Connect with Us

E bëri nxënësen shtatzënë/ Zyra Arsimore sqaron deklaratën e drejtoreshës

Kronika

E bëri nxënësen shtatzënë/ Zyra Arsimore sqaron deklaratën e drejtoreshës

Publikuar

-

Një ditë pas helmimit masiv që përfshiu mbi 60 nxënës,  në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, sot ka nisur mësimi normalisht.

Mirëpo, pas nisjes së mësimit një vajzë është dërguar me urgjencë në spital pasi ka thënë se nuk është ndjerë mirë.

Duke dashur të qetësojë prindërit se nuk ka asnjë rast helmimi, në mënyrë të paprecedentë drejtoresha e Zyrës Arsimore Vendore në Fier, Yllka Beci,  bëri shtatzënë një nxënëse 16 vjeçare.

Pas kësaj deklarate të saj ka reaguar dhe Zyra Arsimore në Fier, e cila bën me dije se vajza është ndjerë keq për shkak të ankthit dhe panikut të kaluar nga dita e djeshme.

Ndërsa sqaron se Yllka Beci, me fjalën “vajzë” i referohej mësueses shtatzënë, dhe jo nxënëses e cila u shoqërua me autoambulancë në spital.

Më poshtë reagimi i plotë i Zyrës Arsimore Fier.

‘Sot në shkollën “Janaq Kilica” ka filluar mësimi normalisht, pasi janë bërë të gjitha kontrollet strikte në ambientet e shkollës. Megjithatë, kemi patur një nxënëse që ende ka mbetur nën ndikimin e frikës dhe panikut të një ditë më parë, çka ka sjellë edhe shqetësim mes prindërve. Aktualisht nxënësja që ka shfaqur probleme ankthi është shumë mirë dhe iu rikthye mësimit.

Dëshirojmë të sigurojmë prindërit e nxënësve të shkollës se po monitorojmë me vëmendje maksimale çdo zhvillim. Na keni besuar neve gjënë më të shtrenjtë, fëmijën tuaj dhe ne përkushtohemi maksimalisht për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Janë shtuar oficerët e sigurisë për të parandaluar çdo lloj ngjarje të pakëndshme.

Ambientet e shkollës janë të mirë-kontrolluara dhe në siguri të plotë për mësim, ndërsa kemi shtuar oficerët e sigurisë dhe do të përfundojë brenda një kohe të shkurtër edhe instalimi i kamerave të sigurisë.

Situata e shkaktuar në shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier, përgjatë këtyre dy ditëve është e pazakontë, por menaxhimi i rastit nga drejtoria e shkollës, stafi i mësuesve, psikologët dhe drejtuesit e Zyrës Arsimore Vendore, ka bërë që mësimi të vijojë normalisht në këtë shkollë.

LEXO EDHE:  Zbulohet sms-ja/Rama të premten në Kamëz/Çfarë iu kërkohet nxënësve

Paniku që ka përfshirë nxënës dhe mësues, pas asaj që ndodhi një ditë më parë, vijon të jetë prezent dhe sigurisht që një shqetësim i tillë shoqërohet edhe me ankth tek nxënës e mësues.

Pas njoftimit të marrë se një vajzë brenda shkollës, ndjehej keq dhe paraqiste shenja paniku, është kërkuar edhe ndihma mjekësore, ndërsa mbërritja e ambulancës ka alarmuar prindër e qytetarë.

E ndodhur në këto kushte, kur një përgjigje ishte domosdoshmëri, kreu i Zyrës Arsimore Vendore në Fier, Znj. Yllka Beci, e shqetësuar nga ajo çka po ndodhte, është përfshirë në një situatë aspak të këndshme, ku mes situatës kaotike prindërit tentonin të futeshin në mjediset e shkollës, dhe nevojitej që të qetësoheshin sa më parë.

E tensionuar nga kjo situatë, Znj. Beci, në një komunikim me prindër e gazetarë është shprehur se nuk ka vend për panik, pasi nuk ka asnjë ngjarje të pazakontë në mjediset e shkollës, duke shtuar se ambulanca ka mbërritur për të marrë një vajzë që ndjehej keq.

E ndërsa për në Spitalin Rajonal Fier është shoqëruar një nxënëse e shkollës, drejtuesja e arsimit, më parë ishte informuar se një mësuese shtatzënë, kishte shfaqur probleme, çka ka bërë që të krijohet edhe një keqkuptim.

Drejtuesja e Zyrës Arsimore, me fjalën “vajzë” i referohej mësueses shtatzënë, dhe jo nxënëses e cila u shoqërua me autoambulancë në spital.

Zyra Arsimore Vendore Fier, është pranë nxënësve dhe stafit mësimor për tejkalimin e kësaj situatë, ndërsa pritet që organet kompetente të zbulojnë të vërtetën e të gjithë kësaj ngjarje që ndodhi në një nga shkollat e mesme më të mëdha dhe më me emër në qytetin e Fierit.’

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

48 orë kohë për deklarimin e pasurisë/ Biznesmeni i njohur mes tre “të shënjestruarve” të OFL

Publikuar

-

Nga

Mes tre emrave të publikuar sot nga OFL për plotësimin e formularit të deklarimit të pasurisë, është dhe Edmond Bego.

Mond Bego, banues në Tiranë, dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”, është një emër jo pak i lakuar.

Edmond Bego, ish-anëtar i bandës se Lushnjës, sipas Partisë Demokratike, ka fituar 14 milionë euro nga buxheti i shtetit përmes lidhjeve te tij me kreun e grupit parlamentar te PS, Taulant Balla.

Në vitin 2018 policia e Igumenices në bashkëpunim me sektorin e kontrollit të pasaportave të Sagiadas Edmond Bego u arrestua. Ai po kthehej nga pushimet ne Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte për në Shqipëri. Bego kishte ndërruar emrin në pasaportë në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz. Por rezultonte i kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafik kokaine dhe heroine.

LEXO EDHE:  Denoncimi në “Fiks Fare”/ 4 javë nga fillimi i shkollës, nxënësit ende pa mësuese

LEXO EDHE:  Denoncimi/Nxënësit e Kuçovës u çuan me detyrim në Shkodër për mitingun e Ramës

Ky individ, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’i përgjigjet me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

OFL “troket” në Berat dhe Tiranë/ Ultimatum 3 shënjestrave të radhës

Publikuar

-

Nga

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

E. N., banues në Berat, arrestuar në vitin 2013, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

G. Ç., banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”.

M. B., banues në Tiranë, dënuar në Itali me 11 vjet burg, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

LEXO EDHE:  U dëmtua nga tërmeti/ Shkolla e Bubqit drejt shembjes

LEXO EDHE:  Zbulohet sms-Pezullohet mësimi në Elbasan/Nxënësit dërgohen në mitingun e Ramës

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbulohet laboratori i falsifikimit të dokumentave në Tiranë/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së.

Operacioni policor i koduar “Laboratori”, i ndjekur prej 1 viti, me metoda speciale të hetimit.
Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Arrestohen në flagrancë 6 persona.

Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të operacionit janë vënë në pranga dhe 6 shtetas të tjerë.
Zbulohet dhe sekuestrohet një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara.

Pas një hetimi njëvjeçar të ndjekur me metoda speciale të hetimit, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së falsifikimit të dokumenteve, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve të shteteve anëtare të BE-së, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tinarë, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Laboratori”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
L. Sh., 56 vjeç, A. H., 64 vjeç, M. H., 56 vjeç, V. B., 57 vjeçe, E. H. 29 vjeç, banues në Tiranë dhe H. K., 63 vjeç, banues në Lezhë.
Po gjatë kohës së ndjekjes së operacionit janë arrestuar më parë edhe shtetasit A. T., E. S., V. S., E. R., P. B. dhe Th. T.

LEXO EDHE:  Helmimi i dasmorëve në Shijak/AKU merr vendimin e prerë

LEXO EDHE:  Denoncimi në "Fiks Fare"/ 4 javë nga fillimi i shkollës, nxënësit ende pa mësuese

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kryenin falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, për të bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufijve për në vendet e BE-së, me qëllim qëndrimin si rezident, si dhe përdorimin e dokumenteve për transit në Angli.
Në cilësinë e provës u sekuestruan një laborator që shërbente për krijimin e dokumenteve të falsifikuara, i cili funksiononte në banesën e dytë të shtetasit L. SH.
Gjithashtu u sekuestrua një automjet dhe 11 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

LEXO TE PLOTE