Connect with Us

Gruaja rrëfen historinë e dhimbshme/ Si e braktisi bashkëshorti sapo lindi djalin

Sociale

Gruaja rrëfen historinë e dhimbshme/ Si e braktisi bashkëshorti sapo lindi djalin

Publikuar

-

Emisoni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të një nëne 50-vjeçare, e cila është përballur me mjaft vuajtje në jetën e saj dhe nuk ka pranuar të zbulojë identitetin.

Është rritur jetime sepse e ëma i ka ndërruar jetë, kur ajo ka qenë mjaft e vogël dhe për të është kujdesur babai i saj.

Kur ishte 17 vjeç u fejua me mblesëri, por me kushtin që ai person të vinte dhëndër brenda sepse ajo nuk mund ta linte vetëm babain e saj.

Edhe pse e kishte kuptuar se ai nuk ishte i përshtatshëm për të, nuk mund të kundërshtonte dhe pranoi të martohet. Pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre, bashkëshorti i braktis dhe largohet nga shtëpia.

Mirela Milori: Në çfarë moshe u fejove?

Zonja X: Në moshën 17 e gjysëm – 18, pa mbushur 20 u martova.

Mirela Milori: Ishte me mblesëri me dashuri?

Zonja X: Ishte me mblesëri, rreth miqësie sepse unë kisha një kusht, ngaqë nuk e lija dot babin vetëm ose s’do martohesha fare të ikja diku tjetër, ose kush më pranonte me këto kushte të jetonim tek babi im, tek shtëpia ime.

Mirela Milori: E qartë! Pra dhëndri të vinte në shtëpi?

Zonja X: Po! Për sa kohë babi im të ishte gjallë ne të ishim aty, pastaj jeta vazhdon. U bë martesa, po ai njeri me thënë të drejtën ishte i papërshtatshëm për mua.

Mirela Milori: Ti e kuptove që ishte i papërshtatshëm që në fillim apo?

Zonja X: Që në fillim e kuptova, por s’kisha guximin të thoja që babi prit se ky njeri nuk bën për mua.

LEXO EDHE:  E përdhunuan kur ishte një adoleshente/ Lady Gaga tregon personin që i ndryshoi jetën

Mirela Milori: Babai yt e pëlqeu ?

Zonja X: Ia mbushën mendjen siç ishte atëherë, një gabim trashanik me miqësi, që është djalë i mirë, është punëtor, siç e do ti, të mbajë vajzën.

Mirela Milori: Kishit diferencë moshe?

Zonja X: Kemi patur diku tek 6-7 vite.

Mirela Milori: Kishte shkollë, kishte arsimin?

Zonja X: Jo punonte diku në një minierë, ishte marrë me femra, një muhabet që s’më intereson fare sot.

Mirela Milori: Kishte patur një jetë përpara apo jo?

Zonja X: I martuar jo, por lidhje me femra, që unë i kam dëgjuar mbrapa, ishte tepër vonë për mua kur i kam dëgjuar.

Mirela Milori: Pra u martove?

Zonja X: U martova, erdhi brenda vitit djali në jetë. Ai nuk donte sepse ai kishte menduar, kjo është vajzë e vetme, babi im kishte pak nam që kishte Lekë. Ai të hante dhe të pinte, brenda 1 vit e gjysmë çdo gjë filloi dhe aty mbaroi. Ai kurrë një lekë në shtëpinë time nuk e ka sjellë. Edhe pse erdhi djali në jetë, ai nuk u interesua të merrte përsipër fëmijën e vet. Pasi djali erdhi në jetë, ai largohet nga shtëpia. Bëri diçka që më vjen zor ta them, nuk mundem ta them. Hajde me mua tha, merre djalin dhe hajde me mua. S’më intereson babi jot tha, edhe unë i kam lënë prindërit e mi tha, s’më intereson. /Tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Publikuar

-

Nga

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Gjatë ditës së nesërme një fronti mesatar i ftohtë ajror pritet të depërtojë në Ballkan. Përderisa fronti destabilizon motit në veriperëndim të Balkanit tek ne rriten temperaturat.

Fronti i ftohtë ajror do të shkaktojë përkeqësim të motit që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia gjatë së premtës dhe orëve të hershme të mëngjesit duke kushtëtuar reshje shiu, ulje të temperaturave dhe rrebeshe lokale të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Me ardhjen e frontit në territoret tona të shtunën pritet dobësimi i tërësishëm i tij, prandaj tek ne nuk priten reshje atmosferike, përpos disa riga të dobëta dhe afatshkurtra në ndonjë rajon në Kosovë shkruan Meteoalb.

LEXO EDHE:  FOTO/ Zbulohet fotoja e babait vrasës në Korçë

LEXO EDHE:  "Nuk doja të dilja nga shtëpia"/Këngëtarja shqiptare tregon periudhën e errët të karrierës së saj

Fronti i ftohtë tek ne do të hetohet vetëm në bazë të erërave veriore, disa vranësirave dhe uljeve të temperaturave. Ulja e temperaturave do të jetë e përkohshme dhe shumë afatshkurtër, ngase me kalimin e frontit menjëherë pritet stabilizim i plotë i motit dhe ngritje e temperaturave. Dita e diel pritet të jetë pranverë e vërtetë me mot të këndshëm dhe shumë rreze diellore.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19/ Epidemiologu: Nuk pritet të ketë valë tjetër infektimesh

Publikuar

-

Nga

Epidemiologut Artan Simaku ka folur për situatën e pandemisë në vend teksa thotë rritja e rasteve të të infektuarve do të jetë e lehtë dhe ky trend të vazhdojë përsëri në rënie.

“Gjatë muajit Prill për shkak dhe të fushatës ka patur dhe grumbullime, po presim që të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve në gjysmën e parë të muajit Maj dhe parashikohet që ky trend të vazhdojë përsëri në rënie nga fundi i muajit Maj”, është shprehur epidemiolog Artan Simaku, për Tv Klan.

LEXO EDHE:  FOTO/ Zbulohet fotoja e babait vrasës në Korçë

LEXO EDHE:  FOTO/ Zbulohet fotoja e babait vrasës në Korçë

Për epidemiologun Simaku, vendi ynë nuk pritet të ketë një valë tjetër infektimesh,duke patur parasysh se një pjesë e popullatës e kanë kaluar covidin ndërkohë që edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Por vigjilenca sipas tij nuk duhet të ulet.

“Përreth 40% e popullatës mund ta ketë kaluar në mënyrë natyrale dhe kjo e kombinuar me vaksinimin do bëjë që të arrihet i ashtuquajturi imuniteti i tufës. Që të rritet imuniteti i tufës duhet 70-80% e popullatës e imunizuar”, ka treguar epidemiologu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata nga Covid/ Tomini tregon kur pritet sërish rritja e të infektuarve

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tregoi kur pritet një rritje e rasteve me covid-19.

Ajo shprehet se në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve.

“Në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve. Por vaksinimi e ka lehtësuar situatën. Kjo do jetë një verë më ndryshe se vera e viti të kaluar. Për sa i përket vaksinimit dua të theksoj se janë disa rajone si Gjirokastra për shkak të popullsisë së vjetër, ka bërë kalendarin e vaksinimit ndaj Covid -19, pasuar nga Fieri dhe Vlora”, tha Tomini në një lidhje Skype për “Wake Up”

LEXO EDHE:  “Nuk doja të dilja nga shtëpia”/Këngëtarja shqiptare tregon periudhën e errët të karrierës së saj

LEXO EDHE:  “Nuk doja të martohesha!” Gruaja e Will Smith tregon pse qau në altar para të gjithëve

Shifrat e javëve të fund tregojnë për një rënie të ndjeshme të rasteve të reja, shtrimeve në spitale por edhe humbjeve të jetës./CNA.al

LEXO TE PLOTE