LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

A po shkakton Turqia një tjetër krizë emigrantësh në Europë?

5 Mars 2020, 07:27, Blog CNA
A po shkakton Turqia një tjetër krizë emigrantësh në

Nga Simon Waldman ?The National?

* Sulmi ajror i së enjtes së shkuar që vrau 33 ushtarë turq në Idlib, shënoi një përshkallëzim të rëndësishëm në konfliktin midis forcave të mbështetura nga Turqia në Siri, dhe regjimit të Bashar Al Asadit të mbështetur nga Rusia.

Duke fajësuar këtë të fundit për sulmin, Ankaraja u hakmorr përmes një serie sulmesh vdekjeprurëse kundër bazave ushtarake të regjimit. Situata e Turqisë në Idlib, është më së paku e pasigurtë. Në vështirësi të madhe, asaj i mungon një strategji dalëse nga situata ku është futur, dhe de fakto po lufton jo vetëm kundër regjimit të Asadit, por edhe Rusisë.

Dhe kjo gjë, përkundër përpjekjes së Ankarasë vitet e fundit për të pasur marrëdhënie të ngushta me Moskën, madje edhe në dëm të lidhjeve të saj me aleatët tradicionale perëndimore. Tani, po e sheh veten të izoluar, me pak miq në bashkësinë ndërkombëtare, që ta ndihmojnë të dalë nga belaja ku e ka futur veten së fundmi në Siri.

Kjo shpjegon edhe arsyen, pse një përpjekje tjetër për të shantazhuar evropianët në këmbim të ndihmës ndaj Ankarasë në luftën e tij në Siri, Turqia deklaroi të premten se marrëveshja e saj vitit 2016 me BE-në për emigrantët sirianë kishte mbaruar, duke nxitur shumë nga 3.7 milionë refugjatët sirianë që jetojnë brenda kufijve të saj, të nisen drejt Greqisë dhe Bullgarisë.

Por, një sjellje e tillë e papërgjegjshme nga ana e Turqisë, vetëm sa do të zemërojë Evropën, dhe do të forcojë qëndrimet anti-turke në mesin e elitave evropiane. Evropa i ka forcuar kufijtë e saj me Turqinë, ndërsa ka marrë masa për të parandaluar hyrjen e emigrantëve sirianë.

Realiteti është se dëshira e Evropës për të qëndruar larg tmerreve që ndodhin në Idlib, është më e fortë se sa disa mijëra refugjatë që po depërtojnë nëpër kufijtë e saj. Ankaraja mund të marrë zemër nga reagimi fillestar i SHBA-së. Kur u pyet për një rol të mundshëm në Siri pas sulmeve,   dërguara e Uashingtonit në NATI, Kei Haçison tha se ?po diskutohet çdo lloj opsioni?.

Ajo madje tha se shpreson që populli turk ta kuptojë, se SHBA-ja është ?aleati i së kaluarës, por edhe i të ardhmes së tyre?. Ndërkohë, senatorja amerikane me ndikim Lindsej Graham, bëri thirrje për krijimin e një zone të ndalim-fluturimit mbi Idlib, diçka që Ankaraja e ka kërkuar prej vitesh.

Gjithsesi, Turqia nuk duhet të presë ndonjë mbështetje të konsiderueshme nga Shtetet e Bashkuara, apo fillimin e një lloj ri-afrimi me Uashingtonin. Sigurisht, SHBA-ja bashkë me NATO-n dhe Evropën, do të vazhdojnë të bëjnë deklarata në mbështetje të Turqisë.

Në një akt simbolik solidariteti, NATO mund të kryejë një ose dy fluturime zbulimi shtesë mbi Siri. Nëse administrata e Donald Trump do të jetë zemërgjerë, Turqia mund të pajiset me 1 ose 2 sisteme të lëshimit të raketave ?Patriot?, në këmbim të ndonjë lloj lëshimi. Por kjo është maksimumi që ka të ngjarë të marrë Turqia.

Përkundër mendimit të senatores Graham, ka shumë gjasa që administrata Trump të mos bjerë dakord për një zonë të ndalim-fluturimit mbi Idlib, apo të ofrojë ndonjë lloj mbështetjeje direkte ushtarake. Që të funksiononte një zonë e tillë, SHBA – vetëm ose me NATO-n – do të duhej të angazhojë forcat e saj ajrore, dhe të rrezikojë një përplasje me Rusinë, e cila më siguri nuk do të dojë të heqë dorë nga monopoli që ka mbi hapësirën ajrore mbi Idlib.

Presidenti Donald Trump, që është zotuar t?i japë fund luftërave ?të kushtueshme?, dhe është gati të nisë fushatën për një mandat të dytë, padyshim që nuk do të rrezikonte të përfshihej në ngatërresa të reja të huaja. Edhe pse është përpjekur të zbusë tensionet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan gjatë muajve të fundit, ai është i interesuar të shmangë çdo lloje armiqësie të re me Rusinë.

S?ka dyshim, se Ankaraja është kryesisht fajtore për situatën në të cilën gjendet. Për vite me radhë, ajo i ka trajtuar me përbuzje aleatët e saj tradicionalë, si dhe i ka shpërfillur shqetësimet e tyre të sigurisë. Kjo përfshin edhe tolerimin e militantëve të ISIS-it, që hynë në Siri përmes Turqisë, shkeljen e Aktit të Sanksioneve Kundër Iranit të Kongresit Amerikan përmes një banke shtetërore turke, kërcënimin se do të ndalojë përdorimin nga NATO të bazave turke, blerjen e sistemit raketeror rus S-400 Rusia, megjithë paralajmërimet e përsëritura mbi rreziqet e sigurisë, si dhe refuzimin për të mbështetur planet e aleancës për mbrojtjen e vendeve balltike përpara samitit të NATO-s dhjetorin e kaluar, vetëm sa për të përmendur disa shembuj.

Izolimi i Turqisë, është pasojë e politikës idiote të Ankarasë për distancimin nga Perëndimi, ndërsa vetë është përfshirë më shumë sesa duhet në luftën e egër civile në Siri.

Pa aleatë të fortë, ajo do të ketë më pak zgjidhje në dispozicion, duke u detyruar të gëlltisë ?pilulën e hidhur?, dhe të pranojë kushtet e Rusisë për një armëpushim të përkohshëm, që

do t?i shërbejë konsolidimit të arritjeve të fundit të Asadit në Idlib. Pastaj, në vend se të mburret me pronësinë e politikave të tij të pamatura, Erdogan dhe rrethi i tij i brendshëm, do ta shpallin këtë si një shembull tjetër, se Turqia po braktiset nga Perëndimi./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga