Connect with Us

“Blushi do t’i shpëtojë imazhin”/ Henri Çili në studio pa panel gazetarësh e analistësh

Lajme

“Blushi do t’i shpëtojë imazhin”/ Henri Çili në studio pa panel gazetarësh e analistësh

Publikuar

-

Pronari i UET, Henri Çili prej mesditës së sotme ka “pushtuar” mediat për tu shfajësuar pas arrestimit dhe më pas lirimit të tij nga Gjykata e Përmetit.

Prej disa ditësh, lajmi për arrestimin e Çilit ka bërë bujë, pasi ndaj tij rëndonin gjashtë akuza por tashmë do të hetohet dhe gjykohet në masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Mbrëmjen e sotme Çili ndodhet në studion e Open, përballë gazetares Eni Vasili. Por, ajo që bie në sy është se ndryshe nga herët e tjera, pjesë e emisionit nuk ka panel gazetarësh apo analistësh.

Çili ndodhet në tryezë boshe, pa panelin e gazetarëve të cilët shpesh vënë të ftuarit “me shpatulla pas murit” me pyetjet e ngritura.

Siç duket ky është skenari i Drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, i cili ka është munduar t’i shpëtojë imazhin Çilit, për të cilin pati shumë reagime të forta pas arrestimit dhe akuzave të ngritura ndaj tij.
Me zgjedhjen për të mos pasur përballë gazetarë dhe analistë, përvec moderatores së emisionit, Blushi i ka dhënë mundësinë Çilit të mbrojë veten dhe imazhin e tij pa u ndërprerë apo pyetur nga të tjerët ashtu siç ndodh zakonisht me të ftuarit.

LEXO EDHE:  Strazimiri kënaq Ballist Morinën, idhnon Blushin/ Nga Enkel Demi

Kujtojmë se Ben Blushi dhe Çili kanë qenë bashkëpunëtorë pasi ky i fundit ka botuar librat e shkruara nga Blushi.

Çili është i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim“.

Paraditen e sotme, gjatë një konference për shtyp, Çili u shpreh se do të ankimojë vendimin e Gjykatës si dhe do kërkojë dëmshpërblim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

KLGJ i dërgon Metës emrat e kandidatëve për në Gjykatën e Lartë/ Mes tyre i akuzuari për takimin me Çilin

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka hapur procedurat e kandidimit për secilin nga pozicionet e lira të shpallura në Gjykatën e Lartë.

KLGJ i ka dërguar ditën e sotme presidentit Ilir Meta emrat e gjyqtarëve të rinj për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Mësohet se KLGJ ka propozuar emërimin e Sokol Sadushajt, Ervin Pupes dhe Ilir Pandës në vendet vakante.

Sokol Sadushaj u akuzua nga opozita si zyrtari i lartë i drejtësisë që takoi pronarin e UET-së Henri Çilin, dhe i premtoi favore të paligjshme për dosjen e vëllezërve Aliko të bandës së Lazaratit.

Vetë Sadushaj i mohoi akuzat, pasi pretendon se nuk ka pasur komunikim prej shumë kohësh me pronarin e UET-it dhe se nuk ka lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 vende, ku aktualisht ka vetëm një anëtar funksional dhe ai është Ardian Dvorani me mandat të përfunduar, tashmë kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

LEXO EDHE:  Henri Cili dhe UET, fushatistë të Erjon Veliajt dhe Grida Dumës

LEXO EDHE:  Ben Blushi drejt një blofi politik

Me tre emrat e rinj nga radhët e jo gjyqtarëve pritet që të vihen në funksion dhe tre kolegjet përfshi atë Penal, Civil dhe Administrativ, të bllokuara për më shumë se sa 1 vit e gjysmë./ CNA.al

Takimi i zyrtarit të drejtësisë me Henri Çilin/ PD i kërkon shpjegime Sokol Sadushit: Është koha të flasësh

E akuzuan si zyrtarin që takoi Çilin për favore të paligjshme/ Sadushi i përgjigjet PD

Drejt zhbllokimit stoku i 35 mijë dosjeve në Gjykatën e Lartë/ KLGJ dërgon tre emrat e parë në Presidencë

LEXO TE PLOTE

Lajme

Laboratori i falsifikimeve në Tiranë/ Lleshaj thirrje qytetarëve: Kujdes mos bini në rrjetet e trafikantëve

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me operacionin e koduar “Laboratori”.

Sipas tij, “Laboratori” është një tjetër goditje kundër krimit të organizuar, i cili përpiqet të nxisë kalimin e paligjshëm të qytetarëve drejt vendeve perëndimore, duke nxjerrë përfitime financiare dhe duke dëmtuar rëndë interesat e tyre dhe të gjithë shoqërisë.

Lleshaj i bën thirrje qytetarëve shqiptarë të kenë kujdes për të mos rënë në rrjetet e trafikantëve.

LEXO EDHE:  Ben Blushi/Kisha imagjinuar që zgjedhjet t’i fitonte një kandidat i vdekur, por kurrë…

LEXO EDHE:  Strazimiri kënaq Ballist Morinën, idhnon Blushin/ Nga Enkel Demi

“Qytetarët shqiptarë i kanë rrugët hapur për udhëtim të ligjshëm jashtë vendit, ndaj kërkohet kujdes për të mos rënë në rrjetet e trafikantëve.
Agjencitë përgjegjëse do ta thellojnë punën për të goditur në themel të gjitha rrjetet kriminale që veprojnë në këtë fushë, ku bashkëpunimi i qytetarëve është i domosdoshëm dhe krejtësisht edhe në favorin e tyre”, shkruan Lleshaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Viktimë e një procesi politik?/ Henri Çili: Nuk kam asnjë informacion, do e tregojë SPAK

Publikuar

-

Nga

Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili po mban një konferencë për mediat në lidhje me ngjarjet e e fundit ku ai u arrestua dhe më tej u la në masë “detyrimi paraqitje” nga Gjykata e Përmetit, për hetimet që vijojnë për një grup me mbi 30 të arrestuar në operacionin “Mezhgorani”.

Henri Çili dha versionin e tij të ngjarjes, ndërsa theksoi mes të tjerash se do të ishte më mirë që të të ishte hetuar në gjendje të lirë, pasi nuk është person i rrezikshëm.

Ndërkohë, Çili është pyetur nga gazetarët edhe nëse ai është “viktimë e një procesi politik”.

Çili tha se nuk ka informacion në lidhje me këtë, ndërsa shtoi se ka besim që SPAK do tregojë të vërtetën.

LEXO EDHE:  Henri Cili dhe UET, fushatistë të Erjon Veliajt dhe Grida Dumës

LEXO EDHE:  Rama sulm të paprecedentë mbi mediat/ Zbulohet “kamikazi” i tij në Top Channel

“Unë nuk e kam këtë informacion, nëse jam viktimë e një procesi politik. Nuk kam asnjë informacion për këtë dhe nuk mund të them të kundërten. Është mirë që çështja  ka ardhur në SPAK. Kemi besim në profesionalizmin dhe kompetencën e SPAK. Unë jam i bindur në pafajësinë time”.-tha Henri Çili.

LEXO TE PLOTE