LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu/ Konfirmohet në detyrë zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit

4 Mars 2020, 12:20, Vetingu CNA
Vettingu/ Konfirmohet në detyrë zyrtari i lartë i Policisë

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë drejtorin e Drejtorisë së Krimit  Kundër Personit dhe Pasurisë në Policinë e Shtetit, Arben Dashi.

Dashi, rezultoi i pastër në kriteret e vlerësimit. Sipas raporteve, ai ka bërë deklarim të rregullt të pasurisë dhe nuk ka të dhëna që ka lidhje të papërshtatëshme me botën e krimit. Arben Dashi ndodhet në Polici që prej vitit 1985.

Kujtojmë se, më herët, Dashi mbante postin e drejtorit të Krimeve të Renda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërsa në 2014 ai u komandua në postin e drejtorit të Policisë së Qarkut të Tiranës në vend të drejtorit Ardian Çipa, i cili u nis për specializim jashtë vendit./CNA.al

Lajmet e fundit nga