LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Anti-KÇK, fytyra e vërtetë e kësaj qeverie"/ Përmeti: Propagandë që do e kishte zili edhe Bleona Qerreti

5 Mars 2020, 10:28, Politikë CNA
"Anti-KÇK, fytyra e vërtetë e kësaj qeverie"/

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ka komentuar aktin normativ të paketës Anti-KÇK.

Deputeti Përmeti, e cilësoi këtë si fytyrën e vërtetë të qeverisë, ndërsa shtoi se qëllimi është vetëm propaganda.

?Ky akt normativ është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. Pak punë dhe shumë propagandë. Një propagandë të tillë që do e kishte zile edhe Bleona Qerreti.

Një vajzë me zyze dielli në ditë me shi, dilte para çdo askioni e iu thoshte shqiptarëve se çfarë do bëjnë, më pas dilte e tregonte çfarë po bëjnë, dhe pas aksioni çfarë do bënin të nesërmen. Dhe shqiptarët pyesin vetëm për syzet e diellit. Qëllimi i ligjit është arritur, që është propaganda.

Mjafton të shoh foton e  fundit e kongresit të PS, ku drejtues të lartë të shpallur non grata nga SHBA buzëqeshin pranë ministrit të Brendshëm duke u tallur me shqiptarët. Në këto raste të gjithë shqiptarët duhet ta kutpjnë se kjo është propagandë?-tha Andi Përmeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga