Connect with Us

Rritet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 107 viktima, 3089 të prekur

Bota

Rritet bilanci nga koronavirusi në Itali/ 107 viktima, 3089 të prekur

Publikuar

-

Një tjetër bilanc është dhënë nga autoritetet italiane pak minuta më parë për të prekurit me koronavirus.

Mësohet se deri më tani kanë humbur jetën 107 persona dhe janë infektuar 3089 pacientë. Duke parë shifrat e djeshme, vetëm sot raportohen 587 të prekur dhe 28 viktima.

Corriere della Sera raporton se që nga dita e djeshme janë shëruar 116 persona dhe në total janë 276 të shëruar.

Sipas medias italiane, përqindja e vdekjeve nga numri i përgjithshëm i infektuar në shtetin fqinj është 3.4%.

LEXO EDHE:  Kapet shqiptari me drogë dhe armë në Itali

Nga të infektuarit, 1,346 pacientë ndodhen të shtruar në spital, 295 janë në kujdesin intensiv, ndërsa 1.065 janë në izolim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Italia planifikon masa drastike nga koronavirusi/ Mbyllen të gjitha shkollat

Publikuar

-

Nga

Qeveria italiane po planifikon të marrë masa drastike, për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit.

Mësohet se duke filluar që nesër, ose nga dita e hënë, Qeveria Conte po planifikon të mbyllë shkollat ​​në të gjithë Italinë.

Mediat italiane raportojnë se, qeveria është e vendosur të mbështetet në mendimin e Komisionit Shkencor i cili dje rekomandoi pezullimin e eventeve sportive në të gjithë vendin për një muaj.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, duket se është në favor të mbylljes së shkollave

LEXO EDHE:  Të divorcuar dy vite më parë/ Si u ekzekutua në oborrin e shtëpisë nga ish bashkëshorti 36 vjeçarja bashkë me vëllanë

LEXO EDHE:  Kokainë dhe 60 mijë euro poshtë dyshekut/ Arrestohet 33-vjeçari

Mbyllja e shkollave në të gjithë Italinë është një rrugë që ekzekutivi Conte do ta marrë në konsideratë tani gjatë samitit të thirrur nga kryeministri në selinë e qeverisë me të gjithë ministrat.

Pezullimi i përkohshëm i procesit mësimor mendohet të jetë për një periudhë prej dy javësh, por edhe mund të zgjatet për një muaj.

LEXO TE PLOTE

Bota

Vazhdojnë përpjekjet e migrantëve për të hyrë në territorin grek

Publikuar

-

Nga

Autoritetet greke po vazhdojnë të ballafaqohen me mijëra migrantë të cilët nga Turqia po tentojnë të kalojnë në territorin grek.

Të mërkurën në mëngjes, forcat greke përdorën gazin lotsjellës për të zmbrapsur turmat e migrantëve që po provonin të kalonin kufirin me Greqinë.

Turqia ka thënë se kufijtë e saj janë të hapur, për migrantët që duan të kalojnë në territorin e Bashkimit Evropian.

Një zyrtar i Qeverisë turke ka deklaruar më 27 shkurt, se Turqia nuk do të ndalojë qindra mijëra migrantë, pas sulmeve ajrore në Idlib, ku u vranë dhjetëra ushtarë turq.

Mbi 3.5 milionë refugjatë nga Siria dhe vende tjera të Lindjes së Mesme ndodhën në Turqi.

Greqia, e cila ka qenë rruga kryesore për qindra mijëra migrantë më 2015-2016, që dëshironin të arrinin në vendet evropiane, ka premtuar se nuk do të lejojë një fluks të ri me migrantë.

LEXO EDHE:  Shpërthimi i koronavirusit në Itali/ Ambasada shqiptare apel emigrantëve

LEXO EDHE:  Zjarre shkatërruese në Australi/ Humb jetën një person

BE-ja mbështet Greqinë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të martën shprehu mbështetje për përpjekjet e Greqisë që të ruaj kufijtë e saj, pasi mijëra migrantë nga Turqia po tentojnë të hyjnë në territorin e Bashkimit Evropian.

“Situata në kufirin tonë nuk është vetëm çështje e menaxhimit për Greqinë, por është përgjegjësi e Evropës në tërësi”, tha ajo një konference për media, pasi vizitoi rajonin së bashku me liderët tjerë të BE-së dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Ata që duket se po testojnë unitetin e Evropës do të zhgënjehen. Ne do të mbajmë kursin dhe uniteti ynë do të mbizotërojë”, tha ajo./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi dhe jeta si “në rrethim” në qytezat italiane

Publikuar

-

Nga

Italia në luftë me virusin korona: dhjetra komuna janë izoluar dhe qarkullimi i trenave është ndërprerë.

Casalpusterlengo – një qytet i vogël në Lombardi me 15. 000 banorë. Askush  nuk lejohet më të hyjë apo të dalë nga kjo qytezë. Me këtë mënyrë synohet të kufizohet përhapja e mëtejshme e virusit korona.

Në dyqanet e vogla nuk lejohen më të hyjnë brenda më shumë se katër klientë njëherësh. Ndërsa farmacia është kthyer në destinacionin më të rëndësishëm në qytezën e kthyer në fantazmë. Këtu u konstatuan rastet e para me virusin korona. E papritur banorët u përballën me njoftimin: arrest shtëpie, pra karantinë. Njerëzve iu desh kësisoj të aranzhohen me këtë situatë të jashtëzakonshme. Një banor thotë i shpenguar, se „s’kemi çfarë bëjmë, tani jemi ambjentuar me gjendjen e jashtëzakonshme dhe vetëm shpresojmë, që së shpejti supermerkatot të jenë sërish plot me mallra, ky është shqetësimi ynë i vetëm, ndryshe nuk kemi probleme.”

Shumica e infeksioneve deri më tani  janë njoftuar në veri të Italisë. Ndaj qeveria ndërmorri masa të forta: qytete të tëra u rrethuan, duke u shpallur zona të rrezikut. Zona të ndaluara, ku zhvillohen kontrolle të rrepta.

Massimo, një banor nga qyteza fqinjë thotë, se ka ardhur të marrë djalin. E nuk është i sigurt nëse do ta lejojnë. Djali i tij 15- vjeçar kishte ardhur ta kalonte fundjavën tek gjyshi. Tani që kjo është shpallur zonë e izoluar ai dëshiron të kthehet në shtëpi. Por polici nuk e lejon të atin të kalojë.

Shumë njerëz në Itali pyesin, se përse janë prekur pikërisht ata? Edhe sipërmarrësi Fabio Longo. Ekspertët thonë, se është rastësi, mund të ishte prekur po ashtu edhe çdo vend tjetër. Secili nga vendet që ka kontakte me Kinën.

LEXO EDHE:  Solidarizimi i Prokurorisë së Tiranës/ Punonjësit japin rrogën mujore për të prekurit nga tërmeti

LEXO EDHE:  Modelja shqiptare që po çmend Italinë/ ‘Rrëmben’ zemrat e meshkujve

Dega e tekstileve në Itali bashkëpunon intensivisht me sipërmarrës kinezë. Firma e Longos „Block Industrie” ndodhet në Rovolon, një komunë e vogël në Veneto. Ai bashkëpunon edhe me sipërmarrje aziatike. Situata e jashtëzakonshme për shkak të virusit korona krijon shumë probleme për sipërmarrjen e tij në shumë aspekte:Pasojat e virusit korona për firmën tonë aktualisht janë shumë të rënda. Kjo e gjitha ndodh në pikun e sfilatave të modës, në sezonin  e rëndësishëm të dimrit, kur  kemi përkatësisht dy sfilata për gratë dhe për burrat.

Fashion Week në Milano ditët e fundit u zhvillua në kushte të vështira. Ndërkohë që kjo është sfilatë shumë e rëndësishme për këtë degë të industrisë tekstile. Ekonomia italiane është dobësuar e kësaj i shtohet tani edhe virusi, ankohet Longo. „Dega e tekstilit ka pësuar një goditje, në një fazë mjaft delikate, për më tepër tani pas krizës ekonomike. Kjo edhe për shkak të gjendjes në Kinë që po përballet prej dy muajsh me këtë problem. Kina mbulon 30-36% të konsumit.

Longo megjithatë ka fat në fatkeqësi: Ai e ka furnizuar ndërkohë 97% përqind të prodhimit të rij. Ai as që do ta imagjinojë se çfarë mund të ndodhte nëse virusi do ta kishte paralizuar dy muaj më parë Italinë e veriut. Ndërkohë mund të vijnë vetëm 15 përqind e punonjësve të tij në firmë. Pjesa tjetër e personelit banojnë në zona e kuqe, pra në zonat ku ndalohet qarkullimi.

I gjithë personeli shpreson që së shpejti të rivendoset qetësia. Pasi mungonte klientela në Fashion Week në Milano, ndoshta do të duhej që sfilatat e ardhëshme në Paris të ndihmojnë sado pak degën italiane të tekstileve./ DW

LEXO TE PLOTE