LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lleshaj mbron aktin normativ Anti-KÇK/ Synon vetëm një fjalë: Parandalim të krimit

5 Mars 2020, 09:59, Politikë CNA
Lleshaj mbron aktin normativ Anti-KÇK/ Synon vetëm një

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka tentuar të mbrojë aktin normativ Anti-KÇK.

Sipas tij, akti u krijua në kushte emergjence, pasi me zbatimin e reformës në drejtësi, shumë gjyqtarë panë se shanset për të kaluar vetingun janë të ulëta, ndaj edhe morën vendimi skandaloze duke liruar kriminelë nga burgu.

Lleshaj tha se akti normativ ka vetëm një objektiv, shkatërrimin përfundimtar të krimit.

?U bënë vite që flitet për krimin, por ende ka shumëpër të bërë. Në fillim vitet 90 liria u përkthye si mungesë e ligjit dhe aoj që rezultoi ishte anarkia dhe një keqkuptim i lirisë. Jemi dëshmitarë se c?ka përjetuar vendi në fushën e mossundimit të ligjit. Që nga ndërtimi pa leje, zaptimi i pronës, më tej kolapsi, përpjekja për ta legalizuar, urbanizuar e me radhë. Është krijuar një model i papranueshëm që ligji ndjek njerëzit dhe jo e kundërta, dhe kjo ka sjellë pasoja.

Kemi përjetuar anarkitë e Fan Nolit, dhe sot jemi rezultojmë në një shoqëri ku kemi të rinj analfabetë por milionerë, të ditur po varfanjakë. Të rinj që janë futur në rrugë kriminale, perandori ekonomike të ndërtuara mbi krim, që ka shkatërruar shumë biznese të ndershme, për sa kohë lulëzojnë biznese të tilla. E gjithë shoqëria është para një sfide të madhe. E sic ndodh në këtë qerthull, vjen etja për pushtet, prestigj e krijohen modele toksike për shoqërinë. Ne beosjmë se ka ardhur momenti për kthesë serioze. Vendi ka nevojë për të adresuar këto cështje. Për këtë kemi miratuar aktin normativ, jo se e kërkon BE, por se e kërkon e ardhmja jonë e fëmijëve tanë. Ndaj është marrë ky vendim unik, që synon të vendosë drejtësi, në një vend ku ajo ka munguar.

Akti synon vetëm një fjalë: Parandalim të krimit.?-tha Lleshaj.

Lajmet e fundit nga