Connect with Us

Shqipëria mbetet jashtë hartës së koronavirusit/ 42 raste të testuara rezultuan negative

Sociale

Shqipëria mbetet jashtë hartës së koronavirusit/ 42 raste të testuara rezultuan negative

Publikuar

-

Gjatë mbledhjes së Task-Forcës për masat kundër koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se vendi ynë vijon të mbetet jashtë hartës së vendeve të prekura.

Manastirliu theksoi se janë testuar 42 raste të reja, dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

“Asnjë rast i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri. Janë testuar 42 raste të reja të cilat kanë rezultuar negative. Po bëhet një punë voluminoze, intensive në pikat kufitare për të kontrolluar çdo udhëtar.
Mbështes punën e urgjencës kombëtare dhe bashkëpunimin me epidemiologët e kujdesit shëndetësor për punën e tyre”, deklaroi Manastirliu.

LEXO EDHE:  Pse epidemia e koronavirusit shpërtheu pikërisht në Kinë?

Ministrja tha se po vijojmë me të gjithë masat për të shtuar stokun ekzistues të materialeve të mbrojtjes personale. “Puna jonë e fokusuar në materialet për mbrojtjen e personelit shëndetësor është në front të parë”, u shpreh ajo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Frika nga koronavirusi/ Përfaqësuesi i OBSH qetëson shqiptarët, mesazhi për mediat

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm është mbledhur sërish Task-Forca, për masat kundër koronavirusit.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe presidenti i Zyrës së OBSH në vendin tonë, Raul Gonzales.

Në fjalën e tij, Raul Gonzales theksoi se në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, ndërsa i drejtoi edhe një mesazh të fortë mediave për një informim të saktë të publikut.

“Në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Ende nuk e dimë se pse nuk ka asnjë të prekur në Shqipëri, ndërkohë që në vendin tim personat e infektuar nuk kanë pasur asnjë kontakt me Italinë, me Kinën apo me persona që vijnë nga vendet e prekura.

LEXO EDHE:  Nga 1 tetori futet vaksinë e re/ Manastirliu: Kontroll në institucionet arsimore

LEXO EDHE:  Manastirliu me ekipin e urgjencës së Spitalit të Traumës/ Përforcim shërbimit mjekësor gjatë ditëve të festave

Po ashtu edhe mediat kanë një rol mjaft të fortë, pasi është shumë i rëndësishëm informimi me saktësi. Nuk duhet të shpërndajmë lajme të rreme, kjo do të ishte në dëm të shëndetit por edhe të ekonomisë së vendit.

Ne po punojmë 24 orë me qeverinë shqiptare dhe do të japim çdo mbështetje për institucione e shëndetësisë në Shqipëri”-tha Raul Gonzales./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti i keq me reshje të dendura/ Përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Publikuar

-

Nga

Reshjet e shumta të shiut gjatë mbrëmjes së të martës kanë shkaktuar përmbytje në fshtatin Murqinë në Krujë.

Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, lumi Ishem ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytjen e disa hektarëve toke dhe rrezikuar disa banesa.

Po ashtu edhe në Librazhd ka pasur probleme, pasi si pasojë e reshjeve të shiut dhe motit të keq ka pasur shembje dherash.

LEXO EDHE:  Karantina e një familjeje në Vuhan, e pasuar nga infektimi dhe tragjedia

LEXO EDHE:  Koronavirusi, pse OBSH duhet të shpallë gjendjen globale të emergjencës

Ndërkohë në Murrash janë konstatuar shembje gurësh dhe dherash duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Do të krijojë një parti të re?/ Meta shuan kureshtjen, sfidon publikisht mazhorancën

Publikuar

-

Nga

Ndërsa në media dhe në rrjetet sociale ka filluar të flitet mbi idenë se Presidenti Meta do të krijojë një forcë të re politike, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta bën thirrje që të mos lodhen me konspiracione, ndërsa thekson se projekti i tij i vetëm është mbrojtja e Kushtetutës dhe demokracisë.

Ndërkohë që mazhoranca ka ngritur një komision për shkarkimin e Metës, ky i fundit duket se sfidon sërish hapur, ndërsa i drejton edhe një mesazh të fortë qeverisë, ku rithekson se do të jetë presidenti deri në 24 korrik 2022.

“Mos u lodhni kot me konspiracione!
Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!
Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022!
Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëhere. Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion.
Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria.”-shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE