Connect with Us

22 vjet nga rënia e familjes Jashari/ Basha: Të përmbushim amanetin e heronjve

Politikë

22 vjet nga rënia e familjes Jashari/ Basha: Të përmbushim amanetin e heronjve

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi nërrjetet sociale, Basha nderon veprën e familjes Jashari dhe kujton edhe një herë amanetin e tyre.

Ndërsa thekson se 5 marsi i 22 viteve më parë në Kosovë shënon një kthesë të madhe në historinë shekullore.

“5 marsi i vitit 1998 shënon kthesën e madhe në historinë shekullore të përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri. 22 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për bijtë e shqipes.

Epopeja e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin vuri gjakun në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur! Sot përulemi me nderim përpara veprës se Adem Jasharit, familjes Jashari, bijave dhe bijve të Kosovës që dhanë jetën dhe kurrë nuk u dorëzuan para masakrave, terrorit dhe genocidit barbar.

Sot teksa gëzojmë lirinë e Kosovës kemi akoma shumë për të përmbushur amanetin e heronjve tanë në Shqipëri e Kosovë. Por jam i bindur se kombi do t’ja dalë të ndërtojë mbi sakrificat e martirëve, të nesërmen e dinjitetit dhe standarteve europiane.

LEXO EDHE:  “As shiu nuk i ka penguar”/ Basha nis avazin e videove nga makina

Lavdi e pavdekshme komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, nderim përjetë familjes Jashari dhe bijve e bijave të Kosovës që dhanë jetën per liri!”, shkruan Basha në reagimin e plotë./CNA.al

 

No photo description available.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata e Patozit/ “Rama nuk do ta shkarkojë Ilir Metën”

Publikuar

-

Nga

“Edi Rama nuk do ta shkarkojë Ilir Metën”. Kështu deklaroi koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi pasditen e sotme.

Patozi deklaroi në studion e Abc News se kryeministrit Edi Rama nuk i intereson ta shkarkojë presidentin.

“Ai nuk do të shkarkohet se Ramës i intereson një presidenti i deligjitimuar. Qeveria po e konsideron presidentin si pengesë”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” aleati i Bashës/Politikë leshi! Çfarë bëjnë Rama-Basha-Meta

LEXO EDHE:  Rama i dha 48 orë/Basha: Ke 48 ditë afat, ndryshe do përballesh me ...!

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela nuk kursehet/“Rama të japë dorëheqjen, Meta nuk e çon deri në fund mandatin presidencial”

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka bërë sërish deklarata kundër presidentit Ilir Meta, teksa foli për protestën e organizuar nga Kreu i Shtetit dhe veprimet e këtij të fundit.

Ngjela deklaroi me bindje se Meta nuk e çon deri në fund mandatin presidencial.  Sipas avokatit, Presidenti ende nuk ka bërë vepër penale, por ka shkelje të rëndë kushtetuese.

Ngjela nuk ka kursyer as kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha në emisionin “45 minuta” se duhet të japë dorëheqjen.

LEXO EDHE:  “As shiu nuk i ka penguar”/ Basha nis avazin e videove nga makina

LEXO EDHE:  Andi Bushati zbulon detaje nga pakti Rama-Basha/Si e përjetoi LSI

“Rama duhet të japë dorëheqjen. Është shefi i mazhorancës dhe mazhoranca ka ligje. Duhet të ketë një qeveri të pranueshme, e cila nuk ka pikëpyetje korruptive”, nënvizoi Ngjela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Yuri Kim takon ministren e Kulturës/ 800 mijë $ për riparimin e dëmeve nga tërmeti të objekteve kulturore

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Në takim është diskutuar, ndihma e SHBA për riparimin e dëmeve nga tërmeti në vendet historike.

Ambasadorja Kim theksoi se SHBA do të akordojë 800 mijë dollarë për riparimin e dëmeve në Kalanë e Krujës, Kalanë e Prezës dhe vendet historike në Durrës.

LEXO EDHE:  Albana Vokshi "kundër" Bashës/ I del në krah Topallit e Bregut

 

LEXO TE PLOTE