Connect with Us

Mjeku ngre dyshime/ Mendoj që koronavirusi ka hyrë në Shqipëri

Sociale

Mjeku ngre dyshime/ Mendoj që koronavirusi ka hyrë në Shqipëri

Publikuar

-

Mjeku infeksionit në QSUT, Pëllumb Pipero thotë se deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për pacient të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Pipero tha se koronavirusi mund të kalojë nga një person i infektuar të një njëri tjetër dhe pa shfaqur simptoma.
Po ashtu, ai u shpreh se personalisht mendon se koronavirusi duhet të jetë futur në Shqipëri.

“Fakti që në Itali pacienti i parë u zbulua pas 7-8 ditësh pais ishte shtruar në spital, do të thotë se koronavirusi ka qarkulluar 2 javë më parë në Itali. Ky është një virus që që ka periudhe inkubacioni shumë të gjatë. Faktet dëshmojnë që virusi mund të transmetohen nga një njeri i prekur tek një njeri i shëndosh pa pasur simptoma. Unë mendoj personalisht që koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, ndoshta nuk jam i saktë, mund të kem gabuar. Aktualisht nuk ka asnjë të dhënë që të kemi qarkullim të shtuar në Shqipëri”, tha Pipero në studion e Opinion.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Koronavirusi në Itali/ Mjeku shqiptar në Milano: Ka pacientë të infektuar që nuk shfaqin simptoma

Publikuar

-

Nga

Mjeku shqiptar Albert Troci i cili punon në një spital të Milanos në Itali, ku po trajtohen pacient të infektuar me koronavirsi, ka shpjeguar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Troci tha se shumë persona që janë mbartës të koronavirusit nuk japin simptoma të menjëhershme, gjë e cila rrit rrezikon e shpërndarjes së tij.

Po ashtu, mjeku tha se ka pas shqiptarë që i janë nënshtruar analizave në Itali, por deri më tani nuk ka asnjë shqiptarë të konfirmuar zyrtarisht të infektuar nga koronavirusi.

“Spitali ka pësuar një transformim total, në kuptim që po përqendrohet e gjithë fuqi e spitalit në përpalljen e këtyre paciente që kanë nevojë për një specializim më të lartë sidomos nga ana anastziologjike që shqiptare e tjera nuk arrijnë të kenë. Itali nuk është se nuk po e përballon. Italia ishte vendi i parë që mori masa më të rrepta dhe qytetarët ishin në kundërshtim të marra nga autoritetet, por në faktë i dhanë të drejtë. Ky, siç po e shohim është një virus që 80 përqind e personave që nuk japin shenja por që infektojnë shumicën. Italia ka një popullsi mesatare shumë të lartë. Virusi ka sjellje të çuditshme. Koronavirusi ka qarkulluar më përpara. Sepse nga ajo që u pa, ky virus ka dy lloj sjellje, në disa pacient jep simptoma të rënda dhe në të tjerët vjen shkakton një sindrom akute dhe shkakton vdekjen. Ka pasur shqiptarë që kanë pasur simptomat dhe janë dërguar në spital, por unë nuk di raste që ka shqiptarë të infektuar”, u hspreh mjeku në një lidhje telefonike në studion e“Opinion”.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gruaja rrëfen historinë e dhimbshme/ Si e braktisi bashkëshorti sapo lindi djalin

Publikuar

-

Nga

Emisoni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të një nëne 50-vjeçare, e cila është përballur me mjaft vuajtje në jetën e saj dhe nuk ka pranuar të zbulojë identitetin.

Është rritur jetime sepse e ëma i ka ndërruar jetë, kur ajo ka qenë mjaft e vogël dhe për të është kujdesur babai i saj.

Kur ishte 17 vjeç u fejua me mblesëri, por me kushtin që ai person të vinte dhëndër brenda sepse ajo nuk mund ta linte vetëm babain e saj.

Edhe pse e kishte kuptuar se ai nuk ishte i përshtatshëm për të, nuk mund të kundërshtonte dhe pranoi të martohet. Pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre, bashkëshorti i braktis dhe largohet nga shtëpia.

Mirela Milori: Në çfarë moshe u fejove?

Zonja X: Në moshën 17 e gjysëm – 18, pa mbushur 20 u martova.

Mirela Milori: Ishte me mblesëri me dashuri?

Zonja X: Ishte me mblesëri, rreth miqësie sepse unë kisha një kusht, ngaqë nuk e lija dot babin vetëm ose s’do martohesha fare të ikja diku tjetër, ose kush më pranonte me këto kushte të jetonim tek babi im, tek shtëpia ime.

Mirela Milori: E qartë! Pra dhëndri të vinte në shtëpi?

Zonja X: Po! Për sa kohë babi im të ishte gjallë ne të ishim aty, pastaj jeta vazhdon. U bë martesa, po ai njeri me thënë të drejtën ishte i papërshtatshëm për mua.

Mirela Milori: Ti e kuptove që ishte i papërshtatshëm që në fillim apo?

Zonja X: Që në fillim e kuptova, por s’kisha guximin të thoja që babi prit se ky njeri nuk bën për mua.

LEXO EDHE:  Coronavirusi/ Conte videomesazh popullit të tij: Kur gjithçka të mbarojë, italianët do të jenë krenarë

LEXO EDHE:  Ngriti alarmin për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri/ Reagon vajza e audiomesazhit që “çmendi” rrjetin

Mirela Milori: Babai yt e pëlqeu ?

Zonja X: Ia mbushën mendjen siç ishte atëherë, një gabim trashanik me miqësi, që është djalë i mirë, është punëtor, siç e do ti, të mbajë vajzën.

Mirela Milori: Kishit diferencë moshe?

Zonja X: Kemi patur diku tek 6-7 vite.

Mirela Milori: Kishte shkollë, kishte arsimin?

Zonja X: Jo punonte diku në një minierë, ishte marrë me femra, një muhabet që s’më intereson fare sot.

Mirela Milori: Kishte patur një jetë përpara apo jo?

Zonja X: I martuar jo, por lidhje me femra, që unë i kam dëgjuar mbrapa, ishte tepër vonë për mua kur i kam dëgjuar.

Mirela Milori: Pra u martove?

Zonja X: U martova, erdhi brenda vitit djali në jetë. Ai nuk donte sepse ai kishte menduar, kjo është vajzë e vetme, babi im kishte pak nam që kishte Lekë. Ai të hante dhe të pinte, brenda 1 vit e gjysmë çdo gjë filloi dhe aty mbaroi. Ai kurrë një lekë në shtëpinë time nuk e ka sjellë. Edhe pse erdhi djali në jetë, ai nuk u interesua të merrte përsipër fëmijën e vet. Pasi djali erdhi në jetë, ai largohet nga shtëpia. Bëri diçka që më vjen zor ta them, nuk mundem ta them. Hajde me mua tha, merre djalin dhe hajde me mua. S’më intereson babi jot tha, edhe unë i kam lënë prindërit e mi tha, s’më intereson. /Tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përhapja e koronavirusit/ Ish ministri i Shëndetësisë bën apelin e fortë

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka reaguar edhe një herë lidhur me situatën nga koronavirusi në vendin tonë.

Teksa ka bërë publike dhe shifrat e të prekurve në botë dhe rajon, Vasili bën apel për vigjilencë sanitare dhe marrjen e masave pa asnjë tolerim.

“Situata lidhur me coronavirusin vazhdon te tregoje nje prevalence shume te ulet ne Ballkan.

Shqiperia, BosnjeHercegovina, Mali i Zi, Bullgaria, Turqia dhe Serbia nuk kane asnje rast me coronavirus.

I gjithe Ballkani ka deri me tani nje numer shume te ulet dhe vetem 24 raste.

LEXO EDHE:  Lihet i lirë shefi i Kardiologjisë në Shkodër/ Gjykata: Arrestimi i paligjshëm

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave me BE/ Holanda ka dyshime për progresin e Shqipërisë

Vigjilenca sanitare dhe masat maksimale parandaluese duhet te vazhdojne pa asnje tolerim.

Arsye per panik dhe konfuzion nuk ka”, ka shkruar Vasili në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE