Connect with Us

Ndërroi jetë ish kreu i OKB-së që vizitoi Shqipërinë në vitin 1990

Bota

Ndërroi jetë ish kreu i OKB-së që vizitoi Shqipërinë në vitin 1990

Publikuar

-

Javier Perez de Cuellar, diplomati peruan që ndërmjetësoi shumë marrëveshje paqeje në botë gjatë mandatit të tij si sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në vitet 1980 dhe 90, ka ndërruar jetë sot, në moshën 100-vjeçare .

Ndër të tjera, sipas radios amerikane VOA, ai do të mbahet mend gjithashtu për vizitën që bëri në Shqipëri në maj të vitit 1990, kur vendi ende nuk kishte dalë nga izolimi komunist. Në atë kohë, ai ishte zyrtari i parë i lartë i huaj që vizitonte Shqipërinë prej disa dekadash.

Gjatë vizitës, Perez de Cuellar kritikoi sistemin një partiak të Shqipërisë ndërkohë që udhëheqësit e atëhershëm komunistë nuk e lejonin krijimin e partive opozitare.

Nën trysninë e zotit De Cuellar dhe atë ndërkombëtare, udhëheqësit e Shqipërisë më në fund premtuan lirimin e të burgosurve politikë dhe rihapjen e objekteve të kultit që kishin qëndruar të mbyllura nën regjimin komunist.

De Cuellar, i lindur në Peru, u zgjodh në krye të OKB-së në vitin 1981 dhe ishte latinoamerikani i parë që drejtonte organizatën botërore.

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/ Kreu i opozitës greke kërcënon Shqipërinë

Ai ndërmjetësoi për zgjidhjen e konflikteve në Kamboxhia, Nikaragua si dhe atë në El Salvador, deri në ditën e tij të fundit në detyrë më 31 dhjetor 1991.

Sekretari i Përgjithshëm aktual i OKB-së Antonio Guterres vlerësoi paraardhësin e tij si “një burrë shteti i suksesshëm, diplomat i përkushtuar dhe një frymëzim për atë vetë.” De Cuellar, tha ai lë pas një ndikim të thellë në Kombet e Bashkuara dhe në botë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shënohet vikitima e dytë nga stuhia ‘Ianos’/ Humb jetën fermeri shqiptar në Greqi

Publikuar

-

Nga

Shënohet vikitima e dytë nga Stuhia ‘Ianos’/ I merr jetën fermerit shqiptar në Greqi

Është shënur  viktima e dytë në Greqi, si pasojë e stuhisë që godit Greqinë natën e shkuar.

Viktima është një fermer 63-vjeçar, trupi i të cilit u rrëmbye nga uji për shkak të shirave.

Sipas mediave greke është arritur të gjendet trupi i pajetë i shqiptarit, por identiteti i tij nuk dihet.



Po ashtu, raportohet se nga shirat e rrëmbyeshëm është ndërprerë edhe energjia elektrike.

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/ Kreu i opozitës greke kërcënon Shqipërinë

LEXO EDHE:  Larje hesapesh/ Kryemadhi: E kemi me Ramën dhe jo me PS

Gjithsej janë konfirmuar 2 viktima , ndërsa një grua rezulton ende zhdukur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ndërron jetë gjykatësja dhe feministja e njohur, Ruth Bader Ginsburg

Publikuar

-

Nga

Ndërron jetë gjykatësja e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg

Gjykatësja e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara dhe ikona për mbrojtjen e të drejtave të grave, Ruth Bader Ginsburg, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.

Mësohet se Ginsburg ka humbur betejën me një sëmundje kancerogjene.

Përmes një deklarate, Gjykata Supreme dha lajmin në të cilën thuhet se Ginsburg vdiq nga kanceri i pankreasit në shtëpinë e saj në Uashington.  Gjykatësja e ndjerë kishte njoftuar personalisht se do t’i nënshtrohet kimioterapisë për shkak të rishfaqjes së kancerit.



Ginsburg ishte një nga feministet më të njohura dhe u shndërruar në një figurë kryesore e liberalëve në Shtetet e Bashkuara. Ajo ishte gjykatësja më e vjetër dhe gruaja e dytë në histori që ka qenë pjesë e Gjykatës Supreme, ku shërbeu për 27 vjet./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

 “Cikloni në Greqi” U ngjitën në pemë për t’i shpëtuar ujërave të rrëmbyeshëm/ Ja çfarë ndodhi me to  

Publikuar

-

Nga

Një ciklon i rrallë ka goditur kohët e fundit Greqinë dhe si pasojë moti është përkeqësuar në mënyrë drastike. Tre persona ishin ngjitur në pemë për t’i shpëtuar ujërave të rrëmbyeshëm në Almyros të Volos. Me bashkëpunimin e EMAK dhe ushtrisë, zjarrfikësit kanë rrezikuar edhe veten e tyre për t’i shpëtuar.

Ky operacion për shpëtimin e 3 personave, një inxhinier nga Volos, një gjeometër-inxhinier nga Larisa dhe një nën-inxhinier nga zona e Almyros që punonin për ndërtimin e një rezervuari, zgjati afërsisht 10 orë.



Menjëherë pas shpëtimit ata u dërguan në Qendrën Shëndetësore Almyros ku u raportua se ishin në gjendje të mirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE