Connect with Us

Berisha tregon pasurinë/ “Kam vetëm 125 metra katrorë apartament”

Politikë

Berisha tregon pasurinë/ “Kam vetëm 125 metra katrorë apartament”

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Euronews Albania” është pyetur dhe në lidhje me akuzat se është pronar i një vile në Gjirin e Lalzit.

Berisha u shpreh se se vila është në pronësi të dhëndërit dhe kunatit të tij, dhe se ai vetë ka vetëm 125 metra katrorë apartament.

“Të di një gjë çdo shqiptar, përveç se 125 metër katror apartament, nuk ka asnjë metër katror në tokë. Nëse më sheh në një ndërtesë apo një tjetër dhe thua është e imja. Po të kisha dashur unë, dhe absolutisht nuk është se s’dua vila, do kisha ndërtuar vilën më të bukur por do më duhej të merrja kredi, por nuk shkon kjo si kryetar i qeverisë apo opozitës.

Ajo vilë është kryekëput, gjysma e dhëndërit dhe gjysma e kunatit, kunati im është biznesmen”./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncon Berisha/ “Vidhet regjistrimi i takimit të Çilit me zyrtarin e lartë të drejtësisë”

Publikuar

-

Nga

“Vidhet nga dosja regjistrimi i takimit të Katecit me Katicën në Hotel Tirana!” Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha, teksa i referohet takimit të pronarit të UET-së Henri Çilit.

Berisha thotë se katica është prokurorja superspeciale e supervettuar e Maqedonisë së Veriut, për të cilën pretendon se fill pasi mori detyrën, kënaqi xhepin, zemrën dhe shpirtin me një ryshfet një milion dollarë.

Ndërkohë, sipas ish-kryeministrit, tri katicat tona janë kreu i KED Ardian Dvoran, kandidati për anëtar në Gjykatën e Lartë Sadik Sadushi dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani.

“Njëri prej këtyre drejtuesve të lartë të institucioneve të narko drejtësisë, sipas regjistrimeve autentike të urdheruara nga organi i hetimit, është takuar me dt 14 janar 2020 në Hotel Tirana me Katec Çilin dhe ka marrë përsipër të plotësojë në kërkesë të tij, prapa të cilës njëlloj si në rastin e Katicës së Maqedonisë Veriut qëndrojnë as më shumë dhe as më pak se sa 1 milion euro rryshfet.

Një javë më parë Edvin Mafia urdhëroi arrestimin e Katec Çilit dhe fshehu emrin e Katicë Dvoranit, apo Katicë Sadushit apo Katicë Metanit, njëri prej të cilëve ishte rregjistruar me zë dhe figurë si partner në krim me Katec Çilin”, shkruan Berisha, ndërsa përsërit edhe njëherë akuzat se së bashku me drejtorin e Top Channel Ben Blushin, kryeministri Edi Rama po tenton të fshehë të vërtetën.

LEXO EDHE:  Mbledhja e 1.15 mld euro/ Berisha paralajmëron zhgënjimin e madh

LEXO EDHE:  Lulzim Basha fillon të tjera pushime/ Kreu i Republikës së re “zhduket” pa adresë

“Edvin Mafia urdhëron Arben Malavitën që me teleblushin e tij t’ju thotë qytetarëve se prokurori nuk ka thënë se është bërë dhe regjistruar me zë dhe figurë ndonjë takim në Hotel Tirana midis Çilit dhe një drejtuesi të lartë të një institucioni të drejtësisë, por ka thënë se për këtë takim është folur në një bisedë telefonike midis dy personave. Me këtë akt qesharak Edvini kërkonte të mbulonte diellin me shoshë.

Kurse sot kemi një zhvillim klamoroz! Katec Çili deklaroi me zë dhe figurë se ai nuk ka bërë asnjë takim me ndonjë Katicë për çështjen prapa të cilës qëndrojnë 1 milion euro. Miq, për këtë duhet falenderuar Katec Çili sepse ai dëshmoi se, përveç aktit kriminal të fshehjes së njërës prej tre katicave të takimit e filmuar dhe regjistruar me zë dhe figure në Hotel Tirana, Edvin Mafia ka urdhëruar një krim tjetër të shëmtuar: zhdukjen e regjistrimit me zë dhe figurë të takimit të Katec Çilit dhe Katicës së Edvinit! Ky është shteti i mafies në çdo qelizë!”, nënvizon ish-lideri i demokratëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Hajdari: Nesër do të jetë ditë e madhe

Publikuar

-

Nga

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka folur lidhur me takimin që do të mbajë të premten Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore.

Sipas saj, të premten do të jetë një ditë e madhe sepse do të diskutohet për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ajo u shpreh se ka disa propozime deri më tani për sistemin, ndërsa theksoi se të premten do të ketë dhe një propozim të ri nga deputetët demokratë në Kuvend, që të mbahet sistemi aktual por me korrektim kombëtar.

“Nesër do diskutojmë ndryshimet e sistemit. Është një ditë shumë e madhe për opozitën parlamentare që e ka zgjedhur këtë si një kalë beteje për misionin e saj brenda parlamentit. Ne kemi patur një propozim për ndryshimin e sistemit ku kemi mbledhur 38 firma, por dhe nga shoqëria civile kemi patur propozime. Është një numër i konsiderueshëm njerëzisht që duan ndryshimin e sistemit. Është një kauz që është e vërtetë. Ne do kemi dhe një propozim tjetër që vjen nga grupi parlamentar deputet, që propozojnë të njëjtin sistem por me korrektim kombëtar, pra proporcional rajonal por me korrektim kombëtar, duke patur dhe listat e hapura me 5 kandidatë. Kjo është një mundësi për të mos humbur votat partitë e vogla. Do ishte një zgjidhje e mirë nëse zgjidhet ky propozim”, tha Hajdari në studion e lajmeve në Rtv Ora.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha nxjerr emrin/ Kush e dha urdhërin për arrestimin e Çilit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Euronews Albania” , teksa ka folur për situatën aktuale politike në vend, ceku dhe rastin e arrestimit të botuesit Henri Çili.

Sipas Berishës, Çili është arrestuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Rasti i fundit, afera Çili tregoi që një “Katicë”, është 1 milion mbrapa. Këtu unë kam shkresën e prokurorit, dhe unë i besoj asaj që thotë prokurori. Ai thotë që është zhvilluar një takim i Çilit me një drejtues të lartë të Drejtësisë, kush janë këta, Dvorani, Metani, Sadushi dhe Llagami.

Që Henri Çili u arrestua me urdhër të Edi Ramës s’ka dyshim ajo punë. Sepse doli ministri dhe e përshëndeti, doli gjeneral hashashi. Pra ditën e parë e përshëndetën, nxorri si zëdhënës Ardi Veliun. Shërbimet inteligjente të policisë kanë bërë 56 relacione ndaj tij për trafik njerëzish dhe droge.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha fillon të tjera pushime/ Kreu i Republikës së re “zhduket” pa adresë

LEXO EDHE:  I varfri i Gjykatës së Apelit/ Valbon Çekrezi në mjerim drejt Vettingut

Kur Çili filloi ti kërcënojë dhe prokurori nxorri shkresën që ka qenë një drejtues i lartë i drejtësisë, këtu na ndryshoi se duhej t’i viheshin hekurat Dvoranit, Metanit dhe Sadushit. A e pe konferencën e Çilit? Ai dukej si një peng”, u shpreh Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE