Connect with Us

Aksident i rëndë në Kuçovë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Kronika

Aksident i rëndë në Kuçovë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Ura Vajgurore-Kuçovë.

Një 40-vjeçar me inicialet A.D, është përplasur për vdekje teksa kalonte rrugën.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Informacioni paraprak i Policisë Berat: 

Rreth orës 20.00 në aksin rrugor Ura Vajgurore – Kuçovë, në vendin e quajtur “Meteor”, shtetasi R.D  duke drejtuar  i mjetit e tij tip benz, ka goditur me pasojë vdekjen shtetasin A.D, 40 vjeç banues ne fshatin Tapi, Kuçovë

LEXO EDHE:  Aksidentohet këngëtarja Zanfina Ismaili

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor po punon per zbardhjen e  shkakut të aksidentit.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Prokurori apelon vendimin e gjykatës për Çilin/ Dosja nuk shkon në SPAK

Publikuar

-

Nga

Prokurori i Përmetit i cili vendosi arrestimin në flagrancë të pronarit të UET, Henri Çilit, ka kërkuar në gjykatë rikthimin në qeli të tij.

Prokurori dhe drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë Përmet, Asllan Bajramaj, ka depozituar ditën e sotme në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, apelimin e vendimit për lirimin e Çilit me kusht, “detyrim paraqitje”.

Gjykata e Gjirokastrës ka 15 ditë kohë afat për të shqyrtuar këtë kërkesë të prokurorit. Ndërkohë apelimi i bërë ndaj këtij vendimi shtyn edhe afatin e dorëzimit të dosjes në SPAK.
Kujtojmë që gjykata liroi Çilin duke vendosur për të masën “detyrim paraqitje”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërdoroi detyrën / SHÇBA pezullon punonjësen e Policisë Kufitare në Korçë

Publikuar

-

Nga

SHÇBA ka pezulluar nga detyra një punonjëse të Policisë Kufitare Korçë të dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Bëhet fjalë për punonjësen me inicale F.Z., me detyrë ndihmës kontrollore në Pikën Kalimit Kufitar Kapshticë, ndaj së cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Ajo akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Pezullimi nga detyra është kryer pas një hetimi disa mujor të kryer nga SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Gjatë hetimeve të zhvilluara u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e kryer nga punonjësja, e cila në shpërdorim të funksionit që mbante si ndihmës kontrollore pranë PKK-së Kapshticë, ka kryer në vazhdimësi regjistrime fiktive në sistemin TIMS të personave të ndryshëm, për shmangien e tejkalimit të afateve të qëndrimit në zonën Shengen.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Durrës, 3 të plagosur

LEXO EDHE:  Përplasen dy motorçikleta në Shkodër/ Ndërron jetë drejtuesi, plagoset edhe një 57-vjeçar

Hetimet vazhdojnë me qëllim verifikimin e punonjësve të tjerë, që dyshohen si të përfshirë në këtë veprimtari të kundraligjshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shpërthen goma e makinës/ Humb jetën 28-vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Bathores në Tiranë.

Si pasojë e plasjes së një gome makine ka humbur jetën punëtori i një gomisterie.

28-vjeçari me inicialet F.LL., është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.03.2020, rreth orës 12:04, në Bathore, tek një gomisteri,  gjatë punës, aksidentalisht  ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë puntori i gomisterisë shtetasi F.LL, 28 vjeç, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Në 2020, Google do të nxjerrë në treg makinën pa shofer

LEXO EDHE:  Përplasen dy motorçikleta në Shkodër/ Ndërron jetë drejtuesi, plagoset edhe një 57-vjeçar

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE