorre ku ka hyrë. Së pari dua të theksoj për ju që po lexoni këto rreshta dhe që mbështesni opinonin tim rracional, por edhe për ju që nuk pajtoheni me pikëpamjet e mia, se Shqipëria nuk ka nevojë për një President mjeran si Ilir Meta.

Madje, për të arsyetuar mendimin tim unë do sjell disa shembuj flagërant që tregojnë qartë se ne jemi pa president dhe se ai që gëzon aktualisht këtë ofiq është thjeshtë peng i gjendjes së rënduar psikologjike të tij. Ilirit i flet gjuha, se truri i ka ikur në drejtim të paditur. Po, po mos u çudisni, por Meta është një mjeran dhe si i tillë, i duhet kujtuar se është në rrugën e gabuar! Dhe a e dini pse?! Sepse presidenti Meta ka shkelur në dërrasë të kalbur dhe kërkon që të fitojë zemrat e qytetarëve, duke premtuar revolucion e sulmuar mazhorancën socialiste që e vendosi në krye të shtetit, si dhe reformën në drejtësi. Po a e di Ilir Meta se reforma në drejtësi është prodhim i SHBA, e cila është aleati jonë strategjik.

LEXO EDHE:  Nga Kreshnik Spahiu/ Populli nuk pret të ik Rama, dhe të vij Monika

LEXO EDHE:  Opozita ngre “çadrën” në bulevard?/ Vasili flet për surpriza

Kështu që, sulmet ndaj reformës, unë i përkthej si sulme ndaj amerikanëve. Dhe duke qënë si të tilla, unë refuzoj dhe ndihem i turpëruar që kam Ilir Metën si President të Shqipërisë. Unë si qytetar, por edhe si gazetar i politikës jam i bindur se Shqipëria nuk ka nevojë për një President mjeran si Ilir Meta që sulmon amerikanët dhe premton revolucion.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Lorenc Vangjeli/ Drama e Metës dhe Bashës: Ka opozitarë në rrugë, por jo opozitë në sistem

Publikuar

-

Nga

Manifestimi i presidentit Meta si thelb dhe gjithë ambalazhi i saj opozitar si formë, duhet të jetë një moment reflektimi jo për atë që ndodhi, por për atë sesi duhet të kuptojnë palët se çfarë po ndodh dhe projektimin e asaj që pritet të ndodhë. E marta në muzg, në krye të herës, dëshmoi dramën e madhe të së djathtës së mbetur rrugëve: ka shumë opozitarë, por opozita formale është në koma!

Manifestimi presidencial ishte seria e filmit që duhet të shohin të gjithë: Rama ka krijuar shumë kundërshtarë, por ende nuk ka një front kundër tij, ka shumë pakënaqësi ndaj kryeministrit, por pakkush është i kënaqur me aktet e opozitës, ka shumë mohim të së sotmes së Ramës, por ende asnjë pohim të së nesërmes së Bashës. Dhe mbi të gjitha, kryesisht për shkak të mungesës së vizionit dhe frymëzimit të munguar, opozita e sotme gjendet në një situatë absurde: fiton shumë shpesh beteja të vogla e të mëdha, por luftën finale ka shumë shanse ta fitojë sërish Rama. Po në të njëjtën mënyrë siç Edi Rama bëri i vetëm kundër të gjitha basteve që viheshin për kokën e tij dhe kundër të gjithëve që e kishin identifikuar si kundërshtarin e vetëm për t’u mundur në 2017-ën. Ashtu siç e llogariste Ilir Meta në rradhë të parë, që i ishte bashkëngjitur me zemër të thyer në 2013-ën dhe nuk i bënte zemra të ndahej me të deri në minutën e fundit të mandatit. Ndërsa Lulzim Basha, që pothuaj deri në minutën e fundit të fushatës së 2017-ës, nuk kishte ndarë mendjen nëse donte të ishte kryeministër i vendit apo një nga ministrat e Ramës, nuk e dinte nëse Meta ishte aleati për të bashkëqeverisur apo i treti i bezdisur që duhej asgjesuar.

Në çdo rrethanë, kjo trojkë njerëzish të pushtetshëm, me Doktorin në një kënd dhe Monikën gjithkund, ka tentuar të bëjë lojën e saj. Secili nga ata individë ka humbur kur ka qenë i pasinqertë dhe paranojak dhe ka fituar kur ka luajtur ndershëm e me letra të hapura.

Të martën Presidenti Ilir Meta rishpiku vetveten; ai nxorri në Bulevard talentin e tij për të luajtur në hapësira të ngushta dhe energjinë dhe vullnetin personal për të qenë më i fortë nën presion, për të qenë i fuqishëm dhe fitimtar kur ka të gjitha rrethanat kundër dhe aftësinë e madhe për të humbur lehtësisht dhe për t’u rrëzuar kur ka gjithçka në favor. Profesionist në zejen e vështirë të politikës përballë një larushie diletantësh, Meta dëshmoi se vakuumi në demokraci nuk është natyral dhe se në mënyrë natyrale ai tenton të mbushet me prurje të reja.

Nuk ka shumë rëndësi çfarë do të ndodhë deri në afatin ultimativ që Meta la deri në 15 mars. Atëherë komisioni për reformën zgjedhore ende do të jetë duke punuar dhe do të kërkojë minimalisht edhe ndonjë muaj tjetër zgjatje të mandatit. Po brenda këtij segmeti kohe, paralajmërimet në anglisht për stabilitet dhe shmangie të çdo tentative për të prishur rendin kushtetues, nuk do të lenë askënd në gjumë dhe pavarësisht betimeve, parlamenti si institucion, mund të flejë i qetë, sa kohë që legjitimiteti i tij nuk cënohet as nga dekrete shpërndarjeje dhe as nga dëmtimi i mureve.

Kjo do të jetë kohë e mjaftë për t’u kuptuar natyra e vërtetë të marrëdhënieve tripolare mes presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të opozitës, që është totalisht ndryshe nga sa duket në vështrimin e naivëve. Më shumë se njëherë Meta e ka ndjerë se, sado acide të jetë gjuha mes Ramës dhe Bashës, ata janë mjaltërisht afër në interesa. Kryeministri dhe kryetari i opozitës janë njëlloj të dëshiruar për të mbajtur në këmbë sistemin zgjedhor që i mban ata të dy në skajet e një politike ngushtësisht partizane. Që e sheh LSI-në si të tretin e tepërt në një raport dashuri-urrejtjeje mes PS-së e PD-së. Meta di se edhe nëse i vetëm nuk e mund dot Ramën, është në gjendje t’ja helmojë në çdo rast festën, njëlloj siç di se edhe pse nuk mund të fitojë vetëm, mund të jetë garanti i humbjes së Bashës në çdo rast.

LEXO EDHE:  Kronika e një mitingu që u njoftua për në 5 dhe filloi në 6

LEXO EDHE:  Nga Kreshnik Spahiu/ Populli nuk pret të ik Rama, dhe të vij Monika

Lulzim Basha është armiku i natyral i Metës. Ndarja e pushtetit të mundshëm nesër është shumë më e lehtë sesa aksioni i sotëm, i përbashkët opozitar. Në këtë kuptim, manifestimi i të martës, i tha qytetarit Lulzim, se kryetari i PD-së Basha, në të gjitha rastet, duhet të llogarisë ish-partinë e presidentit. Dhe se i duhet të marrë një pozicion sa më shpejt, gjë që për një politikan të llojit të tij, që as të shtrëngon dhe as të lëshon, është një mundim sipëror. Pavendosmëria, pishmani, vrapi mbas gurit të budallait, mungesa e sinqeritetit dhe e sakrificës dhe mbi të gjitha, shmangia nga rregullat normale të lojës, janë të gjitha së bashku, një gjë më e keqe se martesa me shkesi e zotit Basha me partinë e tij. Por për ironi të fatit, kjo martesë pa dashuri, për momentin, është më e mirë se çdo divorc me ish-partinë e Doktorit.

Të martën Ilir Meta dha një provë tjetër të karakterit të tij kontraves. Ai dëshmoi se fal, por nuk harron, se është i fortë në luftë, por i dobët në paqe, se beson pa doganë, por dyshon edhe tek kravata e tij, se llogarit fantazmat, por nuk sheh të gjallët përreth. Dhe për më keq, si të gjithë liderët ballkanas, Meta dashuron pa mëdyshje servilët që e tradhëtojnë çdo herë kur bie në fatkeqësi dhe është mosbesues ekstrem ndaj miqve që i rrinë larg në sukses.

Opozita bipolare e Metës dhe e Bashës, që me të gjitha gjasat, duhet ta bëjë Ramën të mendojë më seriozisht për Tiranën kur fluturon nëpër botë si kreu i rradhës së OSBE-së, nuk ka shumë kohë deri vitin tjetër. Ajo duhet të llogarisë jo më shumë se humorin dhe vullnetin politik të katër-pesë individëve në Tiranë, që janë vende-vende peng interesash jo politike dhe ndoshta edhe shndërrimin në shënjeshtër të një axhende politike nga drejtësia e re. Sepse kësaj here me opozitën mund të të ndodhë si në ruletën e famshme ruse: kush humb, nuk ka kohë as të ndjejë keqardhje për veten!

LEXO TE PLOTE