LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

5 Mars 2020, 07:23, Sociale CNA
Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë

Moti në vend ditën e sotme, parashikohet me vranësira deri në orët e paradites. Po kështu, gjatë kësaj kohe parashikohet shi i dobët lokal.

Sipas SHMU, prej orëve të mesditës, vranësirat do të vijnë në shpërbërje deri në kthjellim në mbrëmje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 1ºC deri në 10ºC
Në zonat e ulëta 2ºC deri në 18ºC
Në zonat bregdetare 8ºC deri në 19ºC

Lajmet e fundit nga