Connect with Us

Vijon përhapja e koronavirusit/ Infektohet kryetarja e bashkisë së Piacenzas

Bota

Vijon përhapja e koronavirusit/ Infektohet kryetarja e bashkisë së Piacenzas

Publikuar

-

Kryetarja e bashkisë së Piacenzas, Patrizia Barbieri, është infektuar me “Coronavirus”.

Sipas mediave italiane, Barbieri pas testeve të kryera ka rezultuar e infektuar me “Coronavirus”.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane kryetarja e bashkisë së Piacenzas ishte paraqitur me temperaturë të lartë e kollë të fortë.

Kujtojmë se deri më tani në Itali kanë humbur jetën 107 persona ndërsa janë infektuar mijëra të tjerë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Dyshohej për 10 të raste/ IKSHPK: Asnjë i prekur me koronavirus në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se 10 pacientë të shtruar në spital, dyshohet se ishin infektuar me koronavirus.

IKSHPK njofton se pas kontrollit, fatmirësisht ka rezultuar se në Kosovë ende nuk ka koronavirus.

“Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2. Me datë 04.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar dhjetë pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative domethënë të dhjetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS CoV-2”, thuhet në njoftimin që i është dërguar mediave.

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohen 2 shqiptarë me 5 kilogram kokainë

LEXO EDHE:  Italia nuk gjen qetësi/ Regjistrohen dy tërmete

IKSHPK deklaron se që nga data 8 shkurt deri në ditën e sotme janë testuar gjithsej 52 mostra të dyshimta e koronavirus, por që të gjitha kanë rezultuar negative./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Një muaj kryeministër/ Albin Kurti bën bilancin e vendimeve të rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një bilanc një-mujor lidhur me vendimet që ka marrë ai dhe qeveria e tij që në momentin që ka marrë postin e kryeministrit.

Kurti rendit të gjitha vendimet e rëndësishme që janë marrë në këto 30 ditë.

Kryeministri Kurti bën me dije se ndër vendimet më të rëndësishme që u morrën janë: Ulja e pagave të zyrtarëve, ndarja e mjeteve financiare me vlerë 200 mijë për Shqipërinë pas tërmetit, ndarja e mjeteve financiare për parandalimin e situatave të mundshme emergjente për shkak të epidemisë, anulimi i disa tenderave pa miratim buxhetor, etj.

“Sot u bë një muaj prej se zyrtarisht mora detyrën si Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Qeveria jonë mori shumë vendime të mira e të rëndësishme. Ja disa prej tyre:
– U përgjysmuan pagat e kryeministrit, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave dhe stafit të tyre, por jo edhe pagat në sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese.
– U shkarkuan shtatë koordinatorë nacionalë.
– U emërua Komiteti për Partneritet Publiko-Privat, në përbërje të të cilit janë pesë ministra.
– U aprovua Nisma e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për negocimin e “Marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital” në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Finlandës, dhe gjithashtu me Mbretërinë e Holandës.
– U ndanë mjete financiare në shumë prej 29,809.10 euro për projektin e GIZ-it, fonde që janë dhënë prej tij për mbështetjen e refugjatëve nga Republika e Shqipërisë gjatë qëndrimit në parkun inovativ të Biznesit në Prizren, me rastin e tërmetit.
– U aprovua mbështetja financiare për shmangien e dëmeve nga fatkeqësia natyrore e stuhisë së fuqishme në komunën e Pejës dhe Istogut. Sipas raportit të komisionit, dëmet arrijnë shumën prej 433 mijë euro.
– U aprovua Rregullorja për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.
– U shkarkua Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” Sh.A.
– Sekretarët e përgjithshëm nga ministritë e prekura, nga riorganizimi që zvogëloi numrin e ministrive, kaluan në listën tepricë sipas legjislacionit në fuqi për shërbimin civil.
– U shfuqizua vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për pagat e ish-ministrave e ish-zëvendësministrave pasi ata përfundojnë mandatin.
– U aprovua në parim Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës dhe u aprovua në parim Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.
– U aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 200 mijë euro si mbështetje financiare për Republikën e Shqipërisë, me qëllimin e ndihmës në riparimin e dëmeve nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.
– U aprovua propozimi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrit të Financave dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje në programin e BE-së “Customs 2020” dhe në programin tjetër të BE-së “Fiscalis 2020”.
– U shkarkua Bordi i Drejtorëve i Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” Sh.A.
– U shfuqizua Vendimi i Qeverisë i datës 11.09.2018, për aprovimin e koncept-dokumentit për ndryshimin e politikave fiskale dhe bujqësore për prodhimin e duhanit dhe cigareve në Kosovë.
– U ndanë mjete financiare në shumë prej 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për parandalimin e situatave të mundshme emergjente për shkak të epidemisë.
– U aprovua propozimi i Ministrisë së Drejtësisë për themelimin e Grupit të Ekspertëve të pavarur që do të dizajnojë parimet udhëheqëse, skenarët dhe elementet e reformës së Vettingut në sistemin e drejtësisë, dhe që përbëhet nga 10 profesionistë kryesisht nga lëmia përkatëse, nën kryesimin e Qerim Qerimit, anëtar i Komisionit të Venedikut dhe profesor universitar, Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës.
– U shkarkuan drejtorët e Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” Sh.A.
Qeveria jonë, përkatësisht ministrat, e saj po bëjnë punë të palodhur dhe të madhe. Disa prej vendimeve që kanë marrë ata janë:
– Shfuqizimi i vendimeve të emërimeve të 14 konsujve nëpër botë.
– Anulimi i tenderit 110 milionësh i autostradës Prishtinë-Gjilan i shpallur pa miratim buxhetor.
– Anulimi i ndërtimit të lagjes pranë liqenit të Badovcit.
– Ministria e Integrimit Evropian do të kursejë 330 mijë euro çdo vit pasi që është zhvendosur në objektin e Qeverisë së Kosovës dhe kështu nuk do të paguaj qira dhe shpenzime komunale.
– U nënshkrua marrëveshja me Bankën Botërore për të mbështetur Kosovën me një grant prej 2,785,000 dollarë, i cili u dedikohet komunave për zhvillimin e aftësive të rinisë.
– U anuluan tri vendime të ish ministres së Integrimit Evropian, duke kursyer kështu rreth 400 mijë euro.
Vazhdojmë…”, shkruan Kurti në një postim në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE

Bota

Konfirmohen dy zyrtarë të Bashkimit Europian me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Agjensia Evropiane e Mbrojtjes dhe Këshilli kanë konfirmuar sot dy raste të konfirmuara me koronavirus në institucionet e BE-së.

Sipas deklaratës  së Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes, një anëtar i stafit rezultoi pozitiv dhe aktualisht është izoluar në shtëpi.  Zyrtari, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije shfaqi simptoma të koronavirusit mbrëmjen e së shtunës dhe që prej asaj dite nuk është kthyer të punojë në zyrë.

Media ndërkombëtare “Politico”, raporton se zyrtari ishte kthyer në Bruksel nga një vizitë në Itali më 23 shkurt.

Agjensia njoftoi se edhe anëtarët e stafit që ishin në kontakt të ngushtë me kolegun në fjalë janë izoluar për 14 ditë si masë paraprake. Gjithashtu mësohet se janë anuluar edhe takimet që do të zhvilloheshin në Bruksel.

Ndërkohë Këshilli i Bashkimit Evropian deklaroi se një nga anëtarët e stafit të tij kishte testuar pozitivisht për koronavirusin.

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohen 2 shqiptarë me 5 kilogram kokainë

LEXO EDHE:  Itali/ Një 32 vjeçar shqiptar me precedentë penalë qëllohet për vdekje

“Kolegu ishte në punë në GSC para se të sëmuret, kështu që ne po marrim masat e nevojshme për të kufizuar rreziqet e transmetimit të COVID-19 te të tjerët. Kjo do të thotë që ne jemi duke identifikuar personat me të cilët kolegu ka qenë në kontakt të ngushtë në vendin e punës që prej 4 ditësh para fillimit të simptomave”, tregoi William Shapcott, drejtori i përgjithshëm i Këshillit për zhvillimin dhe shërbimet organizative.

Zyra e shtypit e Këshillit konfirmoi rastin, duke thënë se virusi ishte transmetuar nga një person tjetër në Belgjikë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE