Connect with Us

Shfaqi probleme me frymëmarrjen/ Ndërron jetë në spitalin e Korçës 50-vjeçarja

Kronika

Shfaqi probleme me frymëmarrjen/ Ndërron jetë në spitalin e Korçës 50-vjeçarja

Publikuar

-

Një grua 50-vjeçare, e cila vuante nga sëmundja e diabetit, ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit të Korçës.

Mësohet se 50-vjeçarja, identiteti i të cilës ende nuk dihet, pasditen e kësaj të mërkure shfaqi probleme me frymëmarrjen e më pas ndërroi jetë.

Ende nuk dihet nëse 50-vjeçarja kishte të tjera simptoma, që të bëjnë të dyshosh se mund të ishte e infektuar nga koronavirusi.

LEXO EDHE:  Vetëvrasja e Shefit të Antidrogës , dyshohet depresioni ose ngjarje aksidentale

Ndërkohë priten rezultatet nga Instituti i Shëndetit Publik për të përcaktuar nëse 50-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit apo komplikacioneve nga sëmundja prej së cilës vuante./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nuk i bindet urdhrit për të ndaluar/ Policia kap vetëm Audi-n luksoz pa shofer brenda

Publikuar

-

Nga

Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit pasi një mjeti tip Audi me targa AA 919 YM nuk i është bindur urdhërit të një patrulle policie për të ndaluar

Menjëherë në ndjekje të tij janë nisur efektivët e patrullësdhe shërbime të tjera të Drejtoisë së Policisë së Elbasanit, të cilët e kanë bllokuar pas disa minutash ndjekje në lagjen “Vullnetari” të qyteti.

Në momentin që efektivët i janë afruar Audit të bardhë kanë parë që shoferi e kishte braktisur dhe ishte larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë menjëherë grupi i hetimit ka nisur kqyrjen totale të mjetit dhe dokumentacionin e saj për të zbuluar se kujt i përket.

LEXO EDHE:  Digjet makina në Korçë/ Ndodheshin brenda tre persona

LEXO EDHE:  Makina përplas motorin/ 2 persona me urgjencë në spital

Autorutetet po vijojnë punën për kapjen e shoferit që s’ju bind urdhrit për të ndaluar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Skrepi e zë poshtë gjatë punimeve në rrugë/ Humb jetën 60 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Rreth orës 18:10, në një rrugë dytësore të fshatit Dukat, Vlorë, një këmbësor rreth 60 vjeç është zënë poshtë, dyshohet aksidentalisht nga një skrep i një firme private e cila kryente punime në këtë rrugë.

Për pasojë 60 vjeçari N.H. ka humbur jetën.
Drejtuesi i skrepit është larguar nga vendi i ngjarjes por po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen makinat në Korçë/ Dy të plagosur me urgjencë drejt spitalit

Publikuar

-

Nga

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në fshatin Çiflig të Korçës.

Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, emrat e të cilëve ende nuk bëhet me dije. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës për të marë ndihmën mjekësore.

Raportohet se njëra nga makinat është kthyer në drejtim të një hotel buzë rrugës, ndërsa makina pas saj e ka goditur.

LEXO EDHE:  Zbardhen faktet/Niko Peleshi fut nën thundër PD-në e Korçës

LEXO EDHE:  “Shtëpia e Birrës”/ Ndizet atmosfera në Korçë

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE