Connect with Us

Murrizi zbulon “peshqit e mëdhenj”/ Do ta shohim kush është në “xhepin” e mazhorancës

Politikë

Murrizi zbulon “peshqit e mëdhenj”/ Do ta shohim kush është në “xhepin” e mazhorancës

Publikuar

-

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka folur me tone mjaft të forta sot në foltoren e Kuvendit, në lidhje me të ashtuquajturin akti normatin Anti-KÇK.

Murrizi tha se akti bie ndesh me të drejtat e njeriut dhe deklaroi votën e tij kundër.

Po ashtu, ai tha se edhe “peshqit e mëdhenj” i kemi këtu, duke iu referuar kështu deputetëve në Kuvend.

“Peshqit e mëdhenj i keni këtu. Këtu fillojnë të gjitha, telfonatat tenderat, këtu kanë filluar të vjedhin. Gjithçka fillon këtu. Aktin normativ unë nuk e shoh as entuziast as bindës sa ju tentoni. Unë nuk e jap votën time. Balla tha kemi opozitën, por do ta shohim se kush është në “xhepin” e mazhorancës. Unë nuk kam ardhur këtu vetëm për një rrogë”-tha ndër të tjera Myslim Murrizi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lleshaj mbron aktin normativ Anti-KÇK/ Synon vetëm një fjalë: Parandalim të krimit

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka tentuar të mbrojë aktin normativ Anti-KÇK.

Sipas tij, akti u krijua në kushte emergjence, pasi me zbatimin e reformës në drejtësi, shumë gjyqtarë panë se shanset për të kaluar vetingun janë të ulëta, ndaj edhe morën vendimi skandaloze duke liruar kriminelë nga burgu.

Lleshaj tha se akti normativ ka vetëm një objektiv, shkatërrimin përfundimtar të krimit.

“U bënë vite që flitet për krimin, por ende ka shumëpër të bërë. Në fillim vitet 90 liria u përkthye si mungesë e ligjit dhe aoj që rezultoi ishte anarkia dhe një keqkuptim i lirisë. Jemi dëshmitarë se c’ka përjetuar vendi në fushën e mossundimit të ligjit. Që nga ndërtimi pa leje, zaptimi i pronës, më tej kolapsi, përpjekja për ta legalizuar, urbanizuar e me radhë. Është krijuar një model i papranueshëm që ligji ndjek njerëzit dhe jo e kundërta, dhe kjo ka sjellë pasoja.

LEXO EDHE:  Braçe i përgjigjet opozitës/ Jeni të rinj e nuk dini gjë

LEXO EDHE:  Braçe “shpërthen” ndaj opozitës për djegien e mandateve

Kemi përjetuar anarkitë e Fan Nolit, dhe sot jemi rezultojmë në një shoqëri ku kemi të rinj analfabetë por milionerë, të ditur po varfanjakë. Të rinj që janë futur në rrugë kriminale, perandori ekonomike të ndërtuara mbi krim, që ka shkatërruar shumë biznese të ndershme, për sa kohë lulëzojnë biznese të tilla. E gjithë shoqëria është para një sfide të madhe. E sic ndodh në këtë qerthull, vjen etja për pushtet, prestigj e krijohen modele toksike për shoqërinë. Ne beosjmë se ka ardhur momenti për kthesë serioze. Vendi ka nevojë për të adresuar këto cështje. Për këtë kemi miratuar aktin normativ, jo se e kërkon BE, por se e kërkon e ardhmja jonë e fëmijëve tanë. Ndaj është marrë ky vendim unik, që synon të vendosë drejtësi, në një vend ku ajo ka munguar.

Akti synon vetëm një fjalë: Parandalim të krimit.”-tha Lleshaj.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ilir Meta kishte hedhur vrer mbi Shqipërinë”/ Balla tregon çfarë i thanë katër diplomatët

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në foltoren e Kuvendit, ka folur edhe për takimet e ministrave të Jashtëm të Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë me krerët e politikës shqiptare.

Balla tha se është takuar me diplomatët menjëherë pasi ata kishin mbaruar takimin me Presidentin Ilir Meta, duke shtuar se ky i fundit iu kishte folur, sikur të ishte Presidenti i një vendi kundërshtar me Shqipërinë.

Balla tha se në takimin e tij me ministrat e huaj ishin edhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare, që sipas tij, ishin ndjerë të trishtuar për qasjen e Presidentit, i cili kishte hedhur vrer mbi Shqipërinë.

“Kur bie fjala për rrugën evropiane të Shqipërisë ne duhet të jemi gjithmonë së bashku. Edhe Këshilli Kombëtar i Integrimit, nën drejtimin e opozitës, ka reflektuar këtë qasje pro-integruese. Bashkë me kolegët e opozitës parlamentare jemi ndjerë të trishtuar nga qasja që presidenti një orë para takimit me ne kishte pasur me katër krerët e diplomacive. A thua kishin takuar presidentin e një vendi kundërshtar me Shqipërinë. Një president që kishte hedhur vrer mbi Shqipërinë. Unë e kuptoj strategjinë politike të gjithkujt, por duhet të kemi qasje që shpreh dashuri për vendin tonë. Si me lloj-lloj letrash drejtuar presidentë apo kryeministra të vendeve të BE, Ilir Meta bashkë me ndonjë faktor tjetër të opozitës, e më vjen keq si përfundoi PD të jetë shtojcë e Metës, ka një përpjekje për të dëmtuar vlerësimin që dha KE të hënën dhe që ne mezi presim që më 26-27-28 mars të marrim një lajm pozitiv.”-tha Balla.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet gënjeshtra e Metës/ Pse, Presidenti nuk mund ta shpërndajë parlamentin

Publikuar

-

Nga

Ilir Meta dhe të tijët, por edhe disa zëra opozitarë kanë filluar kohët e fundit të artikulojnë çështjen e shpërndarjes së parlamentit.

Një parlament që e quajnë jofunksional, të kapur të keqpërdorur nga kryeministri e të tjera si këto.

Po, më shumë sesa Ilir Meta këtë po e artikulon edhe opozita, e cila po i  jep një dorë presidentit për të rritur presionin e opinionit publik për të çuar në shpërndarjen e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e qershorit të 2017-ës. Në fakt zgjedhjet e vitit 2017, pavarësisht çdo problematike, ishin produkt i marrëveshjes Rama-Basha dhe nxorën 140 deputetë.

lulzim basha proteste

Pas gati 2 vitesh opozita vendosi të djegë mandatet e të dalë nga parlamenti pasi e quajti që ky parlament ishte tallës, provokues dhe forca e kartonave po bënte gjithçka.
Megjithëse asgjë nuk ishte e vërtetë, forca e kartonave nuk kishte bërë asgjë, pasi Luli dhe Mona dogjën mandatet duke i falur një mazhorancë kushtetuese Edi Ramës.

Por, më shumë sesa këto fakte, argumenti që përdoret është se parlamenti nuk ka 140 numra, pra 140 vende të plota, megjithëse në fakt kur është konstituar ka qenë i tillë dhe thuhet se parlamenti ka 122 numra dhe si i tillë ai duhet shpërndarë, pasi nuk ka shumicën e duhur kushtetuese.

Parlamenti në fakt, po të lexohet Kushtetuta,  dhe nga një qytetar i thjeshtë dhe jo nga konstuticionalistët përbëhet nga 140 vetë kur konstituohet dhe kështu është bërë, por ka dhe disa proçedura të tjera parlamentare apo ato që njeh Kushtetuta, siç janë zgjedhja e qeverisë me 50 plus 1, ndryshimet e caktuara ligjore me 2/3 dhe 3/5 siç janë ndryshimet kushtetuese apo ndryshimet e tjera ligjore të cilat, po themi për shembull, ato të Reformës në Drejtësi që i kërkoi vetë PD-ja përpara se të digjte mandatet.

Por le të marrim rastin se Ilir Meta do ta shpërndajë parlamentin, pra ai pretendon se ka shkelje Kushtetute dhe shpërndarja e parlamentit do të kryhej prej tij.

Vendi shkon në zgjedhje të parakohshme sipas proçeduarve  të përcaktuara qartë në Kushtetutë dhe në Kod Zgjedhor. Partia Socialiste pas këtyre zgjedhjeve nuk qëndron në parlament. Pas tre apo 6 muajsh, djeg mandatet ashtu siç bëri Basha, parlamenti nuk plotësohet me 140 veta, Ilir Meta është president do ta shpërndajë prap parlamentin, do të shkojë në zgjedhje të vazhdueshme vendi.

Së dyti, është një deputet i pavarur që ka marrë mandatin, e djeg mandatin, ai nuk zëvendësohet nga askush. Parlamenti ka 139 numra, si do të proçedohet ? Pa folur siç mund të kemi rastin e një liste në një qark të vogël si Kukësi apo edhe në një qark të madh, ku i pari i listës që ka fituar mandatin e djeg dhe parlamenti nuk plotëson 140 vende, e shpërndan presidenti parlamentin?

Pra, çdo sfidë e shpallur nga presidenti dhe opozita, se parlamenti duhet të shpërndahet për shkak të numrit të paplotësuar, është thjeshtë dhe vetëm një gënjeshtër, një aventurë politike, e cila nëse do të zbatohej do të bënte që vendi të futej në një krizë ciklike, pasi atë që bënë demokratët me mandatet mund ta bëjnë socialistët e kështu me radhë.

LEXO EDHE:  Shpallet foto e vitit

LEXO EDHE:  Shpallet foto e vitit

Prandaj ajo nuk është çështje e zgjidhur, e gjitha fillon tek djegia e mandateve, në asnjë pikë tjetër.

Në fakt edhe Kushtetuta nuk thotë se pa plotësuar numrin 140, parlamenti shpërndahet sepse ajo nuk e ka të përcaktuar këtë çështje për shkak se qartësisht ajo e tregon se kur parlamenti mund të shpërndahet nga Presidenti apo kur ai është funksional, pra kur ai merr vendime me 3/5, 2/3 apo 50 plus 1% që është dhe zgjedhja e qeverisë.

Prandaj të gjitha pallavrat poltike që iu thuhen militantëve të PD dhe LSI apo qytetarëve të cilët janë të mërzitur dhe mendojnë se është mbushur kupa dhe Edi Rama duhet të largohet , janë thjeshtë dhe vetëm lojëra taktike poltitike. Ilir Meta e di mjaft mirë se parlamentin nuk e shpërndan dot.

Së pari, shpërndarja e tij nuk është çështje trimërie, është çështje për vendin, e nëse do bënte një akt të tillë do të ishte presidenti më i çmendur i historisë së Shqipërisë, pasi do të krijonte një preçedent  të paimagjinueshëm. Do të fuste vendin në një përplasje civile, do të sillte një pasojë të pakorrigjueshme, do tregonte se për pushtetin e tij Ilir Meta do të ishte gati të digjte dhe Shqipërinë.

Një president i cili ka qenë kundër djegies së mandateve dhe që na ka thënë se është gabim, si na del dhe na thotë sot se mund ta shpërndajë parlamentin dhe është i gatshëm ta bëjë këtë sepse ai nuk ka 140 vende të plotësuara.

Këto janë të gjitha lojëra dhe makinacione politike dhe asgjë më shumë sesa kaq. E vërteta dhe faktet janë një dhe vëtëm një! Kushtetuta nuk e lejon shpërndarjen e parlamentit për shkak të numrave. Ajo e ka të përcaktuar qartë kur shpërndahet parlamenti dhe këtë Ilir Meta e di mjaft mirë, kompetencat e tij i njeh mjaft mirë.

Më pas, të tjerat janë politikë dhe asgjë më shumë sesa kaq!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE