Connect with Us

Zbardhen vendimet e KLP/ Prokurorja që arrestoi Rexhep Rrajën komandohet ndihmës-magjistrate në ILD

Lajme

Zbardhen vendimet e KLP/ Prokurorja që arrestoi Rexhep Rrajën komandohet ndihmës-magjistrate në ILD

Publikuar

-

Zbardhen vendimet e marra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KLP ka miratuar një ndryshim në nenin 3, të pikës 3 të rregullores, e cila thotë se: “Një prokuror nuk mund të komandohet 4 herë në të njëjtin pozicion ose në një pozicion tjetër”.

Mësohet se një tjetër vendim i marë është komandimi i prokurores së Krujës, Mirela Kapo, si ndihmës-magjistrate pranë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë me kryetar Artur Metanin për një periudhë 5- vjeçare.

Por Kapo është një emër i njohur për botën e medias, pasi është prokurorja që kërkoi arrestimin e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist, Rexhep Rraja, i cili ushtroi dhunë ndaj të dashurës Xhisiela Maloku.

LEXO EDHE:  Komisioneri publik kërkoi shkarkimin/ KPA jep vendimin për anëtarin e KLP-së

Ndërkohë, një tjetër vendim i marrë është mbarimi i mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë i Besnik Canit, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës. Cani u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi ngeci në vetting.

Gjithashtu, Këshilli ka hedhur shortin për përzgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Përkohshëm, që do të shqyrtojnë arkivimin e ankimit të një shtetasi kundër një prokurori. Për shqyrtimin e kësaj kërkese, u krijua komisioni i përbërë nga Tartar Bazaj, Alfred Balla dhe Kostaq Beluri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“U deformua e vërteta”/ Avokati i Henri Çilit sulmon Ardi Veliun

Publikuar

-

Nga

Avokati i Henri Çilit, Ardian Visha ka folur sërish për arrestimin e pronarit të EUT-së, ndaj të cilit janë ngritur 6 akuza të rënda.

Visha tha se ndaj Çilit është marrë një vendim i dhunshëm që i mori 48 orë liri. Ai e cilësoi të nxituar veprimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliut, i cili doli në konferencë dhe falenderoi prokurorin.  Gjithashtu, avokati ngriti akuzat se është deformuar e vërteta.

“Nga konferenca e shtypit kam vërejtje për formën dhe përmbajtjen e saj. Mbyllet Konferenca me Ardi Veliun që falenderon prokurorin, një veprim amator. Pra s’mund ta falenderojë. Nuk mund të vlerësohet për aftësi ai që është superior para teje. Më pas seanca u shit si një punë e prokurorisë së Përmetit që rezultoi nga përgjimet e këtij institucioni. Kishte deformime të së vërtetës. Deformime që që ndrojnë në çdo veprim logjik në atë që u shkrua dhe që u fol nga këta”, u shprehVishaj në studion e News 24./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

KLP me 10 anëtarë/ Largohet Besnik Cani, Olsian Çela drejt hapjes së garës

Publikuar

-

Nga

Prokurori Besnik Cani nuk do të jetë më anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në mbledhjen e kësaj të mërkure KLP ka shpallur vakancën për postin e Canit duke kërkuar nga prokuroria e përgjithshme të hap garën për zëvendësimin e tij.

Cani u shkarkua pak ditë më parë nga posti i prokurorit për shkak të pasurisë, vendim i kolegjit të apelimit çka solli edhe humbjen e mandatit si anëtar KLP-je.

Cani erdhi në këtë post pas një votimi mes prokurorësh të cilët e përzgjodhën atë si përfaqësuesin e tyre në KLP në kohën e drejtimit të kryeprokurores Arta Marka.

Me marrjen e vendimit nga KLP për shpalljen e vakancës pritet që kryeprokurori Olsian Çela të firmos mbledhjen e përgjithshme të hetuesve të cilët do duhet të zgjedhin brenda tyre zëvendësuesin e Canit.

LEXO EDHE:  Debate në mbledhjen e KLP/ Gent Ibrahimi braktis sallën

LEXO EDHE:  Prokurorët e skandaleve/ SPAK dështon ende pa u ngritur

Një tjetër vendim i KLP-s ka qenë edhe emërimi i përkohshëm i prokurores Mirela Kapo si anëtare magjistrate pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ndërkohë që pritet konstituimi i KLP-s edhe me anëtarin e saj të 11 në këtë këshill pritet që brenda muajit mars të mbërrij edhe emri i kreut të byrosë kombëtare të hetimit i cili duhet të marrë votat e anëtarëve të KLP.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kush është prokurori që arrestoi Henri Çilin/ Pasuria dhe skandalet, nga lirimi i nipit të diktatorit, denoncimi në “STOP” dhe mbyllja e shumë dosjeve

Publikuar

-

Nga

Me një skedë pasurie që tregon se prokurori që arrestoi Henri Çilin është një njeri për t’i “qarrë hallin”, por jo pa “bëma” gjatë ushtrimit të detyrës së tij, në disa prokurori të ndryshme.

E ka filluar punën duke marrë kredi për blerje kompjuteri, pastaj kredi për makinën e tij, më pas makinë me kredi për bashkëshorten dhe në fund një kredi për shtepi në Fier.

Asllan Barjamaj jeton me rrogën e tij dhe të bashkëshortes dhe e vetmja pasuri e krijuar është shtepia në Fier ku dhe ka një borxh prej gati 40 mijë euro nga të cilat 10 mijë tek një person privat.

Por Barjamaj nuk është i panjohur për mediat. Ai ka qenë pjesë e një raportimi në emisionin investigativ “STOP”, ku për një gabim të tij, apo siç e quan “ngatërresë” ai i bllokoi pa të drejtë një shtetasi mjetin e tij për të paktën 4 muaj.

Bajramaj gjithashtu ka qenë prokurori që ka kundërshtuar lirimin me kusht të Ermal Hoxhës, nipit të diktatorit në Gjykatën e Fierit, por gjyqtari i çështjes Pirro Sota i rrëzoi kundërshtimet e Prokurorisë si të pabazuara dhe Hoxha u la i lirë.

Prokurori Asllan Barjamaj gjithashtu në raportet e institucionit del si një person që shumicën e çështjeve nuk i fillon, i pezullon, i pushon ose i transferon. Në një dokument zyrtar të prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë në Përmet gjatë analizës për vitin 2017, saktësisht për periudhën Janar –gusht 2017, gjithsej ka trajtuar 46 procedime penale , ( pa mosfillimet )nga te cilat : 15 procedime penale i ka mosfilluar, 14 procedime penale i ka pezulluar, 16 procedime penale i ka pushuar, 12 procedime penale i ka derguar per gjykim, 4 procedime penale i ka transferuar.

Kujtojmë se disa ditë më parë pronari i UET, Henri Çili u arrestua pas finalizimit të operacionit “Mezhgorani” pasi ndaj tij rëndonin 6 akuza.

Sipas hetimeve, Çili, dyshohet për të paktën 6 vepra penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Ditën e dielë, Gjykata e Përmetit liroi nga qelia Çilin duke vendosur për të masën “detyrim paraqitje”.

Çili është mes 31 të arrestuarve të operacionit “Mezhgorani”, ku midis tyre është edhe biznesmeni Sait Fishta nga Shkodra.

Skeda e pasurisë se prokurorit Asllan Barjamaj

Viti 2006
Shpërblim nga shkolla e Magjistraturës për periudhën 9 mujore, shuma 360 000 lekë.
Shpërblim nga pjesëmarrja në bordin Drejtues të shkollës së Magjistraturës, 27 000 lekë.

Viti 2007
Pagë si prokuror i Rrethit Gjyqësor Vlorë, nuk kuptohet shifra.

Viti 2008
Blerje e një kompjuteri, marrë me kredi, shuma 70 000 lekë.
Overdraft plus 750 000 lekë nga vitit 2007 total 150 000 lek.
Në posedim një automjet tip “Fiat Punto” mevlerë 150 000 lekë.
Pagesa mujore në Prokurorinëe Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe nga 21 nëntori i 2008-ës nëProkurorinë Gjirokastër, 75 000 lekë.
Shpërblimpër fundvit 9000 lekë.
Paga e bashkëshortes 210 000 lekë.
Shpërblimi i marrë nga bashkëshortja në fundvit 10000 lekë .
Kredia 70 000 lekë, shuma e shlyer 43 000 lekë, shuma e pashlyer 27 000 lekë.
Overdrafti me shumën 75000 lekë, asnjë lekëi shlyer.

Viti 2009
Automjet Mercedez Benz, blerë në vitin 2007 nga lekët e marra kredi, vlera 2500 euro.
Paga vjetore 840 000 lekë.
Shpërblim marrë nga Prokuroria e Përgjithshme Tiranë 85 000 lekë.
Paga e bashkëshortes 200.000 lekë
Depozitë në bankë 200 000 lekë.
Në shtator të vititi 2009 marrë kredi me shumën 500 000 lekë për shpenzime mujore, shuma e shlyer 15 000 lekë, Gjendja e detyrimit të mbetur pa paguar 480 000 lekë.
Është përgjysmuar shuma e overdraftit, paguar 75 000 lekë, mbetur pa paguar 75 000 lekë.

Viti 2010
Kam siguruar të ardhura nga paga dhe shpërblime të dhëna për shkak të 950 000 lekë.
Kam përfituar pagë mujore 85 000 lekë plus 15 000 si pasojë e vështirësive në punë, plus 1 pagë 80 000 lekë, plus dieta që kapin shumën 950 000 lekë.
Shtator 2010 kam marrë kredi shtesë mbi kredinë e marrë në vitin 2009 në shumën 250 000 mijë lekësh dhe detyrimi gjithësej është 700 000 lekë.
Deklarimet e bashkëshortes
Të ardhura nga paga mujore 500 000 mijë lek në vit.
Të ardhura nga kryerja e akteve të ekspertimit për interesa të Gjykatës sëRrethit Gjyqësor Gjirokastër 50 000 lekë në vit.
Tërheqja e depozitës 200 000 lekë,
Marrë hua në formëne overdraftit 120 000 lekë.

Viti 2011
Të ardhura nga paga 840 000 lekë në vit.
Pagesat për punë jashtë orarit 90 000 lekë.
Marrë shpërblim nga Prokuroria e Tiranës 50 000 lekë.
Paga e bashkëshortes për 10 muaj, 450 000 lekë.
Kredi 350 000 lekë vazhdon të jetë aktive, paguhet kësti mujor 142 500 lekë. Vazhdon të jetë aktive kredia 700 000 lekë.
Shuma e shlyer rreth 50 000 lekë.
Deklarimet e bashkëshortes
Të ardhura nga paga mujore 450 000 lekë.

Viti 2012
Gjendje kesh 150 000 lekë.
Të ardhura nga paga mujore nga puna si prokuror nëProkurorinë e Përmetit 900 000 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënia në universitet jo publik 92 000 lekë.
Paga e bashkëshortes 107 000 lekë.
Kredia me shumë 750 000 lekë, gjendja detyrimit të pashlyer 580 000 lekë.
Kredia 350 000 lekë, gjendja e detyrimit të pashlyer 200 000 lekë.

Viti 2013
Të ardhura nga paga, orët shtesë, shpërblime, total 897 939 lekë.
Bashkëshortja ka marrë nga puna që kryente deri në tetor të 2013 pagën prej 40 000 lekë. Pas muajit tetor trajtohet me sigurime shoqërore me 80% të pagës me leje lindje.
Tëardhuranga mësimdhënia 250 000 lekë.
Bashkëshortja ka marrë hua në formën e overdraftit 80 000 lekë.
Vazhdon ekziston detyrimi ndaj kredisë 750 000 lekë si dhe detyrimi ndaj kredisë 350 000 lekë.

Viti 2014
Shitje e automjetit 100 000 lekë.
Paga nëProkurorinë e Shkallës sëParë 1.220.350 lekë.
Në muajin korrik 2014 është shlyer plotësisht kredia në 110 000 lekë.
Detyrimi në bankë nga 70 000 lekëështë shtuar në 240 000 lekë.
Deklarimet e bashkëshortes
Shpërblimet e lejes së lindjes, dhe paga mujore 310 000 lekë.

Viti 2015
Në muajin mars bashkëshortja ka blerë automjet me të ardhurat e kursyera nga rrogat mujore që marrim të dy, shuma 150000 lekë.
Kam kursyer shumën prej 530000 lekësh që ndodhen në një llogari në emër të bashkëshortes, 280000 prej të cilave janë kursime vjetore dhe 250000 janë marrë kredi.
Paga nëProkurorinë e Shkallës së Parë, shpërblime dhe dieta ose udhëtime, shuma 1523054 neto, 1.190378 bruto.
Paga e bashkëshortes nëZyrën Arsimore Përmet, shuma 43000 lekë në muaj, 520000 lekë në vit.
Detyrime nga kredia e marrë në vitin 2010 është paguar 14300 lekë. Shuma e shlyer 43.000 lekë deri në mars, gjendja e detyrimit 450000 lekë.
Në mars është shtuar mbi kredinë ekzistuese 250000 lekë, për shkak se (nuk kuptohet) është shtruar në QSUT. Janë shlyer nga muaji mars 187000 lekë, gjendja e detyrimit 600000 lekë. Detyrimi ka shkuar në shifrën 700000 mijë lekë.
Deklarimet e bashkëshortes
Kam blerë automjet në shumën 140000 lekë.
Të ardhura nga paga mujore si punonjëse në administratën e Zyrës Arsimore Përmet, pagë mujore 43000 lekë, në total vjetor520000 lekë.
Kemi kursyer shumën 530000 lekë nga rrogat.
Kredia e marrë me bashkëshortin shkon në shumën 700000 lekë pas ndryshimeve.

LEXO EDHE:  Gara për KLP/ Ja kush ka marrë më shumë pikë

LEXO EDHE:  Debate në mbledhjen e KLP/ Gent Ibrahimi braktis sallën

Viti 2016
Blerë apartament në Fier me sipërfaqe 89 m2, burimi i krijimit 4160000 lekë marrë kredi më 10 qershor. 10 mijë euro borxh marrë më 8 qershor nga një person fizik. Vlera 45000 euro.
Janë shuar dy llogaritë bankare në emër të bashkëshortes në shumën 530000 lekë, pasi kanë kaluar në llogari të noteres për blerjen e banesës dhe një shumë prej 30000 mijë lekësh në qershor. Vlera 560000 lekë ose 4 mijë euro.
Është derdhur si kapar për lidhjen e kontratave shuma 1000 euro në llogari të noteres për blerjen e apartamentit.
Paga dhe orët jashtë orarit të marra nga Prokuroria Përmet deri në 15 korrik si prokuror dhe nga korriku si drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, shuma 1231240 lekë.
Paga e bashkëshortes në shumën 44000 lekë pagesë mujore si punonjëse sociale pranëZyrës Arsimore Përmet, shuma 530000 lekë.
Të ardhura nga shitja e automjetit më 6 gusht, të regjistruar në emër të bashkëshortes, shuma 130.000 lekë.
Në tetor nga llogaria personale dhe e pagës ka kaluar 90000 lekë, duke ja dhënë borxh një të njohuri. Shuma mëështë kthyer në nëntor.
Kredi konsumatore e marrë me bashkëshorten më 26 tetor në shumën 500000 lekë. Shlyer 16000 lekë në muaj, gjendja e detyrimit 494002 lekë.
Kam aplikuar me bashkëshorten në shumën 35 mijë euro, por është miratuar shuma 5160000 lekë ose 30 mijë euro për blerjen e banesës. Shuma e shlyer 4091377 lekë, gjendja e detyrimit 4091377 lekë.
Kredi me kufi (overdraft). Është ndryshuar duke u marrë 60000 lekë, me afat 30 vjet, shuma totale është 280000. Gjendja e detyrimit 170000 lekë.
Deklarimet e bashkëshortes
Bashkëpronare e apartamenti të blerë në Fier me sipërfaqe 89 m2, burimi i krijimit 4160000 lekë marrë kredi më 10 qershor. 10 mijë euro borxh marrë më 8 qershor nga bashkëshorti, nga një person fizik. Vlera 45000 euro.
Llogari bankare në emrin tim, shuma 20000 lekë.
Shuma e kursyer ka kaluar në qershor të 2016-ës për blerjen e apartamentit në llogari të noteres, plus një shumë prej 30000 mije lekësh në qershor. Vlera 560000 lekë ose 4 mijë euro.
Bashkëkredimarrëse me bashkëshortin në shumën 35 mijë euro,por është miratuar shuma 5160000 lekë ose 30 mijë euro për blerjen e banesës. Vlera në shifra 4091377 lekë.
Paga mujore si punonjëse sociale pranëZyrës Arsimore Përmet në shumën 44000 lekë.
Të ardhura nga shitja e automjetit tip Benz Mercedes, shuma 130000 lekë.
Marrje kredie për blerje elektroshtëpiakesh, vlera 100000 lekë, këst mujor 10250 lekë. Shuma e shlyer 50000 lekë, gjendja e detyrimit 65000 lekë.

Viti 2017
Paga mujore si drejtues i Prokurorisë Përmet deri në 1 shtator dhe nga 31 dhjetori si prokuror seksioni. Paga e bashkëshortes deri në 1 tetor pranëZyrës Arsimore Përmet. Shuma 1692976 bruto dhe 1291107 lekë neto dhe 450000 nga bashkëshortja.
Blerja e një automjeti në 12 dhjetor, shuma 120000 lekë.
Shlyerja e kredisë konsumatore të ardhura pjesërisht nga kursimet vjetore dhe pjesërisht nga një borxh i marrë nga një mik. 250000 lekë kursime dhe 150000 lekë marrë hua.
Shlyerja e kredisë nga bashkëshortja për elektroshtëpiaket, 70000 lekë.
Shlyerja e kësteve mujore për kredinë hipotekore, 25250 lekë në muaj.
Paga personale përfshirë orët jashtë orarit, pagë mujore afro 110000 lekë në muaj.
Paga e bashkëshortes deri më 1 tetor nëZyrën Arsimore Përmet me 44000 në muaj. Afërsisht 450000 lekë.
Marrë hua nga një mik për shlyerje kredie konsumatore në qershor, 150000 lekë.
Detyrim për overdraftin, afërsisht 220000 lekë.
Bashkëshortja ka overdraft, 80000 lekë.
Vazhdon huaja e marrë për blerje banese në shumën 10000 euro.
Në qershor kam marrë hua shumën 150000 lekë
Shlyer kredia konsumatore në qershor nga kursimet dhe të ardhurat e mia dhe bashkëshortes dhe pjesërisht hua nga një person, shuma e shlyer 400000 lekë.
Shlerja e kredisë nga bashkëshortja duke paguar këste mujore 10000 lekë në muaj për elektroshtëpiaket. Shuma e shlyer 100000 lekë.
Shlyerja e kredisë me këste mujore për kredinë hipotekore për blerje banese, shuma e shlyer 25280 lekë për çdo muaj, gjendja e detyrimit 394996337 lekë.
Deklarimet e bashkëshortes
Gjithçka e deklaruar nga bashkëshorti nuk ka ndryshime, përfshirë të ardhurat, blerjen e automjetit, shlyerjet e kredive dhe borxhet.

Viti 2018
Kam shlyer për çdo muaj kredinë hipotekore për blerje banese, shlyer 380276719 lekë.
Vazhdon të kem borxhin 10000 euro ndaj një personi fizik, marrë për blerje banese.
Është shlyer borxhi prej 150000 lekësh të marra në 2017-ën.
Vazhdon të kem overdraftin në shumën 280000 lekë, por në dhjetor në llogarinë e pagës gjendeshin –267977 lekë.
Paga dhe shpërblimet, 1257162 lekë.
Paga e bashkëshortes si punonjëse pranëDrejtorisë Arsimore Fier me pagë mujore 46022 lekë në muaj.
Kredi hipotekore me bashkëshorten për blerjen e banesës, shlyer 25000 lekë në muaj, gjendja e detyrimit 380276719
Nuk kam shlyer ende borxhin 10 000 euro të marë për blerje banese.
Kam shlyer borxhin e marrë tek një person, 150000 lekë.
Me bashkëshorten kam detyrime overdraft.
Deklarimet e bashkëshortes
Paga mujore si punonjëse pranë Drejtorisë Arsimore Fier, 46022 lekë në muaj. Shuma 552000 lekë.
Kam shlyer një pjesë të orverdraftit në shumën 80000 lekë. Kam një borxh në shumën 25000 lekë.
Kam kursyer nga paga 91044 lekë.
Kredi hipotekore me bashkëshortin, janë shlyer këste mujore 25000 lekë, gjendja e detyrimit 380276719 lekë.
Kredi konsumatore, shlyer 40000 lekë, gjendja e detyrimit 40000 lekë.
Detyrim 25000 lekë.

 

Kush është Henri Çili dhe si denoncohej nga CNA.al

Detajet/ Kur e ndryshoi emrin Henri Çili

Naim-Henri Çili, lëpirësi apo lobisti i të gjitha palëve?!

“700 mijë euro, apartamente në Velipojë e toka” / Zbardhen detajet e marrëveshjes së Çilit me Alikon për t’i liruar djemtë

Video-Çili me pranga drejt burgut/ Pamje nga arrestimi i pronarit të UET

Gjashtë akuzat kundër pronarit të UET/ Henri Çili flet pas arrestimit

Dokument/ “Legal Studio” është 100% pronë e Henri Çilit dhe zyrë e UET për akte juridike, bankare e dorëzani pasurore

Skandali-“Dosja Çili”/ Pse u fsheh identiteti i drejtuesit të lartë që premtoi favore të paligjshme

Çfarë e lidh arrestimin e Henri Çilit me Ben Blushin dhe Ardian Dvoranin?!

 

LEXO TE PLOTE