Connect with Us

Denoncimi i “Fiks Fare”/ Gjyqtarja bën vetë eksperten, shpjegon vetë fenomenin e baticës dhe zbaticës

Denoncim

Denoncimi i “Fiks Fare”/ Gjyqtarja bën vetë eksperten, shpjegon vetë fenomenin e baticës dhe zbaticës

Publikuar

-

Rezarta (Paja) Aliu gjyqtare në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Durrës edhe pse cakton një ekspert për të bërë matjet në terren për një çështje gjyqësore në fund vendos vetë, me arsyetimin se eksperti ka gabuar në caktimin e vijës së detit.

Eksperti Romeo Nazarko u caktua nga vetë gjykata për të bërë matjet e distancës së një objekti i cili nuk ishte legalizuar, pasi sipas Aluiznit ishte më afër se 145 metra me vijën bregdetare.

Në aktin e ekspertimit që z.Nazarko depozitoi në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë Durrës , të gjitha distancat ishin mbi 150 metra. Por që ky akt ekspertimi u hodh poshtë nga gjyqtarja me arsyetimin se eksperti nuk kishte bërë mirë matjet e fenomenit të baticës dhe zbaticës.

Gentian Mesiti u ankua në emisionin Fiks Fare për gjyqtaren Rezarta Paja, e cila sipas zotit Mesiti kishte hedhur poshtë aktin e ekspertimit të ekspertit Inxhinier Gjeodet Romeo Nazarko , i caktuar nga vetë gjyqtarja për të bërë matjet në terren.

Z.Mesiti tregon se kalvari i tij me institucionet ka nisur që në vitin 2007 , vit në të cilin aplikoi për të legalizuar një objekt në zonën e Gjirit të Lalzit, saktësisht në fshatin Draç.

“Aluizni ma përjashtoi nga legalizimi ndaj ju drejtova Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, e cila caktoi një ekspert për të bërë matjet, pasi objekti u përjashtua me arsyetimin se është më pak se 145 metra afër bregut të detit” tha z.Gentian.

Ndërkohë ai tregon se edhe pse eksperti ka bërë matjet në kohë dhe skica të ndryshme të arsyetuara me fenomene natyrore, sërish gjyqtarja e ka hedhur poshtë duke u bërë vetë eksperte.

LEXO EDHE:  Shpalli martesë me grua të martuar, një vit pritje për t’u ndarë

“Ekspertin ajo e caktoi vetë, pastaj thotë ai nuk ka bërë mirë matjet, dhe futet e shpjegon baticën e zbaticën ” thotë z.Mesiti.

Fiksi solli aktin e ekspertimit të Ing.Gjeodet Romeo Nazarko i depozituar edhe në Gjykatë, në të cilin janë pasqyruar 3 llojë matjesh, në ditë me diell, në ditë të vërenjtur dhe pamje nga Gjeoportali Kombëtar. Të gjitha distancat e nxjerra në akt ekspertimi janë mbi 150 metra. Ç’ka nënkupton se objekti duhet të legalizohet. Por në fakt tjetër gjë ka ndodhur në gjykatë, vetë gjyqtarja në arsyetimin gjyqësorë ka marrë përsipër të sqaroi baticën dhe zbaticën dhe të hedhë poshtë aktin e ekspertimit, duke thënë se vija e detit e përcaktuar nga eksperti është e gabuar.

Pas këtyre fakteve gazetarët e Fiksit ju drejtuan Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës për të marrë një shpjegim nga gjyqtarja Paja, por kjo e fundit edhe pse gazetarët e pritën për 3 orë derisa mbaroi proçeset gjyqësore, gjyqtarja nuk donte t’i takonte, pasi nëpërmjet sekretarit kishte marrë vesh se për çfarë interesohej Fiksi.

Në fund gazetarët e Fiksit takojnë gjyqtaren në zyrën e saj, por ajo i nxori nga zyra duke thënë se e keni të zbardhur vendimin, pasi 2 policë nxorën operatorin nga zyra e gjyqtares, kjo e fundit kërkoi ndihmë edhe për të nxjerrë gazetaren nga institucioni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Fiks Fare”denoncon skandalin në Dropull/ Tre licenca të njëjta për transportin e udhëtarëve!

Publikuar

-

Nga

Mijëra banorë të zonës së Dropullit në Gjirokastër po enden prej disa kohësh në “rrugë të madhe”, pasi 3 licencat e dhëna për transportin e udhëtarëve, 2 nga pushteti lokal dhe 1 nga pushteti qendror, kanë mbivendosje me njëra-tjetrën.

Fillimisht, Bashkia Dropull ka licencuar një kompani për transport udhëtarësh nga Gjirokastra në Dropull dhe anasjelltas, me dyer të mbyllura. E njëjta kompani mori një licencë tjetër që të transportonte udhëtarë nga fshatrat e Dropullit drejt bashkisë, por edhe Gjirokastrës. Ndërkohë, më pas, pa iu hequr licenca kësaj firme, e cila njërën licencë e mori edhe me vendim gjykate, Ministria e Transporteve i ka dhënë licencë një tjetër firme nga Vora, duke sjellë kaos në këtë bashki.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Janaq Cinga, i cili tha se ka rreth 17 vite që operon për transportin e udhëtarëve në linjën Gjirokastër-Kakavi, dhe aktualisht në zonën e Dropullit. “Ne kemi vazhduar punën dhe para 1 viti e gjysëm, ministria e Transporteve i dha licencën një firme nga Vora për linjën Gjirokastër-Dropull. Ne u ankuam për njërën nga licencat dhe gjykata na dha të drejtë. Vendimi është i formës së prerë dhe firma jonë ka të drejtë të vazhdojë.

Por, në vitin 2019, Bashkia Dropull, me disa shkresa, njëherë i thotë firmës nga Vora se duhet të bënte vetëm linjën Gjirokastër-Dropull me dyer të mbyllura dhe pas disa javësh, e njëjta bashki i vendos kësaj firme edhe stacione në fshatrat e Dropullit. Pra, gjithçka në kundërshtim me licencën e ministrisë” thotë ai, duke shtuar se me këto shkresa kontradiktore ka mbetur pa punë. “Aktualisht kam dy licenca aktive dhe jam pa punë. Dhe, gjatë kësaj kohe, vazhdoj të paguaj për punëtorët apo edhe për automjetet. Më kanë shkaktuar një dëm të madh” thotë ai.

Pas ankesës, emisioni Fiks Fare ka bërë një vëzhgim në linjën Gjirokastër-Dropull. Kamera e Fiksit ndoqi automjetet e firmës nga Vora e cila po operon e vetme në këtë linjë me licencë të ministrisë. Kjo licencë parashikon se transporti duhet të bëhet vetëm me dyer të mbyllura, pa ndalesa. Ndërkohë, nga vëzhgimi i Fiksit rezultoi se furgonët e kësaj kompanie ndalonin vend e pa vend. Madje, edhe në stacione të pa autorizuara. Nisur nga kjo situatë, ankuesi shkoi për të pyetur në Bashkinë Dropull drejtorin e transportit rrugor, i cili pranon se ka një mbivendosje licencash dhe se problemin do ta zgjidhë.

LEXO EDHE:  Ekspertët përhapin alarmin/ Për herë të parë, më shumë se 100 mijë specie në zhdukje

LEXO EDHE:  Denoncimi i qytetarëve i bën “gropën” shoferit me 20 pasagjerë me makinë

Pas kësaj përgjigje, gazetarët e Fiks Fare shkuan të interesoheshin në Bashkinë Dropull, ku drejtori nuk pranon të intervistohet. Ndërkohë, kryetari i Bashkisë Dhimitër Tola thotë se në këtë situatë e ka gjetur gjendjen, pasi licencat janë dhënë nga ish kryetari. Ai pohon gjithashtu se edhe pajisjen e firmës nga Vora me stacione dhe orare e ka bërë ish paraardhësi i tij. Kryetari pranon se shkresa e nxjerrë në atë kohë nga Bashkia Dropull është e paligjshme, ndërsa saktëson se aktualisht janë 3 licenca aktive në zonë për transport udhëtarësh që mbivendosen me njëra-tjetrën. Tola pohon se do të shfuqizojë vendimin e paraardhësit për caktimin e stacioneve dhe do ti kërkojë Ministrisë së Transporteve të caktojë stacione të reja për banorët e zonës, pasi ato aktuale janë në rrugë dhe jo në mes të fshatit.

***

Unë fitoj gjyqet, transportin e udhëtarëve e bën firma tjetër

Denoncuesi Janaq Cinga thotë se ka rreth 17 vite që operon në zonë për transport udhëtarësh. Por, megjithëse ka fituar vendime gjyqi për të kryer transportin, ende ai nuk po punon

***

Vëzhgimi, furgonët ndalojnë në mes të rrugës për udhëtarët

Fiks Fare vëzhgoi një ditë të transportit të udhëtarëve nga Gjirokastra drejt Dropullit. Firma që ka licencë transportin me dyer të mbyllura, ndalon vend e pa vend në rrugë, duke rrezikuar edhe jetë njerëzish

***

Kryetari i Bashkisë Dropull: Ka mbivendosje, i firmosi paraardhësi im

Kryetari i Bashkisë Dropull pranon se aktualisht janë 3 licenca për transportin e udhëtarëve në zonë. Ai thotë se shkresa e vitit 2019, që i ka dhënë stacione firmës nga Vora, do të shfuqizohet dhe do vendosen stacione të reja./ Top Channel

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Stop”-i në Durrës/ 22 katëshi i pabanueshem, por s’figuron në sistem, banorët në rrugë!

Publikuar

-

Nga

Në 11 dhjetor të 2019-ës emisioni “Stop” solli problematikën e pallatit 22 katësh, të ndërtuesit Enver Shala, që kishte 7 kate shtesë pa leje në strukturë dhe tërmeti i 26 nëntorit i shkaktoi dëmtim pikërisht në strukturë. Instituti i Ndërtimit në atë kohë solli një grup inxhinierësh për një akt-konstatimi dhe pallati doli i pabanueshëm e iu vu shiriti.Rreth 3 muaj më pas, banorët tregojnë, se nuk është bërë asgjë për këtë pallat, madje dhe akt kostatimi i parë nuk është hedhur në sistem. Kjo ka bërë, që banorët të mbeten rrugëve e të mos trajtohen as me bonus qiraje.Vetë qytetarët shkojnë në Zyrën e Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, por i përcjellin duke thënë, se për pallatin në fjalë nuk ka inspektim nga Instituti i Ndërtimit. Në zyrën, ku jepet bonusi i qirasë, thonë, se pallati nuk është në sistem, ndaj nuk mund të përfitojnë.Gazetarja e “Stop” kontakton drejtorin e Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, i cili shprehet, se akt kostatimi i dhjetorit është i saktë dhe do hidhet në sistem.Madje do bëhet edhe akt ekspertiza, deri në fund të marsit.

LEXO EDHE:  Skandali/ “Qeveria heq fondin për transportin e fëmijëve në shkolla”

LEXO EDHE:  Fiks Fare publikon skandalin/ AKU me laboratorë të pa akredituar

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“STOP” sjell odisenë sfilitëse / Shkon në Gjendjen Civile të korrigjojë mbiemrin, i ndryshojnë edhe emrin!

Publikuar

-

Nga

Problematika e rradhës na ka sjellë në Kamëz. Muharrem Tocilla është drejtuar në “Stop”, pasi në vitin 2018 për efekt dokumentash, ka kërkuar ndryshimin e mbiemrit të vajzërisë së gruas, pasi ishte gabim dhe përvec mbiemrit iu ndryshua edhe emri.

Që prej vitit 2018 nuk po gjen një zgjidhje.Mbiemri i vajzërisë së gruas figuronte gabim nga Basha në Boko. Gjendja civile, duke kërkuar dokumenta të vjetra, kishte regjistruar emrin Zatije, ndërkohë që vite me rradhë ajo ë kishte emrin Zotije në të gjitha dokumentat, që kur ishin vendosur në Kamëz. Muharremi tregon, se me emrin Zotije kishte bërë dokumentat italiane. Për efekt pensioni zhvilluan një gjyq, ku u sanksionua emri Zotije. Ndërkohë tani gjendja civile i ka kthyer emrin Zatije, pra emrin, që ka patur që nga lindja, duke i krijuar kështu problem në dokumentat italiane. Në gjendjen civile të Kamzës na thuhet, se sipas ligjit nuk ndryshohet emri, pasi është kërkuar në dokumenta fillestare, edhe pse gabimi është bërë nga ish-punonjës të gjendjes civile.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtëme:

LEXO EDHE:  Shpalli martesë me grua të martuar, një vit pritje për t’u ndarë

LEXO EDHE:  "Fiks Fare" denoncon skandalin e vezëve të importuara

LEXO TE PLOTE