Connect with Us

Punime nëpër kabina/ Disa zona të Tiranës pa energji për 2 ditë

Sociale

Punime nëpër kabina/ Disa zona të Tiranës pa energji për 2 ditë

Publikuar

-

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, disa zona të Tiranë do të mbeten pa energji elektrike.

Sipas njoftimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike(OSHEE), në datat 5-6 mars do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë.
5 mars/09:00-15:00: pjesërisht rrugët: “Ali Demi”, “Zonja Curre”, “Pjetër Gurakuqi”, “Ali Shefqeti” në Shkozë

6 mars/09:00-15:00: pjesërisht rrugët: “Andrea Mano”, pranë shkollës “Ramazan Jarani”, dhe rrugët “Petro Nini Luarasi” e “Shyqyri Ishmi”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Po bëhet çorbë derri çdo gjë”/ Fuga “shpërthen” ashpër për helmimin e nxënësve në Fier

Publikuar

-

Nga

akademiku dhe profesori i gazetarise dhe komunikimit, artan fuga

Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me helmimin e një grupi nxënësish të shkollës së mesme “Janaq Kilica”.

Fuga thotë se Ministria e Arsimit nuk duhet të merret me shkaktarin e helmimit, por i kërkon llogari se përse i lejon kriminelët të shkaktojnë të tilla rastesh.

Akademiku shtron pyetjen nëse simpromat që kanë shfaqur fëmijët janë helmim apo grip.

“Me rastin e helmimit të gjimnazistëve në Fier, Ministria e Arsimit as ka për detyrë sic thotë të gjejë shkaktarin as t’i kërkohet t’a gjejë atë.  Se këtu po bëhet çorbë derri çdo gjë. Shkaktarin e gjen polici i lagjes. Ministria E Arsimit duhet të gjejë se përse shkolla i lë hapësirë këtyre kriminelëve a këtyre ngjarjeve skandaloze që duhet të bënin xhiron e planetit!  O Zot nuk po merret më vesh asgjë! Mos kanë nisur simptomat e gripit me dhimbje koke dhe trullosje!”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ngjarja në Fier/Ministria e Shëndetësisë: Nxënësit në gjendje shëndetësore të stabilizuar

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Fier, ku u helmuan një grup nxënësish.

Në një deklaratë për mediar, MSH thekson se po ndjek me vëmendje situatën shëndetësore në Fier, ku një grup nxënësit të shkollës së mesme “Janaq Kilica” janë paraqitur me shenja intoksikacioni në spitalin rajonal të Fierit.

Po ashtu, sipas MSH nxënësit janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar.

“Spitali Rajonal Fier bën me dije se 42 nxënës po marrin trajtim në këtë spital dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.
8 prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa pjesa tjetër po monitorohet në vazhdimësi, por mjekët konfirmojnë se, nuk ka asnjë prej tyre në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për këtë ngjarje në gjimnazin “Janaq Kilica”, në qytetin e Fierit ka nisur grupet e inspektimit në terren për verifikim dhe marrjen e masave të menjëhershme.
Aktualisht, nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier. Kjo analizë do të kryhet nesër në orën 07.30 për të vendosur hapjen e shkollës dhe vazhdimin normal të procesit mësimor.”-deklaron MSH.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Helmim masiv në gjimnazin e Fierit/ Besa Shahini të dorëhiqet, Prokuroria të vihet në lëvizje

Publikuar

-

Nga

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku rreth 30 nxënës i dërguan me urgjencë në spital, pasi shfaqën probleme me frymëmarrjen gjatë orës së mësimit.

Në një deklaratë për mediat, KSSH e cilëson të rëndë ngjarjen në fjalë, ndërsa kërkon që ministrja e Arsimit, Besa Shahini duhet të japë dorëheqjen.

Po ashtu, KSSH i bën apel prokurorisë të nisë menjëherë hetimet, pasi kjo është një ngjarje e përsëritur.

“Nje ngjarje e rende ne permasat e nje skandali eshte rregjistruar ne gjimnazin e Fierit “Janaq Kilica” ku rreth 30 nxenes kane perfunduar ne spital me shenja te renda helmimi.

Nje person dyshohet se ka hedhur gaz lotsjlles, duke deshmuar se siguria ne shkolla mbetet vetem ne virtualitet dhe policimi ne shkolla eshte nje projekt i deshtuar.

Pamjet e nxenesve qe transportohen ne spital te kujtojne pamjet e helmimeve masive ne shkollat e Kosoves nga autoritet serbe.

LEXO EDHE:  Vlorë/Vetvaret Llazi Nasi, nuk paguante dot faturën e energjisë

LEXO EDHE:  Remonti i OST/ Mbeten pa energji disa zona në Tiranë

Ky incident i rende perseritet ne te njejten shkolle ne harkun kohor te pak diteve me pare konkretisht ne daten 28 shkurt.

Policia per ate ngjarje u shpreh se ka ndodhur pas nje eksperimenti ne oren e kimise, teksa KSSH e rrezoi kete piste. Skandali u riperserit kete here me pasoja me te renda. Konfederata e Sindikatave i kerkon Ministres Arsimit Besa Shahinaj te jape doreheqjen.

Prokuroria te nise hetimet urgjentisht dhe shkaktaret duhet te pergjigjen ligjerisht”-thuhet në deklaratën e KSSH./ CNA.al

LEXO TE PLOTE