Connect with Us

Situatë kaotike në Urgjencën e Spitalit të Fierit/ Dhjetëra nxënës të helmuar mbërrijnë me barelë

Kronika

Situatë kaotike në Urgjencën e Spitalit të Fierit/ Dhjetëra nxënës të helmuar mbërrijnë me barelë

Publikuar

-

Situatë kaotike është krijuar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit pasi ambientetet e këtij spitali janë mbushur me nxënës të shumtë por edhe me familjarë të tyre.

Dhjetëra nxënës të shkollës “Janaq Kilica” kanë mbërritur me ambulancë në urgjencë pasi kanë pasur probleme në frymëmarrjen.
Mësohet se disa prej nxënësve kanë mbërritur në spital me barela.

Në spital ndodhet edhe Drejtori i Policisë së Fierit  po ashtu edhe Drejtoresha e Arsimit në Fier Yllka Beci.

LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë/ Dy gra të helmuara, me urgjencë në QSUT

Deri tani raportohet se janë të paktën 15 nxënës që kanë paraqitur simptoma dhe janë dërguar në spital.
Nxënësit kanë mbërritur në spital me marrje mendsh, të vjella, ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur shkaku i helmimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Foto/ Shkrumbohen 0.5 hektarë pyje në Pogradec

Publikuar

-

Nga

Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet e fshatit Guras, në peizazhin e mbrojtur tokësor–ujor në Pogradec.
Sipas raportimeve, mësohet se nga zjarri janë djegur rreth 0.5 hektarë pyje në Alarup.

Ndërsa stafi i PMTU Pogradec, ka luftuar për rreth dy orë me flakët, derisa ka mundur të neutralizojë vatrën e zjarrit.

 

LEXO EDHE:  Drejtoresha pezullon punësimet e portalit/ Lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja e 31-vjeçarit në Vlorë/ Zbulohet roli i Hans Jonuzaj

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e 31-vjeçarit Taulant Beqiraj në Vlorë.

Në këtë ekzekutim kanë marrë pjesë 3 persona, dy prej të cilëve, Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj, kanë dalë nga makina dhe kanë qëlluar Tauland Beqirajn, ndërsa Hans Jonuzaj i ka pritur në makinën tip “Ford” me targa AA 403 PX duke i larguar nga vendi i ngjarjes.

Pak minuta pas vrasjes policia arrestoi Hans Jonuzajn, 44 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tij. Policia sekuestroi makinën me të cilin u larguan 3 personat, si dhe një armë zjarri kallashnikov . Tauland Beqiraj nuk është një person i panjohur për policinë pasi ai ka precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në superstradën Fushë Krujë-Milot/ Shoferi 21 vjeçar në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:40 në superstradën Fushë Krujë-Milot, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas njoftimit të policisë një automjet i tipi ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. K., është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç dhe ky i fundit është trasportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 04.03.2021, në orën 13:40, në Fushë Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., dhe mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin F. Sh., 21 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi A. K., është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE