Connect with Us

Foto-Dyfytyësia e Lulzim Bashës/ Nga qeset me domate, në dreka luksoze dhe hotele me pesë yje

Politikë

Foto-Dyfytyësia e Lulzim Bashës/ Nga qeset me domate, në dreka luksoze dhe hotele me pesë yje

Publikuar

-

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, duket se ka ndryshuar “rol” në serialin e tij të telenovelës turke, ku luante rolin e një djalit të dhimshur, që dilte me gjyshen e blinte domate, që iu trokiste njerëzve në derë për të parë se çfarë kanë në frigorifer apo hante dreka me të varfërit.

Një ditë më parë, Lulzim Basha ndërsa vizitonte një familje me 11 anëtarë, “qante” për varfërinë e shqiptarëve, sot Luli na ka “surprizuar”.

Në fakt tashmë nuk duket të jetë në rol, por ka nxjerrë fytyrën e tij të vërtetët.

Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku është shtruar në një drekë luksoze në një hotel me pesë yje, ku tavolina mund të paguhet me miliona lekë. Ndoshta do ta paguajnë qytetarët shkodranë ose dega e PD-së për ta mikpritur, por kjo është dyfytyrësia e Lulzim Bashës, që një herë na del në skenë sikur del e ha drekë me të varfërit dhe nga ana tjetër vete në hotele me pesë yje, ku shumë prej atyre që e shoqërojnë në drekë janë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe njerëz pas asnjë lidhje me PD-në.

LEXO EDHE:  Zbulohet çfarë e lidh Bashën me presidentin Macron

Nga njëra anë bën sikur “i digjet barku”, për varfërinë e shqiptarëve, dhe nga ana tjetër shkon e vërsulet në dreka luksove në Shkodër, ku shishja e verës shkon deri në 200 euro. Ky është Lulzim Basha dhe fytyra e tij e vërtetë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çelja e negociatave me BE/ Kushte të tjera për Shqipërinë?

Publikuar

-

Nga

Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po pret në fund të marsit një “po” për çeljen e negociatave, ka gjasa që  kushtet për Shqipërinë të shtohen, thotë këshilltari i CDU/CSU-së Hans Joachim Falenski

Komisioni i BE-së sërish rekomandoi çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi pritet të merret në samitin e rregullt të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, në fund të marsit. Por cilat janë gjasat që kësaj here vendimi, tashmë i shtyrë disa herë që prej vitit 2018, të jetë pozitiv?

Hans Joachim Falenski, Këshilltari i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të politikës së jashtme, dhe një nga njohësit më të spikatur të gjendjes politike në Shqipëri, u shpreh të martën në në një panel diskutimi në ambientet e Parlamentit Gjerman, se ka gjasa që Shqipërisë t’i shtohen edhe kushte të tjera, një ose dy, përveç nëntë kushteve të caktuara nga Bundestagu. Sipas Falenskit, njëri nga kushtet do të ishte luftimi i kriminaitetit të drogës, një problem që, siç tha eksperti kristiandemokrat, është bërë shkaku kryesor për veton e Vendeve të Ulta ndaj çeljes së negoicatave me Shqipërinë.  Falenski tha se aktualisht grupi parlamentar CDU/CSU po përpiqet t’Ia mbushte mendjen kolegëve nga Vendet Ulta që të jepnin po-në e tyre për Shqipërinë.

Hans Joachim Falenski, i cili është një nga këshilltarët e vjetër dhe me shumë influence në politikën e Bundestagut ndaj Shqipërisë  u shpreh pozitivisht për ndërtimin e SPAK-ut dhe institucioneve ndihmëse të tij. Por nga ana tjetër, ai kritikoi ecurinë e ngadalshme të vënies në funksionim të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Falenski e vuri theksin te fakti që korrupsioni i nivelit të lartë po luftohet në mënyrë të pamjaftueshme. “Gjashtë dënime dhe 12 arrestime. Kjo është komplet e parparnueshme, duke patur parasysh situatën”, tha ai,.

Falenski, i cili në fund të muajit të shkurt ndodhej në Shqipëri për të marrë një dekoratë nga presidenti Ilir Meta, e vuri theksin te kushti i vendosur nga Bundestagu për gjykatësit dhe prokurorët që nuk e kanë kaluar vetingun. “Bundestagu ka kërkuar që ata të ndiqen penalisht, por deri tani nuk po ndiqet asnjë, çka është komplet e papranueshme”, tha këshiltari. Akoma më “skandaloze” quajti ai zvarritjen që po bëhet në lidhje me akuzën për blerje votash.”Ne po shohim se dosjet po shtyhen sa andej-këndej nga Dibra në Tiranë. Askush nuk dëshiron ta prekë “pataten e nxhehtë”,  tha Falenski, “megjithëe në fakt përgjegjës për këtë është vetëm SPAK-u,” Sipas Falenskit, gjasat janë të mira që të merret një vendim për çeljen e negociatave  ose në fund të marsit, ose në maj, në Samitin e Zagrebit. Pritet që konferenca e parë ndërministrore të bëhet në fund të këtij viti, por sipas Falenskit, vetëm nëse janë miratuar dy parakushtet e vendosura nga Bundestagu: Fillimi i Reformës zgjedhore dhe vënia në punë e Gjykatës Kushtetuese.

LEXO EDHE:  Përçahet opozita/ LSI drejt bashkimit me PS?

LEXO EDHE:  Basha me përfaqësues të sipërmarrjes/Me uljen e taksave, vendi më konkurues në rajon 

Në panelin e organizuar nga Shoqata e Evropës Juglindore dhe Unioni i Evropës, dega e Gjermanisë, ishin ftuar të diskutonin Odeta Barbullushi, këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë, Bojan Mariçiq,koordinator për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, ambasadarja gjermane Susanne Schuetz, ish-ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, sot e ngarkuara e qeverisë gjermane për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet antare të EFTA-s,si dhe deputeti i gjelbërt, Manuel Sarraszin, i cili tashmë është edhe president i Shoqatës së  Evropës Juglindore, një shoqate me ndikim në politikën e jashtme gjermane ndaj Ballkanit Perëndimor.

Si deputeti i gjelbër ashtu edhe ambasadorja gjermane Schütz e theksuan edhe njëherë domosdoshmërinë e çeljes së neogicatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: Përsëritja e  Josë do ta humbasë edhe më tej besueshmërinë e rajonit ndaj BE-së argumentuan ata./ DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analistët tanë, si “armiq” publik/ Mbrojtën Çilin, heshtën për Ben Blushin

Publikuar

-

Nga

Ndoshta do të duhet t’i quajmë analistë, opinionistë apo kanalistë dhe turpbërës të opinionin publik në Shqipëri.

Janë të shumtë, shëtisin ekraneve, por nuk mund të mos quhen profesionistë, me eksperiencë, që flasin një gjuhë të bukur, që kanë një mendim logjik apo edhe argumente, por që në fakt janë ata që flasin kur duhet të heshtin dhe heshtin atëherë kur duhet të flasin.

Ky është rasti i të gjithë analistëve tanë, që si armiq publik u vërsulen për të mbrojtur Henri Çilin. Dikush pati kurajon dhe shkoi deri në gjykatën e Përmetit. Pa folur drejtësia, ata besonin tek pafajësia. Vinin dorën në zjarr, ç’ka besojmë se nuk do ta bënin as për fëmijët e tyre.

Gjithësesi, Henri Çili është në rolin e “babait”, se iu ka dhënë miliona, i ka paguar sistematikisht, i ka pasur bashkëpunëtorë nëpër gazeta, në fondacione, në universitet, nëpër botime, ku janë miliona e miliona të paguara për ta, pa përjashtim, nga i pari tek i fundit, nga ata që dolën dhe e mbrojtën. Me emra apo pa emra. Preç Zogaj, Blendi Fevziu, Mustafa Nano, Andi Bushati, Armand Shkullaku, etj etj, janë pjesë e listës së gjatë të bashkëpunëtorëve shumë vjeçarë të Henri Çilit.

Por, ka edhe të tjerë që e bëjnë avokatinë vullnetarë në këtë listë apo ka edhe të tjerë që pa pagesë nuk bëjnë asgjë, por kjo ka pak rëndësi tashmë.

Ajo që bie në sy dhe që është e rëndësishme tashmë është se shqiptarët e panë dhe e kuptuan brenda dy javëve se kush janë analistët tanë, aspak të nderuar por që duhen neveritur dhe braktisur. Janë ata që morën “shpatën” në dorë në mbrojtje të Henri Çilit. Ndoshta mirë bënë, kishin të drejtën e tyre ta bënin.

Por, janë po këta njerëz që mbyllën gojën kur u denoncua pasuria prej miliarderi e Ben Blushit, një ish-politikan, aktualisht drejtor i një televizioni, i cili nëpërmjet bashkëshortes së tij ishte bërë ortak në një kompani në Bullgari, me pronarët e kompanisë së inceneratorëve në Tiranë, të një koncesioni mbi 300 milion euro. Dhe këta së bashku kishin blerë Valtelina shpk, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe, dhe që ka të njëjtët aksionerë që ka edhe Top Channel.

Heshtën analistët tanë, këta që trumbetonin dhe që “qanin” apo quraviteshin për Henri Çilin, këta imoralë me moral. Këta personazhe publike që duan të shesin vlera dhe përfaqësojnë anti-vlera. Këta që na thonë se janë dikushi, por në fakt janë askushi.

LEXO EDHE:  Rama kapet mat/ Si gënjeu për oxhakun 18 mijë euro

LEXO EDHE:  Rama akuza opozitës/ “Po bllokoni çeljen e negociatave”

Heshtën për skandalin e Ben Blushit, për pasuritë e tij, për Top Channel, për inceneratorët, për lidhjet, për tenderat, për gjithçka tjetër dhe folën për Henri Çilin.

A thua se shqiptarëve iu duhet më shumë Henri Çili sesa 300 milion eurot nga taksat e tyre që shkojnë në kompani inceneratorësh, nëpërmjet koncesioneve. A thua se shqiptarëve iu duhet më shumë Henri Çili sesa Top Channel, një televizion kombëtar, i cili po përdoret nga Ben Blushi për interesa krejtësisht klienteliste dhe korruptive.

Është e provuar se ky televizion ka bërë dhjetëra kronika në mbrojtje të inceneratorëve, ndërkohë më pas pronarët e kësaj kompanie bëhen ortake me gruan e Ben Blushit, në një kompani në Bullgari dhe blenë për 2.2 milion dollarë më pas Lori Kafenë. Dhe këta analistët aspak të nderuar, këta fytyra të fëlliqura të opinionit publik heshten.

Këta karagjozë publik, këta të pavlerë që zhyten nëpër listëpagesa televizionesh, universitetesh e ku të mundin e si të mundin, dolën dhe folën kur u arrestua Henri Çili, por heshtën kur duhej të ulërisnin që të hapeshin hetimet për një ish-politikan, ish-ministër, ish-deputet, ish-kryetar partie, skandaloz dhe i zhytur në një pasuri marramendëse.

Por, ata janë të njëjtë si ai. Janë të gjithë me miliona. Janë të gjithë me miliarda. Janë me vila. Janë me prona të paluajtshme të pallogaritshme, paguhen me dhjetëra milion lekë çdo muaj. Prandaj dhe heshtin, sepse janë të gjithë si Ben Blushi, janë të gjithë si Henri Çili, janë po ato fytyra. Vetëm iu ndryshon imazhi, asgjë tjetër. Hiqeni kokën e njërit e vëreni tek tjetri. Kanë të njëjtin kostum, përfaqësojnë të njëjtën logjikë. Pavarësisht se njëri bën si djathtë e tjetri bën si i majtë, janë të gjithë njësoj. Si henri Çili dhe si Ben Blushi, nuk ndryshojnë aspak. Flasin dhe e mbrojnë njëri-tjetrin kur ka hall. Por, kur dikush prej tyre sulmohet me të vërteta, ata heshtin për ta mbrojtur me heshtjen e tyre. Dhe kur ndodh si rasti i Çilit, siç e pamë, ulërisnin. E këta janë pra kanalistët tanë “të nderuar”, që tashmë nuk i duhen aq dreqit./ CNA.al

Imoraliteti publik dhe abuzimi mediatik i Henri Çilit

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

SPAK përballë skandalit/ Hetoi Pezën, hesht për Ben Blushin

“Sheiku” i mediave/ Të gjitha miliardat dhe skandalet e Ben Blushit

Ben Blushi bën vjehrrin miliarder/ CNA.al zbulon pasurinë 5 milionë dollarë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pesë arsyet pse ligji për Kalimin e Pronësisë është anti-kushtetues

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka renditur pesë arsyet, që sipas saj tregojnë se ligji për Kalimin e Pronësisë që miraton Rama sot, është anti-kushtetues.

Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha se ky ligj i jep Ramës fuqinë e një gjykate duke vendosur për kufijtë e pronës në rast konflikti gjë që bie ndesh me Kodin e Prcedurës Civile duke marrë fuqi e kompetenca ekstraligjore.

“Edi Rama, ka prodhuar në 7 vjet një korpus ligjor anti-pronë dhe pro oligarkë. Synimi i këtij korpusi ligjor është zhdukja e të drejtës së qytetarit për të gëzuar pronën, vjedhjen e saj për interesa personalë të tarafit ekonomik të Ramës.

Në gjithë këtë grup ligjesh, qeveria dhe mazhoranca kanë shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën e Shqipërisë, Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ato të Strasburgut. Të uritur për të gllabëruar e marrë çdo pronë të mundshme, mazhoranca ka dhunuar plotësisht parimin e shenjtë të Kartës të të Drejtave të Njeriut.

Në projekt-ligjin për Kalimin e Pronësisë, mazhoranca nuk ka respektuar asnjë nga këshillat parimore të Komisionit të Venecias. Jo vetëm kaq por ajo ka ideuar një ligj akoma dhe më  malinj se ai që kish propozuar më parë, duke e ndryshuar vetëm në fasadë dhe duke ruajtur brendinë e tij.

Projektligji që sot po miratohet nga votat e noterit personal të Ramës, të parlamentit ilegjitim, i kalon kompetenca ekstra ligjore agjencive të qeverisë si e si që kjo e fundit të përdorë pushtetin e saj për të kryer ndere personale.

Praktikisht do të kemi disa ligje në fuqi që janë në kundërshti të pastër me njëri tjetrin. Ligji për planifikimin e territorit dhe ligjin në fjalë që i jep të drejtën ASHK-së të vjedhë kompetencat e IKMT-së. Me qëllimin që procesi i legalizimeve jo vetëm të mos përfundojë kurrë, por të jetë një rrjetë me të cilën qeveria të marrë vota dhe të abuzojë me pushtetin.

Aq i pandershëm është ky ligj saqë qeveria ka vendosur që të mos mbrojë interesat ekonomik të pronarit të ligjshëm. Propozimi i cili do të votohet në kuvend, nuk i jep asnjë afat garancie të shpërblimit për tokën e grabitur pronarit. Nga ana tjetër nuk i jep as siguri për legalizimin e tij.

Sakaq, pronarët që në të drejtë të tyre kanë gëzuar një pronë për vite edhe dekada me radhë në rast të mungesës së një tapie do të konsiderohen si ilegalë. Kjo çmenduri që votohet sot në kuvendin e Shqipërisë nga noterët e krye-oligarkut Rama i kërkojnë pronarit të tokës që të ri blejë truallin e tij dhe ndërtesën e tij edhe nëse kjo është ndërtuar përpara 1991.

LEXO EDHE:  Vlahutin dhe Fleckenstein shkojnë tek Rama/ Vendi i çdo force politike është në Kuvend!

LEXO EDHE:  Veliaj “kukull” në duart e mafies/ Nuk kursen as fëmijët

Të vetmit që mund të gëzojnë me këtë ligj janë padyshim oligarkët e shpurës së Ramës. Janë pikërisht ato që mbrohen specifikisht për gjoja investimin e tyre që njihet si qera 99 vjeçare.

Në raste të tilla, kur një oligark që ka zgjeruar pronën e tij ilegalisht nga ajo çfarë ka marrë me qera, mund ta posedojë këtë pronë të grabitur me letra, lehtësisht. Madje një lehtësi e tillë bie dhe në kurrizin e pronarit privat apo publik edhe me një çmim qesharak.

Në fjalë të tjera. Mjafton që një prej këtyre që ka marrë rrugët e florinjta me koncensione miliarda euro, nga veriu në jug, që të vendosë njollën e tij në një tokë private apo publike duke zgjeruar aktivitetin e tij. Dhe ai mundet të zotërojë këtë tokë për biznesin e tij në dëm të interesit të qytetarëve.

Ky ligj i jep fuqi Ramës dhe vartësve të tij të kenë autoritetin e një gjykate, duke vendosur për kufinjtë e pronës në rast konflikti, të drejtë që deri më sot e kanë vetëm gjykatat në Republikën e Shqipërisë, që bie ndesh me Kodin e Prcedurës Civile duke marrë fuqi e kompetenca ekstraligjore.”-tha Tabaku.

Më tej, ajo theksoi se Partia Demokratike zotohet se do të rrëzojë këtë korpus ligjor anti-pronë, që cenon dhe sulmon parimin themelor të barazisë përpara ligjit, gëzimin e të drejtës së pronës dhe vendimet Gjykatës Kushtetuese.

“Komisioni i Venecias foli qartë për këtë ligj si dhe për grupin prej 10 ligjesh që PD ka vite që i denoncon. Miratimi i këtij Ligji është një hap më tej në uzurpimin e çdo hapësirë institucionale, në marrjen e çdo kompetence dhe në rrëmbimin e cdo përgjegjësie.

Partia Demokratike zotohet se do të rrëzojë këtë korpus ligjor anti-pronë, që cenon dhe sulmon parimin themelor të barazisë përpara ligjit, gëzimin e të drejtës së pronës dhe vendimet Gjykatës Kushtetuese.”-tha Jorida Tabaku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE