Connect with Us

“Shqiptarët presin historinë e re antikorrupsion”/ Ngjela tregon pse po zvarritet SPAK

Politikë

“Shqiptarët presin historinë e re antikorrupsion”/ Ngjela tregon pse po zvarritet SPAK

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela thotë se ka ardhur koha që SPAK të fillojë procesin e hetimit ndaj pronësisë kriminale të korrupsionit të lartë qeveritar në 25 vjet, dhe të krimit të organizuar me të

Sipas Ngjelës, shqiptarët presin historinë e re antikorrupsion, kurse SPAK po zvarritet.

“SPAK-u do të ndeshet me krimin më të rrezikshëm shqiptar në 108 vjet shtet shqiptar; shqiptarët po presin me shqetësim e padurim të nisë procesi i hetimit të pronësisë korruptive; politika amerikane po flet gati një herë në dy apo tri ditë për këtë proces; dhe, të gjitha provat kryesore janë mbledhur.
Atëherë, pse nuk po fillon goditja?”, shkruan Ngjela.
Sipas tij, deri tani, SPAK nuk e ka të sigurt mbrojtjen e vet: as Prokuroria e Posaçme, as Gjykata e Posaçme dhe as Byroja Kombëtare e Hetimit, ende nuk kanë një mbrojtje profesionale.

“Procesi do të zhvillohet kundër një krimi barbar, prandaj e vetmja siguri duhet të vijë nga FBI dhe organet e specializuara të Shteteve të Bashkuara. Pikërisht, brenda kësaj arsyeje, kemi mendimin se kuptohet që SPAK- u këtë po pret.
Na duhet të theksojmë gjithashtu se, në historinë e krimit të sotëm, nuk ka qenë vetëm korrupsioni ai që ka paralizuar goditjen kundër krimit, por edhe frika e prokurorëve dhe gjyqtarëve të pambrojtur, dhe të kërcënuar nga krimi”, shkruan më tej Ngjela.

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Regjistrohet kandidati i dytë

Sipas avokatit në këto ditë, kështu siç po rrjedhin ngjarjet, ndihma e përforcuar për mbrojtjen e efektivit të SPAK-ut do të vijë e strukturuar.
“Pasi të vijë kjo ndihmë, e cila duhet të vijë sa më shpejt që të jetë e mundur, gjithçka do të hyjë e sigurt në rrugën e procesit antikorrupsion në Shqipëri”, përfundon avokat Ngjela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla ironizon Metën/ Unë nuk flas për “BesëLiken”

Publikuar

-

Nga

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat i është përgjigjur interesit të gazetarëve edhe në lidhje me qëndrimet e presidentit Meta, si dhe dekretin me të cilin ktheu në Kuvend pr.ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Balla ka ironizuar presidentin Meta, ndërsa theksoi se “Unë nuk flas për “BesëLike”, në asnjë moment. Unë flas për proçedurë parlamentare. Ne kemi mbështetur një projektligj që është i bazuar tërësisht në opinionin e Komisionit të Venecias”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbajti fjalim në manifestim/ Meta falenderon publikisht studenten që bëri “zhurmë” në rrjet

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar studenten e Fakultetit të Drejtësisë, Oneda Skënderi e cil ambajti fjalën e saj në manifestimin e thirrur nga presidenti.

Oneda Skënderi ishte studentja për Drejtësi që mori jo pak vëmendje nga manifestimi i djeshëm i presidentit Meta.

Mediat shkruajtën për të duke e cilësuar si studentja bukuroshe krahas Presidentit.

Meta thekson se e ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë, studentët dhe të sapodiplomuarit.

Sipas presidentit, zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në Manifestimin për mbrojtjen e Kushtetutës.

“E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplomuarit.
Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë. 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit.
Ndaj zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës.
Duke e falenderuar studenten e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Oneda Skënderi dhe dhjetra mijra vajza e djem që morën pjesë në nisjen e Pranverës Kuqezi, po e e ndaj sot me ju përshëndetjen e saj në Manifestimin e 2 marsit.
Pranvera kuqezi nuk do të ndalet!
në radhë të parë për rininë tonë të mrekullueshme! “, shkruan Meta teska publikon edhe fjalimin e students Oneda Skënderi.

Fjala e studentes së fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Oneda Skënderi, në manifestimin në mbrojtje të kushtetutës

Unë jam Oneda Skënderi, studente e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Jam sot këtu si zëri i të gjithë atyre të rinjve e të rejave, të cilët ëndërrojnë për një jetë dinjitoze në Shqipëri, PËR NJË SHQIPËRI SI GJITHË EUROPA!
Në dhjetorin e 2018-s, unë dhe shumë studentë të tjerë shqiptarë u ngritëm në protestë për një arsim të lartë më cilësor, për më shumë të drejta dhe mundësi, për autonominë universitare, pra në thelb për një Shqipëri më të mirë.
Pavarësisht rezistencës sonë disa mujore të gjitha kërkesat tona shkuan në vesh të shurdhët. Protesta u shpërnda nga prodhuesit dhe paketuesit e shquar të premtimeve boshe dhe të demagogjisë.
Sot jam këtu, jo si përfaqësuese e ndonjë partie politike, por si një e re idealiste, që nuk do ta braktisë vendin e vet për shkak të paudhësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve.
Faik Konica, do të shkruante dikur në revistën “Albania”: “Shumë broçkulla edhe u falen politikanëve, por pa i kaluar kufijtë”.
-Të mos respektosh parimet shtetin e së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë.
-Ta kthesh Shqipërinë në kohën e partisë-shtet është të kalosh kufijtë.
-Ta lësh vendin pa Gjykatë Kushtetuese është të kalosh kufijtë.
-Të mos lejosh funksionimin më vete dhe të pavarur të tri sistemeve atij ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor është të kalosh kufijtë.
-T’u mohosh njerëzve të drejtën për t’u shprehur lirisht dhe të intimidosh median e lirë është të kalosh kufijtë.
-Të mos ofrosh shpresë, mundësi të vërteta për familjet shqiptare, për të rinjtë shqiptarë që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në vendin “ku u ka rënë koka”, është të kalosh kufijtë.
Ndaj për t’i thënë ndal atyre, që shkelin Kushtetutën tonë, të drejtat tona, shpresën tonë, jam këtu bashkë me të gjithë ju, që zëri i sovranit të dëgjohet, dhe do të dëgjohet medoemos!
Të gjithë studentët e Drejtësisë që në vit të parë të studimeve të tyre njihen me parimet e shtetit të së Drejtës dhe me hierarkinë e normave. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është mbi gjithçka e mbi këdo. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është e paprekshme!
Nëse do të më pyesnit për të afërmit e mi që janë bashkëmoshatarë me mua, do t’ju thosha se të gjithë ata janë larguar nga vendi; qytetet tona po boshatisen, shkollat po mbeten pa nxënës, njerëzit e kualifikuar dhe profesionistët po ikin dita-ditës, popullsia jonë po plaket. Këto, të dashur bashkëkombës nuk janë fjalët e retorikës boshe, këto janë faktet që dhembin deri në asht, se janë të vërteta.
Mjaft më me papërgjegjshmëri, me kalime kufijsh si pa të keq, mjaft më me pasiguri!
Është e drejta e këtij sovrani të kërkojë siguri ligjore, të kërkojë zbatimin e ligjit dhe barazi para tij, të kërkojë një jetë të dinjitetshme në Atdheun tonë, të cilit sot shpirti i gjallon këtu në këtë shesh!
Zoti e bekoftë Shqipërinë e iu ktheftë shpresën shqiptarëve, se po, një ditë Shqipëria do të bëhet, do të bëhet si gjithë Europa!”

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti për demokracinë/ Basha ngre alarmin: Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta

Publikuar

-

Nga

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të raportit të “Freedom House” për demokracinë.

Basha thotë se raporti tregon se Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave të njeriut dhe se shqiptarët jetojnë në një vend me probleme të mëdha.

Kryedemokrati thekson se sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit.

“Sipas @Freedomhouse Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut. Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti. Sa më gjatë qëndron kjo qeveri, aq më keq bëhet jeta për njerëzit. Shqiptarët kërkojnë ndryshim! #ditemetemira”, shkruan Bashan ë një postim në Twitter./CNA.al

LEXO TE PLOTE