LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Qeverisja shërbehet më mirë me rotacion”/ Malaj flet për anëtarësimin në PAA, paralajmëron zhvillime

4 Mars 2020, 15:28, Politikë CNA
“Qeverisja shërbehet më mirë me rotacion”/ Malaj flet

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, ka folur sot për listën gri, paratë informale, për përplasjet e mazhorancës me presidentin Ilir Meta dhe për anëtarësimin në Partinë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës.

Malaj tha se futja e Shqipërisë në listën gri për pastrimin e parave krijon shqetësim, ndërsa kërkoi të dijë nëse çështja është aq e madhe dhe e fortë sa e pasqyrojnë mediat dhe politika.

Ndërkohë, për paratë informale, ish-ministri socialist tha se cënon qeverisjen e mirë të një vendi.

Ai u pyet në emisionin ?Top Talk? nëse figura që paraqiti Kreu i Shtetit në manifestim dëmton figurën e Lulzim Bashës si opozitar dhe krijon një luftë brenda opozitës.

?Deri në 2022 do të ketë shumë zhvillime politike. Nëse vazhdon një luftë e brendshme brenda opozitës, mendoj se shtypi po vazhdon ta ushqejë. Është tendencë mediatike, në realitet nuk është se ka?, u shpreh ai.

Ndërkohë për një marrëveshje të mundshme Basha-Rama, Malaj deklaroi se nuk duhet thënë kurrë kurrë.

?Në politikë ka vlerë fjala kurrë mos thuaj kurrë, por i shërbehet më mirë me rotacione sesa të ketë mazhoranca pushtet. Kjo s?ka të bëjë as me Edi Ramën, as me Ilirin, as me Bashën, por me të ardhmen e këtij vendi?, nënvizoi ish-ministri.

Malaj tha se opozita duhet të rikthehet si pjesë e përfaqësimit, ndërsa për anëtarësimin e tij në PAA, ish-ministri deklaroi se mbetet brenda të majtës pavarësisht se partia me të cilën është aktualisht ka lidhur koalicion me Bashën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga