Connect with Us

Dy “grushtet” amerikane kundër Ilir Metës

Politikë

Dy “grushtet” amerikane kundër Ilir Metës

Publikuar

-

Të gjithë e panë qartë. Pas një tubimi paqësor, për të thënë edhe madhështor të Ilir Metës, i cili nxori në rrugë mijëra qytetarëve, kuptohet edhe mbështetësit e opozitës, PD-së dhe LSI-së, ka pasur një reagim të pazakontë nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Ambasadorja Yuri Kim tha se “E surprizuar të shikoja flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, ne duam të sqarojmë se teksa SHBA mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”.

Një reagim që tregon se Ilir Meta nuk i ka marrëdhëniet e mira me SHBA-në, dhe ata që përpiqen ta justifikojnë apo të sulmojnë ambasadoren po bëjnë gabim.

Po bëjnë të njëjtin gabim siç bënë atëherë kur sulmuan zv.ndihëm Sekretarin Amerikan të Shtetit, Palmer, ndaj të cilit çfarë nuk thanë. Por, në finale rezultoi se rruga që u ndoq ishte ajo që ai kishte kërkuar. Dhe sulmi që po ndodh këto ditë ndaj ambasadores amerikane, pas qëndrimeve të saj, tregon edhe një herë se politika jonë nuk ka nxjerrë leksionin e duhur. Se “xhebrailët” shqiptarë nuk janë në rrugën e duhur dhe Ilir Meta duket se nga një njeri që ka qënë i mbështetur nga amerikanët dhe zgjedhja e tyre rreth 20 vite më parë, tani e ka humbur këtë mbështetje.

E ka humbur për shkak të korrupsionit të tij, të familjarëve të tij, për shkak të mënyrës sesi ka drejtuar shtetin dhe për shkak të cirqeve të tij në politikë. Rasti i deklarimit të ambasadores ishte një rast i pazakontë dhe ishte “grushti” i parë në fytyrën e Ilir Metës. Ia “ngriu” buzëqeshjen në fytyrë. Ia ndali të gjithë festën e asaj që ai po e çuante fitore.

Më pas, erdhi edhe grushti i dytë dhe ndodhi dje. Kur Ilir Meta po bërtet dhe ulëret tribunave, kur bën debate dhe vërsul këshilltarin e tij për mediat kundër ministres së Drejtësisë, ambasadorja shkoi dhe i dha asaj mbështetje publike për Reformën në Drejtësi, për hapat që janë ndjekur dhe ata që duhen ndjekur.

Sërish ky një “grusht” i dytë ndaj presidentit Ilir Meta. Ndoshta ambasadorja amerikane nuk do ta takonte kurrë ministren e Drejtësisë, ndoshta nuk do t’i thoshte asnjë fjalë. Por, ja që ndodhi. Dhe ndodhi pikërisht në zyrën e ministres dje, për t’i dhënë një leksion të dytë Ilir Metës.

Të dyja kanë diferencë sepse tregojnë qëndrimin që ka SHBA ndaj Ilir Metës.

LEXO EDHE:  Thirrja e Mediut/ Shqipëria Europiane nuk është ëndërr e vdekur

E para ka diferencë për faktin se ne mund të kujtojmë që në Shqipëri flamuri amerikan është përdorur në mijëra protesta dhe s’ka pasur kurrë një qëndrim të tillë.

Flamuri amerikan është përdorur kudo. Edhe në protesta të dhunshme, edhe në ato më ekstremistet. Edhe në 21 janar.

Por, ambasada nuk ka reaguar. Thjeshtë dhe vetëm ka bërë paralajmërimin e saj rutinë, që qytetarët e saj t’i shmangen vendeve ku do grumbullohen njerëz. Dhe kjo ka ndodhur vazhdimisht. Edhe kur ka qënë PS-ja në opozitë, edhe tani që është Partia Demokratike në opozitë. Por, ajo “shpullë” apo “grusht” fytyrës që i dha Ilir Metës ishte e papërsëritshme në llojin e vet dhe e padëgjuar më parë.

E dyta me ministren. Nuk ka ndodhur në Shqipëri që një president të ketë një konflikt të hapur me një ministër, të shkojë dhe ta kallëzojë atë në prokurori, dhe më pas ambasadori i SHBA-ve, të shkojë dhe t’i japë mbështetje publike.

Më shumë se kaq, çfarë kërkon Ilir Meta?!

Ai ndoshta ka kauzën e drejtë dhe janë të drejta çështjet që ngre. Por, grushtet e amerikanëve janë në fytyrën e tij. Jo për të thënë se nuk ka problematika. Jo për të thënë se nuk ka çështje të cilat duhen diskutuar dhe se Reforma në Drejtësi ka krijuar probleme të padiskutueshme në Shqipëri. Por, sepse është Ilir Meta ai që i trajton këto çështje dhe Ilir Meta për ta ndoshta është si “Eskobari” në Kolumbi.

Dikur, mund të dilte edhe Eskobari e t’iu bënte thirrje njerëzve, se përdorimi i drogës dhe kokaina ishte një gjë e dëmshme, aspak e mirë. Por, kur bënte thirrje Eskobari, prodhuesi më i madh i saj në botë, imagjinoni se cili do të ishte reagimi i SHBA-së.

Kështu është edhe rasti i Ilir Metës, i cili del e flet dhe ncjerr çështjet e shqiprtarëve, por Ilir Meta është njeriu më i padëshiruar tashmë për amerikanët dhe këtë po e tregojnë me fakte dhe me vepra konkrete. Dy “grushtet” e fundit mund të pasojnë dhe të tretin dhe të katërtin, derisa ish-kreu i LSI-së, tashmë President i Republikës, ta kuptojë dhe të kthehet në rrugën e duhur./ CNA.al

SHUPLAKA E AMBASADES TE SHBA PER FLAMURIN NE TUBIM/ Yuri Kim: Nuk kemi lidhje

Meta e paditi për shpërdorim detyre/ Ambasadorja e SHBA takon Gjonajn

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Juristi

    5 Mars, 2020 at 6:02 pm

    Nuk e kuptoj debilitetin,budallallikun e analisteve,gazetareve qe flasin per kete teme,qe habiten se çfare ,si,tek,tuk ambasadorja amerikane i tha Metes.Ju e dini,keto kohe,se çfare ka thene Likja per Ameriken,dhe duhet ta dini,Amerika nuk harron kurre,po kurre.Likes ja kane prere faturen.Edhe Monika te jete ambasadore e Amerikes,nuk i ben derman,sepse i eshte prere bileta nga ustallaret pertej oqeanit.R.I .P. nga president dhe si politikan.Bye bye…..

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Thirrja e Mediut/ Shqipëria Europiane nuk është ëndërr e vdekur

LEXO EDHE:  Patozi tregon rrugët e shpëtimit të PD/Çfarë pres deri më 22 korrik

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Kryemadhi zbulon axhendën e opozitës për 2020/ Politika ka nevojë për njerëz të rinj

LEXO EDHE:  Kryemadhi mes kastravecave/ Qan hallin e fermerëve

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Publikuar

-

Nga

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi duhet të tregojë rezultate.

Teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për arrestimin e të ashtuquajturve ‘peshqit e mëdhenj’, Kim u tregua e rezervuar, ndërsa dha mesazhin e qartë që kjo reformë duhet të vijojë përpara.

Ajo theksoi ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesë Shqipërisë, por në fund të ditës i takon vendit të vendosë për veten.

Ambasadorja Kim: Mendoj që nëse e doni dhe luftoni për të, dhe i kushtoni pak kohë dhe përpjekje, po, e besoj. Mendoj që ajo që nuk ka për të ndodhur është një proces i menjëhershëm. Nuk ndodh. Nuk është që papritur, do keni një sistem gjykatash 100% të përsosur. Nëse prisni këtë, do të zhgënjeheni. Ajo që do të ndodhë është që do të shihni përparim, pastaj do të shihni diçka të tmerrshme, pastaj përparim përsëri. Siç e thashë, është si të shohësh baticën dhe zbaticën. Nuk është një proces i thjeshtë, i qartë linear.

LEXO EDHE:  Spiropali lavdëron opozitën e re/ “Më e mirë se sa boja e Bashës”

LEXO EDHE:  Patozi tregon rrugët e shpëtimit të PD/Çfarë pres deri më 22 korrik

Sokol Balla: Teksa jemi në ujëra, le të flasim për peshqit, peshqit e mëdhenj. Po presim që të kapen, por ju sugjeroni që të presim?

Ambasadorja Kim: Mendoj që ju …

Sokol Balla: E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Peshqit e mëdhenj?
Ambasadorja Kim: E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thenë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor.

LEXO TE PLOTE