Connect with Us

Shtatëmbëdhjetë hijet e Ilir Metës

Opinione

Shtatëmbëdhjetë hijet e Ilir Metës

Publikuar

-

Nga Adriatik Doçi

Bën aheng, tollovi dhe shenja të marra me duar para Presidencës, me rastin e firmosjes së një dekreti rutinë.

Mbledh militantët e LSI dhe PD para Presidencës për t’u puthur me Fahri Balliun, me të cilin ka 30 vite që puthet në prapaskenë.

Thërret Bashën në takim dhe i kërkon të informojë Monikën (gruan e vet) për grushtin e shtetit, thua se me Monën i ndan një kontinent dhe jo një shtrat.

Akuzon ndërkombëtarët si organizatë kriminale duke tundur flamurin amerikan.

Mban fjalim kundër korrupsionit ndërkohë që nuk tregon financimin e tubimit ku po mban fjalim.

Mban fjalim kundër korrupsionit ndërkohë që ka deklaruar vilën me vlerë disa milionë euro në Gjirin e Lalzit, pallat në Laprakë, apartament 400 mijë euro dhe pasuri të tjera të paluajtshme, me vetëm dy paga shteti.

Kërcënon se do mësyjë Kuvendin, pra se do të bëjë një grusht shteti, në emër të shpartallimit të grushtit të shtetit që ekziston vetëm në kokën e tij.

Paralajmëron se do shpërndajë Kuvendin, pasi nuk ka 140 deputetë, duke pranuar se ka paskërka shkelur Kushtetutën deri më sot që nuk e ka shpërndarë, pasi Kuvendi ka një vit që nuk i ka 140 deputetë!

Nëse Kuvendi qenkërka i paligjshëm dhe ai paskërka tagër për ta shpërndarë, si mund të caktohen afate për ushtrimin e kësaj të drejte?

Ankohet për kapjen e Kushtetutës, duke qenë vetë protagonisti i kapjes së Kushtetueses, përmes dekretimeve të paligjshme të anëtarëve pa Veting, jashtë afatit, jashtë listës fituese dhe në një vend vakant të plotësuar.

LEXO EDHE:  “Kushtetutën duan ta rrëmbejnë dhe ta shqyejnë Ram-rilindasit”/ LSI thirrje për protestë

I dërgon letër Dvoranit që mos kualifikojë kandidat pa Veting për Kushtetuesen, ndërkohë që vetë dekretoi dy anëtarë pa Veting, konkretisht Besnik Muçin dhe Marsida Xhaferllarin.

Kërkon si arbitër Venecian dhe kur Venecia sjell raport se ka tejkaluar kompetencat, si në rastin e tre dekreteve për një palë zgjedhje, akuzon Venecian si të përfshirë në lojërat e maxhorancës.

Mbledh stafin e Presidencës dhe si 300 spartanët shkon në dyert e SPAK për të kallëzuar Etilda Gjonajn si puçiste, ndërkohë që kallëzimin mund ta dorëzonte një punonjës i Presidencës tek posta ose mund të bëhej direkt në faqen e SPAK, madje nga celulari.

Akuzon për grusht shteti kryeministrin, i cili ka 7 vite në pushtet, ndërkohë që grushti i shtetit bëhet për të marrë pushtetin dhe jo për të rrëzuar veten nga pushteti.

Vajton boshatisjen e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë, ndërkohë që ai bashkë me Berishën i emëruan anëtarët besnikë në këto dy gjykata, të cilët sipas pas Vetingut rezultuan hajdutë dyqanesh në Itali, ushtarë të krimit dhe të korruptuar.

Identifikon veten me Skënderbeun, i cili ishte kalorës i krishterimit dhe jo kalorës i bllokut të pazareve.

Shantazhon ambasadorin e BE me video rozë dhe në të njëjtën kohë kërkon hetimin e shantazhuesit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Yuri Kim shkëlqeu dhe foli shqip/ Votoni ndryshimin, dhe jo riciklimin e politikanëve që ju vodhën 30 vjet

Publikuar

-

Nga

“Do iu mbështesim fuqishëm”/ Yuri Kim: SHBA ka investuar 1.5 miliardë euro për Shqipërinë

Nga Kreshnik Spahiu

Yuri Kim dje shkëlqeu, ashtu si çdo ambasador tjetër në prag zgjedhjesh. Shkëlqimi i shkëlqesisë së saj erdhi 10 ditë para votimit, ashtu si Donald Lu 6 vite më parë kur dekriminalizoi sistemin politik shqiptar nëpërmjet thirrjes: “Mos votoni mercedesët e zi, me 5 emra të ndryshëm për kryetarë bashkish”.

Dje në intervistën me gazetarin e njohur Lutfi Dervishi, ambasadorja amerikane theksoi disa herë prezencën diplomatike dhe ushtarake të lartë pas 25 Prill në Shqipëri, duke dërguar mesazh të qartë të gjitha palve në Shqipëri që s’kanë asnjë shans që të destabilizojnë vendin apo rajonin për interesat e tyre private politike apo për rezultatin e zgjedhjeve.

Trupat amerikane fillonë stërvitjen ushtarake në 26 Prill dhe kjo do shoqërohet me një prezenc diplimatike shumë të lartë.

Shkëlqesia Yuri Kim, qartazi shprehu një vizion të partnerit patriotik për Shqipërinë, të dokusuar të tre prioritete pro shqiptare:
– intergimi i Shqipërisë
– zgjedhjet e lira dhe të ndershme
– stabiliteti politik
– reforma në drejtësi dhe ndëshkueshmëria.

Për herë të parë një përfaqsuese diplomatike, hedh një hap konkret me emra dhe dosje për zyrtar që duhen nxjerr jashtë sistemit. Ajo shkëlqeu dje më shumë se çdo diplomat dhe politikan shqiptarë me paanësinë e saj dhe pozicionin mbi palët.

LEXO EDHE:  Opozita kundër vendimit për Metën/ Braktis mbledhjen e komisionit

LEXO EDHE:  “Kushtetutën duan ta rrëmbejnë dhe ta shqyejnë Ram-rilindasit”/ LSI thirrje për protestë

Ajo shkëlqeu edhe me reagimin e saj pas intervistës, ku s’lejoi që disa media pro opozitare ta monopolizinin intervistën dhe ta keq-përdornin si fushatë elektorale për rotacion. Ajo shkëlqeu në paralajmërimin që i dha qeverisë e cila s’mund të ketë mbështetje amerikane nëse nuk jep shembuj ndëshkueshmërie.

Ajo shkëlqeu në mesazhin ndaj çdo partie e cila mbush listat e deputetve me kriminel. Ajo shkëleqeu sepse tregoi që e do Shqipërinë, më shumë se politikanët shqiptar që kanë 30 vjet e mjelin si “lopë”.

Por shkëlqimi më i madh i saj ishte sepse i tha mesazh shqip, 3 milion thashethemeve të rrugve, bareve dhe restorantve, që ankohen tash 30 vjet për politikanët e korruptuar.
Ata i keni në lista:

Ajo shkëlqeu sepse foli shqip dhe nuk ngatroi: Ndryshimin me riciklimin. Lexoni fletën e votimit sepse emrat e atyre që akuzohen për korrupsion 30 vjeçar nuk janë shkruar në anglisht……..

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse është katandisur Ilir Meta në këtë lloj dehjeje patologjike?

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta?

Nga Spartak Ngjela

Çfarë po ndodh me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta?

Kjo është pyetja që e ngrenë të gjithë. Madje, edhe ndërkombëtarët që kanë ndenjur larg kësaj çështjeje.

Meta  po i habit të gjithë me pretendimin e tij të një force ushtarake ose dhe popullore, të cilën nuk e ka fare.

Një herë Meta na thotë se do të bëjë kryengritje.

Pastaj, ai na thotë që 26 prilli është marrja e pushtetit me dhunë çliruese.

Pastaj, na tha që ky vetë do të priste duar e duar vjedhësish të votave.

Pastaj, i kërkon takim Ramës për zbutje, dhe ky nuk ia jep.

Pastaj, ai ngre lart figurën e Sali Berishës, “si një lider me aftësi humane dhe shtetformuese”, në mënyrë që ky ta ndihmojë Metën në një kryengritje antiamerikane në Shqipëri. Pse, o Metë, e ka harruar vitin 1997 Saliu?

Pastaj, Meta godet ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, dhe thotë që atë e drejton Edi Rama.

Pastaj, pasi ia thyen hundët Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, dhe i thotë që ambasadorja Yuri Kim ka vepruar vetëm sipas porosive që vijnë nga Uashingtoni, Meta hesht, dhe i sulet Uashingtonit dhe gjithë Perëndimit, njëlloj siç sulej Hitleri mbi shtetet që pushtonte.

Pastaj, thotë me tërbim që do të rrëzojë reformën  në drejtësi, se ajo është e Ramës. Por Uashingtoni politik qesh me të, dhe Matthew Palmer flet sërish e i thotë me  një farë ironie Metës: “Reforma në drejtësi në Shqipëri është tërësisht vepër e Amerikës”

Pastaj, Meta hesht, dhe turfullon së brendshmi, dhe del sërish duke thënë se do të “pushtojë Perëndimin”; kurse amerikanët qeshin dhe i thonë se Rusia është një shtet i drobitur.

LEXO EDHE:  “O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri”/ Meta tallet me Ramën

LEXO EDHE:  Krimet zgjedhore/ Kërcënon Meta: Kush prek votën, do të ketë ndëshkim spektakolar

Por, Meta prapë e prapë na del para shqiptare me ca fjali force të palidhura stilistikisht në gjuhën shqipe, dhe po i duket vetja se ka mbrapa një ushtri të tërë.

Mirëpo ky Meta nuk ka asnjë lloj force, veç duarëve dhe parave të vjedhura, fare forcë nuk ka, atëherë pse kërcënon Shqipërinë me ushtrim force?

Po paratë?

Ndoshta ka menduar që me paratë e tij të paguajë, për terror, individë të krimit. Por, ama, në këto ditë, edhe një arsenal armësh po i kapen krimit të organizuar. A thua të jetë rastisi kjo? Mos vjen kjo ngjarje nga hedhja në veprim e parave të Metës drejt bandave kriminale, dhe këto tani po kapen nga sistemi i sofistikuar perëndimor në Shqipëri?

Edhe nëse është kështu, që Meta po paguan krimin, prapë kjo është dobësia e tij. Krimi shqiptar nuk ka kurajë për të ushtruar terror antishtetëror, se e ka shumë frikë shtetin.

Po, pse është katandisur Ilir Meta në këtë lloj dehjeje patologjike?

Është rrjedhojë e frikës nga SPAK.

Por lodhet kot. Meta, SPAK-ut nuk i shpëton dot. Kërcënimi fëminor nuk e tremb dot politikën amerikane.

Por, a nuk e di Meta këtë?

Çthurrja mendore shpesh e çon në infantilizëm pushtetarin e akuzuar, dhe kjo moshë mendore prej fëmije, e katandis atë në një person qesharak, duke bërë të fortin, kur është pa fare forcë.

Prandaj, edhe shqiptarët po qeshin me Metën, gati në çdo darkë, para televizionit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Jak Simoni/ Protesta për ujin

Publikuar

-

Nga

Nga Jak Simoni/ Protesta për ujin

Ndonëse në vendin tonë  në prag të zgjedhjeve “punohet” dhe protestohet më shumë se herët tjera, çështja e banorëve te Thirrës duhet të  jetë e të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Më qëllim që të bëhet efekt tek votat, vazhdimisht “punohet” më shumë në prag zgjedhjesh, por dhe protestohet më shumë.

Ndonëse protestat, siç e pamë në institucionin e një rëndësie tejet të veçantë të kontrollorëve, ku, të paktën aty, politika do të kishte hezituar me ndërhyrjet e saj të hershme e të vona,  shfrytëzohen politikisht, këta banorë duhet të gjejnë përkrahje, sepse protestojnë për ujin; d.m.th për vijimësinë e  jetës në këtë fshat të banuar prej shekujsh.

Nuk di se çfarë studimi apo kontrate është bërë për rastin në fjalë, por banorët pretendojnë se janë manipuluar e firmat e tyre janë falsifikuar.  Por problemi nuk është vetëm i  atij fshati, por i sa  e sa fshatrave të tjerë të kësaj krahinë  dhe të gjithë Shqipërisë. Zhvillimi ka gjithmonë koston  e tij për ambientin, por niveli i shfrytëzimit të këtyre pasurive është tepër i lartë.

Ndërsa për 46 vjet u masakruan  shqiptarët në emër të pushtetit të përjetshëm, për 30 vjet u masakrua Shqipëria në emër të progresit e zhvillimit.  Biznesmenë dhe pseudo biznesmenë të huaj dhe shqiptar  kanë gjetur parajsën në Shqipëri; pa shtet, pa sindikata, vend ku ambientalizmi është koncept i  panjohur. Mund të njihet aq sa njihej filozofia para viteve 90, ndoshta dhe pas, ku identifikohej vetëm me një sociolog ose ekonomist si Marksi.

LEXO EDHE:  Opozita kundër vendimit për Metën/ Braktis mbledhjen e komisionit

LEXO EDHE:  “O Zot ç'më ka gjetur me këtë njeri”/ Meta tallet me Ramën

Shfrytëzim pa kurrfarë kriteri deri në masakër; pyjet, plazhet, lumenjtë, fushat, kodrat dhe tani malet. Ndonëse  zhvillimi kudo është kthyer në qëllim, ne ketë rast shqiptarët  duhet të “arsyetojnë” të paktën si hardhuca. Hardhuca këput vetë bishtin e saj në rast rrezik, por nuk këput trupin e saj. Jo gjithçka për të evituar rrezikun e mungesës së energjisë, se ka dhe sektorë tjerë të rëndësishëm si p. sh. agroturizmi.  Konkretisht kërkohen të ndërtohen HEC-e për prodhim energjie për tu përdorur, por dhe për tu shpërdoruar, për zbukurime, ndriçime, për dekore festash, ndonjëherë deri në rrezik për ndonjë fëmije (vetëm para ca kohësh ka ndodhur në një park të dekoruar për festa).

Sa më shumë koncesione, sa më shumë HEC-e, sa më shumë prodhim, kështu ndoshta mbulohen dhe  vjedhjet e energjisë. Jo gjithçka mund  të bëhet në emër të një zhvillimi e progresi ekonomik që gjithnjë e më shumë po trego verbërinë e  tij. Ndërkohë pse  përfshirja e shqiptarëve të Kosovës  në favor të protestës po konsiderohet nga ndonjë media ndërhyrje në punët e brendshme?  A ishin ata që u gjenden pranë nesh për tërmetin, ku dhuruan gjak dhe ndihma në të gjitha mënyrat. Shqiptarët e Kosovës le të përfshihen madje fuqishëm në çështjet jetike për shqiptarët  dhe anasjelltas shqiptarët e Shqipërisë në Kosovë.

LEXO TE PLOTE