Connect with Us

Dy masa e dy vendime për të njëjtën vepër penale

Politikë

Dy masa e dy vendime për të njëjtën vepër penale

Publikuar

-

Zef Përndoj nga Shkodra, në mars 2017 është arrestuar për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda e shpalli të pafajshëm Zefin dhe shoferin tjetër. Ndërsa pronarin e linjës së autobusëve, ku ata punonin e dënoi me 8 vjet burg .

Ky e fundit e çoi cështjen në Apel dhe pas një kalvari, prokuroria e Shkodrës kërkoi masën “arrest shtëpie” për të dytën herë.

Juristi Çlirim Gjata shpjegon situatën për emisionin “Stop” dhe thotë, se gjithcka mund të ishte evituar, nëse do të kishim një Gjykatë të Lartë funksionale.

LEXO EDHE:  Masakra e 2 Prillit 1991/ Përkujtohen 4 martirët e demokracisë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shpërthen poeti i njohur/ “122 deputetët e Parlamentit duhen çuar për skrap”

Publikuar

-

Nga

Poeti Agim Doçi i ftuar në “360 Gradë”, u shpreh se deputetët e Parlamentit duhen çuar për skrap.

Sipas tij, sot po jetojmë në demokraturë, ndërsa Presidentit i kanë hequr të gjitha kompetencat.

“Këtu janë të gjitha të papajtueshme me frymën e Kushtetutës. “339”, “184”, ato që kanë dosje të përvetësimit të dosjeve. Për mua nuk është diktaturë, por është demokraturë.

Atij plakut që tha Nazarko, i kanë hequr spinën, kompetencat, janë bërë 11 dekrete dhe janë përmbysur. Duhen marrë ata 122 dhe duhen bërë skrap. Janë ato mbeturinat e metalit.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paketa Ani-KÇK/ Lubonja: Po tentohet të kapet Presidenca

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në “Real Story”, ku po diskutohet paketa Ani-KÇK, e cila u miratua sot në Kuvend, u shpreh se ka një avancim galopant drejt kapjes së pushteteve.

Sipas Lubonjës, i fundit institucion që po kapet është Presidenca.

“Kemi një avancim galopant drejt kapjes së pushteteve. Ministri tha se ku duhet të kenë besim dhe pse jo te politika? Unë mendoj se në demokraci besimi nuk është tek politika, po tek ndarja e pushteteve. Ka një mazhorancë, një drejtësi më vete, një media më vete, që bëjnë ‘check&balance’. Këtu ka humbur kjo. I fundit institucion që po kapet është presidenti. Rastet janë të shumta.

Ata thanë se kanë marrë ekspert, dhe numëruan disa institucione shqiptare, Komiteti i Helsinkit, ai i Magjistraturës dhe dëgjoj presidentin që të gjithë këto ekspertë, që referohen sikur i kanë konsultuar, më dalin se i kanë çuar letrat dhe thonë: ‘jo’. Për t’u përgatitur në këtë bisedë hyrja dhe pash që Komiteti i Helsinkit, e cila ka qenë e drejtuar deri vonë nga zonja Hysi, nënkryetare e Kuvendit, të cilët kur kanë qenë në opozitë e kanë kundërshtuar një ligj të tillë, ligji Antimafia.

LEXO EDHE:  Ekzekutohet vëllai i këshilltarit bashkiak në Shkodër/ Policia jep detajet

LEXO EDHE:  Armatosja e shqiptarëve/ Arqipeshkvi Massafra zbulon të vërtetën në sy të Tahirit

Ky komiteti i Helsinkit dhe 20 të tjerë, kanë dhënë mendim dhe i kanë dërguar një memorie Parlamentit që mos të votohet ky ligj që u votua sot. Ajo që është shqetësuese është fakti se dëgjoj kryeministrin i cili thotë se; “të gjithë ata që e kundërshtojnë këtë sot janë të lidhur me krimin. A mos jeni ju të lidhur me krimin? Duhet të ruajmë një balancë. Të gjithë të lidhur me krimin? ! Avash një cikë.”, tha Lubonja.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha tregon pasurinë/ “Kam vetëm 125 metra katrorë apartament”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Euronews Albania” është pyetur dhe në lidhje me akuzat se është pronar i një vile në Gjirin e Lalzit.

Berisha u shpreh se se vila është në pronësi të dhëndërit dhe kunatit të tij, dhe se ai vetë ka vetëm 125 metra katrorë apartament.

“Të di një gjë çdo shqiptar, përveç se 125 metër katror apartament, nuk ka asnjë metër katror në tokë. Nëse më sheh në një ndërtesë apo një tjetër dhe thua është e imja. Po të kisha dashur unë, dhe absolutisht nuk është se s’dua vila, do kisha ndërtuar vilën më të bukur por do më duhej të merrja kredi, por nuk shkon kjo si kryetar i qeverisë apo opozitës.

Ajo vilë është kryekëput, gjysma e dhëndërit dhe gjysma e kunatit, kunati im është biznesmen”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE