LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ulja e papunësisë mashtrim statistikor”/ Ekonomisti "nxjerr zbuluar" Ramën, leksion për kryeministrin

4 Mars 2020, 13:51, Ekonomi CNA
“Ulja e papunësisë mashtrim statistikor”/ Ekonomisti

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, në datën 1 mars, ndërsa iu drejtua të rinjve socialist, deklaroi se papunësia në Shqipëri është në nivelet më te ulëta historike.

?Në fakt Shqipëria sot ka nivelin më të ulët të papunësisë. Shumë njerëz thonë se.. po se kanë ikur. Po në fakt matja e papunësisë … nuk nxirret në bazë të njerëzve që janë këtu sot, por mbi shumën e përgjithshme të popullsisë?-tha Rama.

 

Ndërkohë, ekonomisti Dritan Shano, në një prononcim për CNA.al hodhi poshtë pretendimet e Ramës, ndërsa theksoi se nuk bëhet fjalë për ulje të papunësisë, por për ulje të popullsisë. Sipas tij, mbi 500.000 njerëz kanë ikur nga Shqipëria gjatë qeverisjes së socialistëve.

?Norma e papunësisë së një vendi llogaritet si raport i të papunëve ndaj numrit të popullsisë aktive për punë ? grupmosha 16-64 vjeç. Ajo nuk llogaritet mbi ?shumën e përgjithshme të popullsisë?. Nga Shqipëria në vitet e qeverisjes socialiste janë larguar nga Shqipëria mbi 500.000 njerëz, kryesisht nën moshën 35 vjeç, kështu që nuk mund të bëhet fjalë për ulje të papunësisë, por për ulje të ?popullsisë?. Popullsisë së aftë për punë. E cila vazhdon të ikë nga Shqipëria në çdo formë e mënyre. Prandaj këtyre tipave që i bëjnë hesapet me rregull treshi i rezulton të jetë ulur papunësia. Ky është një mashtrim statistikor.?-tha Dritan Shano.

Më tej, ai theksoi se burimet kryesore të uljes së papunësise janë rritja ekonomike, rritja e eksporteve, rritja e investimeve private dhe publike, rritja e kreditimit të ekonomisë.

Po ashtu, Dritan Shano i jep një leksion të fortë kryeministrit, ndërsa shprehet se ?Rritja ekonomike në vitet e fundit është rishikuar gjithnjë me ulje dhe mbetet ne nivelet e 2+%; dhe kur rritet i dedikohet më shumë rreshjeve dhe prodhimit të energjisë sesa ndonjë arsyeje tjetër, qoftë kjo strukturore apo sektoriale. Qe kjo rritje ekonomike të ndikojë në uljen e papunësisë do duhet të ishte mjaft më e lartë. Dikush t?i shpjegoje kryeministrit ligjin e Okun si bazë fillestare e arsyetimit.?.

Sipas ekonomistit Shano, eksportet në 2019 janë 8,6% më të ulëta se në 2018, ato janë tkurrur ndjeshëm, pra nuk duket se kanë mundur të ulin papunësinë, por me gjasë për shkak të kësaj tkurrje, papunësia është rritur edhe më.

?Kredia për ekonominë ka ngrirë në 5 vitet e fundit, rritja e saj është e papërfillshme, ndërsa investimet publike nuk realizohen sipas parashikimeve buxhetore, pasi janë ato të parat shpenzime që shkurtohen rregullisht nga qeveria për të ruajtur defiçitin. Po ashtu, në vitet e fundit investime të huaja nuk ka patur.

Këto burime të rëndësishme të uljes së papunësisë që përmendëm janë si ato rrëketë e thara, të bëra zhur, ku nuk rrjedh ujë prej një kohe të gjatë.

Nuk po marr parasysh në këtë arsyetim, rritjen e korrupsionit, përkeqësimin e klimës së biznesit, nervozizmin shprehur të dhomave të tregtisë, braktisjen e shkollës etj.

Kështu që, kujtdo që i vjen të thotë se është ulur papunësia, më vjen t?i them, shiko së të është ulur popullsia. Ajo aktive për punë.?-tha për Dritan Shano për CNA.al

Lajmet e fundit nga