Connect with Us

Berisha nxjerr emrin/ Kush e dha urdhërin për arrestimin e Çilit

Politikë

Berisha nxjerr emrin/ Kush e dha urdhërin për arrestimin e Çilit

Publikuar

-

Covid-19 i mori jetën/ Berisha: Rënia e Arjan Pushit në krye të misionit humbje e vërtetë

Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Euronews Albania” , teksa ka folur për situatën aktuale politike në vend, ceku dhe rastin e arrestimit të botuesit Henri Çili.

Sipas Berishës, Çili është arrestuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Rasti i fundit, afera Çili tregoi që një “Katicë”, është 1 milion mbrapa. Këtu unë kam shkresën e prokurorit, dhe unë i besoj asaj që thotë prokurori. Ai thotë që është zhvilluar një takim i Çilit me një drejtues të lartë të Drejtësisë, kush janë këta, Dvorani, Metani, Sadushi dhe Llagami.

Që Henri Çili u arrestua me urdhër të Edi Ramës s’ka dyshim ajo punë. Sepse doli ministri dhe e përshëndeti, doli gjeneral hashashi. Pra ditën e parë e përshëndetën, nxorri si zëdhënës Ardi Veliun. Shërbimet inteligjente të policisë kanë bërë 56 relacione ndaj tij për trafik njerëzish dhe droge.

LEXO EDHE:  Përplasjet me Ramën/ Dritan Leli: Kritikat e tij, promovim për Vlorën!

Kur Çili filloi ti kërcënojë dhe prokurori nxorri shkresën që ka qenë një drejtues i lartë i drejtësisë, këtu na ndryshoi se duhej t’i viheshin hekurat Dvoranit, Metanit dhe Sadushit. A e pe konferencën e Çilit? Ai dukej si një peng”, u shpreh Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘25 prilli ishte masakër zgjedhore!”/ Basha nxjerr videon dhe i bën kërkesën urgjente SPAK

Publikuar

-

Nga

‘25 prilli ishte masakër zgjedhore!”/ Basha nxjerr videon dhe i bën kërkesën urgjente SPAK

Kreu i PD, Lulzim Basha kërkon ndëshkim të autorëve të asaj që e quan masakër zgjedhore.

Me anë të një postimi në rrjetet social, Basha thotë se edhe raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi atë që ka deklaruar Partia Demokratike e cila ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore.

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë.”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka konsideruar pozitive konkluzionet e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Me një reagim në rrjetet sociale Celibashi shkruan se KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Vlerësimet shumë pozitive në lidhje me administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar të OSBE / ODIHR janë nxitje për përmirësim të mëtejshëm. KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Shqyrtimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ -së mbi ndryshimet e mundshme ligjore është i dobishëm për procesin e reformave të rekomanduar nga OSBE/ODIHR./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Publikuar

-

Nga

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar mbi raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në deklaratë thuhet se raporti është mbajtur shënim dhe do të nxisin të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri

Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, shkruhet në deklaratnë e Ambasadës së SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE