Connect with Us

Helmohen sërish nxënësit në Fier/ Prindërit futen të tmerruar në klasa

Kronika

Helmohen sërish nxënësit në Fier/ Prindërit futen të tmerruar në klasa

Publikuar

-

Pas helmimit të dhjetëra nxënësve ditën e djeshme në shkollën, “Janaq Kilica” në Fier, drejtoria sot ka vendosur rifillimin normal të mësimit, por sërish nxënësit kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcneës.al se pranë shkollës kanë ardhur autoambulancat për të marrë nxënësit e helmuar.

Ndërkohë, pasi kanë mësuar helmimin e fëmijëve të tyre, një numër i madh prindërish janë rikthyer sot në shkollë duke hyrë në klasa të shqetësuar.

“Më thirri vajza sërish në telefon sepse kishte sërish probleme me frymëmarrjen sot. Kishte shenja ankthi. E mora e nxorra vetë jashtë. Jemi të trembur”, shprehet një prind për Abc Neës.

LEXO EDHE:  Bënte korrupsion/ Arrestohet juristi ZRPP, së Fierit

Një ditë më parë, dhjetëra nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” u dërguan me shenja helmimi në spital pasi ndjenë marrje mendësh, patën të vjella dhe probleme me frymëmarrjen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Në kërkim për trafik të lëndëve narkotike/ Prangoset 24-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetas Martin Stenaj, 24 vjeç, banues në Torovicë, Lezhë.

Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim në prill të vitit 2018, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 3 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEXO EDHE:  Gjendet i varur një 20-vjeçar/ Ndërron jetë rrugës për në spital

LEXO EDHE:  “10 yje që shkëlqejnë”/ Urimi i Ramës për ditën e parë të shkollës

Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hodhën sprajt me lëndë gazi në ambientet e shkollës/ Proçedohen dy nxënës

Publikuar

-

Nga

Policia e Fierit ka proçeduar penalisht dy nxënës të shkollës së mesme në Fier, të cilët dyshohen se kanë përdorur sprajt me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku si pasojë e përdorimit të një sprajti me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës, disa nxënës shfaqën shqetësime me frymëmarrjen dhe pasi morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Fier, u larguan për në banesë.

Sipas uniformave blu, në përfundim të veprimeve hetimore rezultoi se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht.

LEXO EDHE:  Drejtonte mjetin në gjendje të dehur/ Arrestohet autori

LEXO EDHE:  Video-Ekskluzive/ Banorët e Zharrëzit kalojnë Fierin, vijojnë rrugën drejt Tiranës

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shfaqi probleme me frymëmarrjen/ Ndërron jetë në spitalin e Korçës 50-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një grua 50-vjeçare, e cila vuante nga sëmundja e diabetit, ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Korçës.

Mësohet se 50-vjeçarja, identiteti i të cilës ende nuk dihet, pasditen e kësaj të mërkure shfaqi probleme me frymëmarrjen e më pas ndërroi jetë.

Ende nuk dihet nëse 50-vjeçarja kishte të tjera simptoma, që të bëjnë të dyshosh se mund të ishte e infektuar nga koronavirusi.

LEXO EDHE:  Rritet numri i të helmuarve/MSH reagon sërish: Si është gjendja e tyre

LEXO EDHE:  Listat e deputetëve të PD/ Rama tallet keq me Bashën

Ndërkohë priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik për të përcaktuar nëse 50-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit apo komplikacioneve nga sëmundja prej së cilës vuante./CNA.al

LEXO TE PLOTE