Connect with Us

“Kam takuar familjarët e vëllezërve Aliko”/ Çili flet për pronat dhe 30 mijë eurot

Lajme

“Kam takuar familjarët e vëllezërve Aliko”/ Çili flet për pronat dhe 30 mijë eurot

Publikuar

-

Pronari i UET-së Henri Çili ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me arrestimin e tij dhe akuzat se ka ndërhyrë për lirimin nga burgu të vëllezërve Arbion dhe Alban Aliko, të dy të dënuar për aksionin e policisë në vitin 2015 ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha.

Çili ka pranuar mbrëmjen e sotme se i ka takuar familjarët dhe është konsultuar me ta, pasi pretendon se këta të fundit donin që ta çonin çështjen në Strasburg.

“Unë kam takuar familjarët e të dënuarve ose familjarët e çështjeve të tjera dhe kemi qenë duke diskutuar për rrethanat se si këto çështje mund të mbrohen në Strasburg. Nuk dua të flas sepse nuk i mbaj mend. Në tërësi kam biseduar për kompleksitetin e kësaj çështje, e cila do të shkojë në Strasburg. I kam thënë se këto çështje janë të gjata dhe të kushtueshme”, tha ai në emisonin “Open”.

Teksa u pyet për pronat që dyshohet se ka marrë nga familjarët e Alikove për të nxjerrë nga burgu vëllezërit dhe për implikimin e vëllait të bashkëjetueses së tij, pronari i UET-së pretendon se nuk ka lidhje me këtë çështje.

“Nuk ka lidhje me çështjen Aliko. Nuk është pagesë për çështjen aliko sepse ishim duke diskutuar me familjen Aliko para se të bënim kontratat.

LEXO EDHE:  Foto-Me shishe vere 500 euroshe/ Mbështetësit e Çilit festojnë lirimin e tij nga burgu

Duhet ta sqarojmë këtë. Unë me të gjithë familjarët e mi i kam krijuar raportet në sferën private. Është çdo raport privat”, tha Henri Çili, ndërsa moderatorja kërkoi të dijë nëse ka marrë 30 mijë euro dhe 10 milion lekë për çështjet Aliko dhe Yzeiraj.

“Jo 30 mijë euro, por unë skam marrë asnjë euro nga këto. Në studion tonë bashkë me kolegët e mi kemi qenë në negociata për të bërë një përfaqësim gjyqësor të tyre, por nuk kemi arritur në marrëveshje”, deklaroi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Blushi do t’i shpëtojë imazhin”/ Henri Çili në studio pa panel gazetarësh e analistësh

Publikuar

-

Nga

Pronari i UET, Henri Çili prej mesditës së sotme ka “pushtuar” mediat për tu shfajësuar pas arrestimit dhe më pas lirimit të tij nga Gjykata e Përmetit.

Prej disa ditësh, lajmi për arrestimin e Çilit ka bërë bujë, pasi ndaj tij rëndonin gjashtë akuza por tashmë do të hetohet dhe gjykohet në masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Mbrëmjen e sotme Çili ndodhet në studion e Open, përballë gazetares Eni Vasili. Por, ajo që bie në sy është se ndryshe nga herët e tjera, pjesë e emisionit nuk ka panel gazetarësh apo analistësh.

Çili ndodhet në tryezë boshe, pa panelin e gazetarëve të cilët shpesh vënë të ftuarit “me shpatulla pas murit” me pyetjet e ngritura.

Siç duket ky është skenari i Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, i cili ka është munduar t’i shpëtojë imazhin Çilit, për të cilin pati shumë reagime të forta pas arrestimit dhe akuzave të ngritura ndaj tij.
Me zgjedhjen për të mos pasur përballë gazetarë dhe analistë, përvec moderatores së emisionit, Blushi i ka dhënë mundësinë Çilit të mbrojë veten dhe imazhin e tij pa u ndërprerë apo pyetur nga të tjerët ashtu siç ndodh zakonisht me të ftuarit.

LEXO EDHE:  Video-Si mashtroi Lulzim Basha/Dikur sherr me Henri Çilin, tani i “thur” lavde!

LEXO EDHE:  Drejt dështimit me shpejtësi/Hapi pas i Bashës me minjtë e Çilit

Kujtojmë se Ben Blushi dhe Çili kanë qenë bashkëpunëtorë pasi ky i fundit ka botuar librat e shkruara nga Blushi.

Çili është i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim“.

Paraditen e sotme, gjatë një konference për shtyp, Çili u shpreh se do të ankimojë vendimin e Gjykatës si dhe do kërkojë dëmshpërblim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

KLGJ i dërgon Metës emrat e kandidatëve për në Gjykatën e Lartë/ Mes tyre i akuzuari për takimin me Çilin

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur procedurat e kandidimit për secilin nga pozicionet e lira të shpallura në Gjykatën e Lartë.

KLGJ i ka dërguar ditën e sotme presidentit Ilir Meta emrat e gjyqtarëve të rinj për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Mësohet se KLGJ ka propozuar emërimin e Sokol Sadushajt, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës në vendet vakante.

Sokol Sadushaj u akuzua nga opozita si zyrtari i lartë i drejtësisë që takoi pronarin e UET-së Henri Çilin, dhe i premtoi favore të paligjshme për dosjen e vëllezërve Aliko të bandës së Lazaratit.

Vetë Sadushaj i mohoi akuzat, pasi pretendon se nuk ka pasur komunikim prej shumë kohësh me pronarin e UET-it dhe se nuk ka lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 vende, ku aktualisht ka vetëm një anëtar funksional dhe ai është Ardian Dvorani me mandat të përfunduar, tashmë kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

LEXO EDHE:  Foto-Me shishe vere 500 euroshe/ Mbështetësit e Çilit festojnë lirimin e tij nga burgu

LEXO EDHE:  Foto-Me shishe vere 500 euroshe/ Mbështetësit e Çilit festojnë lirimin e tij nga burgu

Me tre emrat e rinj nga radhët e jo gjyqtarëve pritet që të vihen në funksion dhe tre kolegjet përfshi atë Penal, Civil dhe Administrativ, të bllokuara për më shumë se sa 1 vit e gjysmë./ CNA.al

Takimi i zyrtarit të drejtësisë me Henri Çilin/ PD i kërkon shpjegime Sokol Sadushit: Është koha të flasësh

E akuzuan si zyrtarin që takoi Çilin për favore të paligjshme/ Sadushi i përgjigjet PD

Drejt zhbllokimit stoku i 35 mijë dosjeve në Gjykatën e Lartë/ KLGJ dërgon tre emrat e parë në Presidencë

LEXO TE PLOTE

Lajme

Laboratori i falsifikimeve në Tiranë/ Lleshaj thirrje qytetarëve: Kujdes mos bini në rrjetet e trafikantëve

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me operacionin e koduar “Laboratori”.

Sipas tij, “Laboratori” është një tjetër goditje kundër krimit të organizuar, i cili përpiqet të nxisë kalimin e paligjshëm të qytetarëve drejt vendeve perëndimore, duke nxjerrë përfitime financiare dhe duke dëmtuar rëndë interesat e tyre dhe të gjithë shoqërisë.

Lleshaj i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të kenë kujdes për të mos rënë në rrjetet e trafikantëve.

LEXO EDHE:  Drejt dështimit me shpejtësi/Hapi pas i Bashës me minjtë e Çilit

LEXO EDHE:  Berisha nxjerr emrin/ Kush e dha urdhërin për arrestimin e Çilit

“Qytetarët shqiptarë i kanë rrugët hapur për udhëtim të ligjshëm jashtë vendit, ndaj kërkohet kujdes për të mos rënë në rrjetet e trafikantëve.
Agjencitë përgjegjëse do ta thellojnë punën për të goditur në themel të gjitha rrjetet kriminale që veprojnë në këtë fushë, ku bashkëpunimi i qytetarëve është i domosdoshëm dhe krejtësisht edhe në favorin e tyre”, shkruan Lleshaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE