LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

IKMT rinis aksionin për shembjen e banesave/ Kaos dhe trafik te “Astiri”

5 Mars 2020, 08:05, Sociale CNA
IKMT rinis aksionin për shembjen e banesave/ Kaos dhe trafik te

Mëngjesin e sotëm, policia dhe IKMT kanë rinisur sërish punën për shembjen e banesave në zonën e Astirit, si pjesë e aksionit për punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe.

Në një lidhje për ABC e Mëngjesit, gazetari Maksi Rama raporton se nga aksioni i IKMT-së janë parashikuar të prishen rreth 25-30 godina në Unazën e  Re. Ndërkohë familjet i kane boshatisur që me 17 shkurt banesat dhe bizneset.

Në zonë ka forca të shumta policie, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë, duke penguar edhe banorët të qarkullojnë lirshëm.

Ndërkohë në zonën e Astirit siç raporton gazetari është krijuar kaos, pasi nuk ka patur më herët një njoftim zyrtar nga IKMT se do të niste prishja e objekteve.

Trafiku është devijuar nga rreth-rrotullimi i Astirit deri tek ish-Shqiponja, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk kanë qenë në dijeni të këtij aksioni dhe për pasojë janë bllokuar në trafik.

Lajmet e fundit nga