LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja Babale/ Basha i dërgon letër ambasadores së SHBA

5 Mars 2020, 19:33, Politikë CNA
Çështja Babale/ Basha i dërgon letër ambasadores së

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar sot një letër ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim.

Mësohet se në letër Basha ka trajtuar akuzat për përfshirjen e dy vëllezërve të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, në narko-trafik. Basha i tregon ambasadores provat që PD i ka bërë publike përmes demokratit Ervin Salianji.

Kreu i opozitës ngre akuzat se sistemi drejtësisë dështoi të bëjë dhe përfundojë një hetim për shkak të presionit politik të qeverisë, mdaje shkon më tej duke thënë se kanë bërë tentativa për t?i mbuluar ato, me përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë dhe politikanëve nga PS.

Një tjetër shqetësim që trajtohet në letër, është gjyqi ndaj Ervin Salianjit.

?Gjyqi prodhoi shkelje flagrante të ligjit, nga një gjykatës haptas i lidhur me partinë në pushtet duke dënuar përfaqësuesin e PD Ervin Salianji dhe gazetarin investigativ Jetmir Olldashi me akuza absurde për raportime të rreme?, thuhet në letrën e Bashës, ku është përfshirë edhe një material përmbledhës për ngjarjen./ CNA.al

Lajmet e fundit nga