Connect with Us

Ish zv.ministrja kritikon Ramën dhe Spiropalin/ Leksion kryeministrit për qeverisjen

Politikë

Ish zv.ministrja kritikon Ramën dhe Spiropalin/ Leksion kryeministrit për qeverisjen

Publikuar

-

Irena Beqiraj ka treguar se gjatë kohës që ka qenë zv.ministre e Financave ka pasur marrëdhënie tërësisht korrekte me kryeministrin Edi Rama.

Ajo rrëfen se Partisë Socialiste i është bashkuar me vullnetin e saj të lirë, ndërsa  ka theksuar se nuk i ka kursyer kritikat ndaj Ramës për mënyrën se si i ka ndërmarrë dh zbatuar disa nga reformat.”Kam patur rezervat e mia”, është shprehur Beqiraj.

Po ashtu, Beqiraj tha në emisionin “Mbrëmje në Abc” se kur i është dhënë rasti ia ka thënë në sy rezervat Kryeministrit dhe në disa raste ia ka shkruar, ndonëse nënvizoi se Rama lexon gjithçka, por përgjigjet shumë rrallë.

Ish zv.ministrja nuk kurseu thumbimet ndaj ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin, për lavdet pa sens që i thurr kreut të qeverisë.

“Unë jam anëtare e Partisë Socialiste, por për t’i folur një votuesi apo një anëtari tjetër të PS nuk më duhet asnjë forum i partisë, aq më tepër kur janë kthyer në pastiçeri fjalimesh të sheqerosura, që thurin lavde për drejtuesit dhe shpërndahen tituj kalorsiak. Jo pa qëllim nuk jam arriviste për të qenë se s’bën në një pozicion drejtues. Politika nuk mund të jetë një vokacion, të gjithë ata që e kanë patur vokacion politikën duhet ta lënë njëherë e mirë. Politika ka nevojë për njerëz të cilët janë të formuar personalisht dhe profesionalisht dhe futen në politikë për të dhënë jo për të marrë. Edhe pse nuk jam anëtare e forumeve të PS mund të flas për PS për sa kohë jam anëtare dhe votuese e saj. Më vjen keq që PS është kthyer në republikë tifozësh dhe duhet te shikojmë si besnikëri çdo kritikë dhe çdo qasje për vetëkorigjim. Ai  mocion ishte një qasje dhe një platformë për vetëkorigjim, kjo është besnikëria karshi një force politike. Nuk është të dalim e të shpërndajmë tituj dhe të tundim flamujt e kongreseve, sepse e bëmë 50 vite”, u shpreh ajo.

LEXO EDHE:  Shqiptarët e mbetur jashtë kufijve/ Basha kritikon qeverinë: Veprim i pamjaftueshëm, të mos kursehet

Beqiraj tha se Partia Socialiste nuk mund të jetë më ashensori i pushtetit të askujt. Ish zv.ministrja kritikoi Ramën dhe tregoi se çfarë duhet të bëjë ai sipas saj.

“Unë pres që të forcojë bazën e PS sepse nuk e ka me vete. Ka shembull Shkodrën dhe Vlorën. E vetmja ide ekonomike që u shpall në Kongres ishte amnistia. Amnistia na ka munguar për ta zhvilluar Shqipërinë? Jo, Rama sot duhet ta hapë atë parti dhe të futen aty gjithë intelektualët që nuk janë mësuar ti çajnë qiejt me katapultim, por me shpatullat e tyre.

E lexoj Kryeministrin në një mandat të tretë, vetëm nëse ai do të dojë të ndryshojë, gjë që më duket e pamundur. Ai duhet të heqë dorë nga demagogjia, dhe të merret pak më shumë me punë. Unë mendoj që Rama është tashmë një lider letargjik. Nuk bën më politika aktive, i përgjigjet çështjeve që i vijnë në tavolinë kur i vjen halli. Unë nuk hedh baltë as mbi zotin Rama dhe as mbi asnjë anëtar të PS, ajo që them është se kemi nevojë për një qasje të qartë, programatike me elementë të performancës me kyçe të matshme. Vetëm kështu kemi mundësi të masim njëri tjetrin, zoti Rama mendoj se nuk ka më mundësi ta bëj këtë gjë. Ajo që kam vënë re te zoti Rama është se i dashuron trëndafilat por nuk duron dot gjëmbat, dhe si përfundim mbeten me lule dele në dorë, që në fund mbeten një tufë barishtesh”, nënvizoi ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Djegia e mandateve dhe mos-futja në zgjedhje ishte gabim”/ Biberaj: I lamë fushën bosh Ramës

Publikuar

-

Nga

Biberaj: Trump fuqizoi ekonominë amerikane, por dështoi në mënyrë spektakolare në politikën e jashtëm

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Aleksandër Biberaj thotë se mos-futja e PD në zgjehdjet vendore dhe djegia e mandateve ishte një gabim.

Sipas tij, kryeministrit Rama iu la fusha bosh. Në Abc News, Biberaj u shpreh se demokratët kanë nxjerrë mësime nga këto gabime.

“Ka qenë gabim djegia e mandateve dhe mosmarrja pjesë në zgjedhjet vendore. Por ishte një gabim i detyruar me idenë se ky do të reflektojë. Ky jo vetëm që nuk reflektoi por e shtriu të keqen. Sikurse kemi bërë gabim që nuk kemi marrë pjesë në ndarjen administrative. Por gabimet në politikë kanë një kosto dhe nuk është momenti që të merremi. Unë mendoj se secili prej nesh ka nxjerrë mësimet e veta. E vërteta është se iu la fusha bosh”, u shpreh Biberaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha i beson qarkun e rëndësishëm, Mark Markut

Publikuar

-

Nga

Ndalimi i koalicioneve/ Mark Marku: Vendi mund të shkojë në konflikt civil

Ish-deputeti dhe pedagogu i njohur Mark Marku është zgjedhur drejtuesi politik i PD-së për Lezhën.

Basha i ka besuar ish deputetit qarkun e lezhës për zgjedhjet e 25 prillit. Mark Marku ka qenë më herët deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Deri tani  Basha ka konfirmuar disa nga drejtuesit politikë në qarqe, në Shkodër do të jetë Helidon Bushati, Gazmend Bardhi në Elbasan, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edi Paloka në Durrës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Jorida Tabaku zhyt më tej Bashën/ Asnjë shkollë e rindërtuar apo ndërtuar nga Luli

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar listën e godinave që sipas saj, u ndërtuan dhe rehabilituan gjatë viteve 2011-2015 në Tiranën e drejtuar nga Lulzim Basha.

Tabaku ka publikuar një tabelë që pretendon të vërtetën përkundrejt propagandës dhe akuzave ndaj Bashës në media, por edhe rrjetet sociale. Sipas Tabakut, të gjithë gënjejnë, por duket se deputetja demokrate ka bërë autogol.

Edhe në rastin kur Jorida do t’i verë vetulla Lulit, duket se i ka nxjerrë sytë.

Vetë Tabaku, me dokumentin e publikuar tregon dhe provon se Lulzim Basha kur ishte kryetar i Bashkisë Tiranë nuk ndërtoi apo rindërtoi asnjë shkollë.

Tabela e paraqitur nga zonja Tabaku tregon të vërtetën dhe faktin se askush nuk ka gënjyer, por është Lulzim Basha që s’ka bërë asgjë.

Në tabelën e publikuar nuk ka asnjë shkolle, asnjë të vetme të ndërtuar nga e para apo rindërtuar. Po t’i lexosh një e nga një në tabelën e publikuar nga zonja Tabaku duket qartë, rikonstruksioni, fasada dhe orendi, asnjë shkollë e vetme e ndërtuar apo rindërtuar.

Jorida Tabaku në fakt është një nga politikanet ndryshe në PD, por mesa duket në këtë rast duke dashur të mbrojë kryetarin i ka shërbyer propagandës të Rames dhe Veliajt. Ky i fundit akuzon Bashën se nuk ndërtoi apo rindërtoi asnjë shkolle kur ishte kryebashkiak i Tiranës, fatkeqësisht kjo qenka e vërtetë.

LEXO EDHE:  Godet Fatmir Mediu/ “Kam propozuar qeveri me figura mbi Ramën e Bashën”

LEXO EDHE:  Zbulohen ushtarët e Bashës/ Bombarduan Ramën me komente në “Porta a porta”

A ka rindërtuar apo ndëtuar një shkollë nga themelet deri në çati? Sipas tabeles del se Luli ka suvatuar banjot

Këtë sapo na e konfirmoi vetë Jorida Tabaku me tabelën që ka publikuar.

Bashkangjitur kësaj tabele Tabaku shkruan:

 Për të gjithë sojin e propagandes dhe lakejtë e tyre më poshtë është e publikuar lista e plotë e godinave që u ndërtuan dhe rehabilituan sikundër u lanë në proces dhe dhjetëra të tjera si “Qemal Stafa” apo “Eqerem Çabej”. Këto janë të vërtetat që Edi Rama dhe kopja e tij pa ngjyra në bashkinë e betonizuar nuk i mbulojnë dot megjithë makinerinë e madhe të propagandës që kanë në dispozicion./CNA.al

LEXO TE PLOTE