LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edi Rama humb gjyqin me Sali Berishën/ A do të dorëhiqet siç premtoi?

5 Mars 2020, 13:20, Politikë CNA
Edi Rama humb gjyqin me Sali Berishën/ A do të dorëhiqet

Kryeministri Edi Rama, ka humbur një prej gjyqeve ku ka paditur ish kryeministrin Sali Berisha. Gjykata ka vendosur rrëzimin e padisë dhe kundërpadisë dhe i ka ngarkuar shpenzimet gjyqësore paditësit dhe kundërpaditësit respektivisht.

Pak kohë më parë, në një deklaratë të paprecedentë dhe kërcënuese ndaj gjyqtarëve, kryeministri Rama, deklaroi se do t?i fitojë të gjithë gjyqet që ka hapur ndaj politilkanëve dhe gazetarëve dhe në rast të kundërt do të dorëhiqet nga posti që mban.

Nëse do ta mbante fjalën, kryeministri do të dorëhiqej, por duke qenë se ai nuk e ka dhënë dorëheqjen për skandale shumë më të mëdha gjatë qeverisjes 7 vjeçare, sigurisht nuk ka asnjë shpresë që të largohet për një deklaratë.

?Diku nga fundi i dhjetorit, kur kapardisej në Kuvend që do i fitonte të gjitha gjyqet për shpifje, Rama tha se po te humbte nje gjyq do ikte nga skena. Ja pra që ndodhi. Humbi gjyqin me Berishën, pasi nuk bindi dot një gjyqtare qe e ka kaluar ventingun. Të ishte burrë, do jepte dorëheqjen, por meqë është legen, po pres të bëjë justifikimet e zakonshme apo heshtjen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Mos me zhgënje o Skënderbe i mbetur në tentativë?, shkruan avokati Dorian Matlija./TPZ

Lajmet e fundit nga