Connect with Us

“Kushtet për negociatat mund të shtohen në 11”/ Bardhi “i përvishet” Ramës

Politikë

“Kushtet për negociatat mund të shtohen në 11”/ Bardhi “i përvishet” Ramës

Publikuar

-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së këshilltarit të CDU/CSU-së, Hans Joachim Falenski, i cili tha se ka gjasa që kushtet për Shqipërinë të shtohen në fund të marsit.

Bardhi i kërkon kryeministrit, Edi Rama, të mos hedhë baltë mbi opozitarët dhe Presidentin, por të shikojë kuushtet që po shtohen.

Demokrati pretendon se me Ramën kryeministër nuk ka lajme të mira për Shqipërinë, pasi, sipas tij, vendet anëtare të BE nuk gënjehen nga deklaratat pompoze dhe ligjet në letër.

“Sa shpik “armiq” të rinj, të brendshëm e të jashtëm, Edi Rama bën mirë të lexojë kushtet e partnerëve europianë që shtohen çdo herë, për shkak të keqqeverisjes së tij. Nga 9, kushtet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian mund të bëhen 10 apo 11. Me Edi Ramën kryeministër nuk ka lajme të mira për Shqipërinë.

LEXO EDHE:  “Jemi lagjia më e varfër e Europës”/ Rama ashpërson tonet: BE ka hallet e veta nuk merret me ne

Vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk gënjehen nga deklaratat pompoze dhe ligjet në letër. Ata duan veprime konkrete, por Edi Rama është i pafuqishëm të luftojë seriozisht krimin e organizuar. Pushteti i tij i ka rrënjët tek krimi dhe jo tek vota e lirë, prandaj Edi Rama është e keqja më e madhe e vendit, është imazhi më i keq i Shqipërisë në Europë. Shqipërisë i duhet ndryshimi për të bërë Shqipërinë si Europa!”, nënvizon Bardhi në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Votohet në Parlament paketa “Anti-KÇK”/ Merr shumicën e votave

Publikuar

-

Nga

Është miratuar në Parlament paketa ligjore Anti-KÇK që synon të forcojë luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. 89 deputetë votuan pro, 3 abstenim dhe 17 kundër.

Ligji për sekuestrim dhe konfiskim të pronave është votuar me 86 vota pro, 17 kundër dhe 4 abstenim.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi edhe projekt-ligjin për administrimin e pronave të sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi kritikon Bashën/ Kush duhet të jetë “çobani” i opozitës

Publikuar

-

Nga

Koordinatori Astrit Patozi ka kritikuar sot kryetarin e opozitës Lulzim Bashën, teka po fliste për pjesëmarrjen e këtij të fundit në manifestimin e organizuar nga presidenti Ilir Meta.

Patozi tha se Basha duhet të pranonte që shkoi në manifestim si politikan dhe si kryetar i opozitës dhe jo si qytetar.

Teksas u pyet në studion e Abc News nëse Basha është i dënuar ta ndjekë pas Ilir Metën, ai tha se është e kundërta dhe theksoi se opozita nuk mund të përfaqësohet nga Meta, që e ka pasur gjysmën e jetës kundërshtare.

“Është e kundërta, është ai i dënuar të ndjekë Lulzim Bashën. Kjo që po ndodh është paradoksale. Basha me gjysmë zëri dha mbas një jave një prononcim për protestën. Bëri shumë mirë që shkoi po s’kishte pse thonte se po shkoisi qytetar dhe si bir nëne. Basha duhet të shkonte atje si politikan, dhe duhet të thonte se unë po shkoj se aksioni im shkon në një linjë me atë të PD. Nëse Meta i ka kauzat e vërteta nuk ka nevojë të dalë në shesh, nuk ka pse i merr opozitës të vetmin instrument që ka, thirrjen e njerëzve në shesh. Basha duhet të jetë ai që udhëheq, por opozita nuk bëhet më e fortë duke i marrë Meta skeptrin. E djatha nuk mund ta gjejë veten me udhëheqës Metën, e fut në krizë legjimitetin dhe lidershipin e opozitës se me të drejtë njerëzit thonë se kush është “çobani” i opozitës. Unë them se duhet të jetë Lulzim Basha. Në rast se ky do ta lejë atë detyrë është çështje e tyre, por opozita nuk bëhet më e fortë. E djathta është pothuajse e papërfaqësuar. Meta e ka pasur gjysmën e jetës kundërshtare”, deklaroi Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dua të shpërndahet Parlamenti”/ Patozi zbulon arsyen pse nuk vepron Meta

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi kërkoi publikisht që presidenti Ilir Meta të shpërndajë Parlamentin.

Patozi tha se do donte shumë që Meta ta shpërndajë Parlamentin, por theksoi se Kreu i Shtetit nuk e ka këtë të drejtë.

Sipas koordinatorit të BD-së, presidenti nuk e bën këtë akt sepse e di që nuk do të përfillet, ashtu siç ndodhi edhe me anullimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe dekretimin e tyre në 13 tetor.

“Në dëshirën time do doja ta çonte deri në fund. Nëse ai premton se do ta shpërndajë, edhe pse nuk e ka këtë të drejtë, le ta bëjë. Mbase dobësohet Edi Rama. Nuk do ta bëjë se e di që nuk do merret në konsideratë dhe do të hidhet në kosh të plehrave. Po ta kesh vënë re, Ilir Meta nuk ka shumë qejf t’ja përmendësh dekretin e 13 tetorit që nuk u përfill”, nënvizoi ai në studion e Abc News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE