LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidencialet në SHBA/ Kërcënimi më i madh i Trumpit, mbetet Xho Bajden

4 Mars 2020, 07:45, Blog CNA

Nga Jacob Heilbrunn ?National Interest?

* Po, ai mundet. Ish-zëvendëspresidenti Xho Bajden rezultoi fitues në garën brendapartiake në Karolinën e Jugut të shtunën e shkuar. Të paktën për një ditë, estalblishmenti demokrat ruajti kryesimin përballë një Berni Sanders, që u përpoq të fitonte me retorikën e tij të ashpër socialiste.

Sanders, që arriti të mbledhë 46.5 milionë dollarë fonde për fushatën e tij vetëm gjatë muajit shkurt, është një kundërshtar i frikshëm. Por fitorja e Bajden e ka ndryshuar disi situatën. Ish-guvernatori i Virxhinias Terri Mekolif, njoftoi mbështetjen e tij për Bajden, që arriti të marrë pjesën më të madhe të votave afro-amerikanëve në Karolinën e Jugut.

Njëherazi, një numër kandidatësh mund të braktisin garën. Të gjithë luftuan për votat e votuesve jo të bardhë. Tashmë Tom Stejer i ka dhënë fund fushatës së tij. Pit Batigig, do të takohet me ish-presidentin Xhimi Karter, dhe mund t?i japë fund kandidimin e tij.

Presioni do të shtohet mbi senatoren Emi Klobushar që të bëjë të njëjtën gjë, në mënyrë që t?ja lërë të lirë fushën e betejës Bajdenit. Majk Bloomberg, që humbi në dy debatet e kaluara, duket si një kandidat i mbaruar, të paktën në aspektin politik, dhe jo atë financiar.

Kandidatura e Elizabet Uorren, që ka të ngjarë të marrë vota nga mbështetësit e Sanders, është një plus për garën e Bajdenit. Në javët e ardhshme, do të rritet presioni për të mbështetur këtë të fundit në garën kundër Sanders, dhe për të shmangur një skenar të ngjashëm me Trumpin e 2016-ës në Partinë Demokratike.

Perspektiva e një socialisti në krye të garës presidenciale, nuk e shqetëson establishmentin demokrat; ajo e tmerron atë. Ndërsa po shkon drejt Super të Martës, Bajden mund të jetë në një pozicion ideal. Mediat kanë filluar tashmë ta sulmojnë Bernin. Megjithatë Bajden duhet të fitojë bindshëm në Kaliforni dhe në shtete të tjera, për të dëshmuar se fushata e tij e ka një perspektivë.

Vetë Bajden, është duke e shfrytëzuar më së miri momentin e tij. Fjalimi i tij i fitores, sugjeron se ka filluar që ta luajë rolin e ?fëmijës së rikthyer në lojë?. Bajden e ka bërë të qartë, se duhet ta sulmojë sulmojë Sandersin me të gjitha mënyrat.

Për dekada të tëra, ekspertët kanë spekuluar për një ?luftë civile? në Partinë Republikane. Por është partia Demokratike, ajo që mund ta përjetojë tani një gjë të tillë. Në fjalimin e tij, Bajden tha se Sanders është thjesht një zhurmues, ndërsa ai përfaqëson besimin e kohës së vjetër.

?Nëse demokratët dëshirojnë një kandidat që është demokrat, një demokrat gjatë gjithë jetës së tij, një demokrat krenar, një demokrat Obama-Biden, le të bashkohet me ne. ?Ne kemi mundësinë e fitimit madh ose humbjes së madhe. Kjo është zgjidhja?- deklaroi ai.

Zgjedhja binare që parashtroi Bajden, duket se pasqyron dëshirat e pjesës më të madhe të Partisë Demokratike, të paktën nëse duhet t?i besojmë sondazheve. Ato tregojnë se votuesit e zakonshëm, nuk duan një ndryshim rrënjësor të politikave, por diçka më afër asaj që premton Bajden. Për Donald Trumpin, ringjallja e Bidenit është një tjetër lajm i keq. Bajden mbetet kandidati më i fuqishëm, që demokratët mund të vendosin kundër tij në nëntor.

Një sfidant që një i politikan i moderuar, dhe që mund të zhvillojë një garë serioze në shtetet e ?Brezit të Ndryshkut?, që e çuan Trumpin drejt fitores kundër Hilari Klintonit në vitin 2016. Paraqitjet publike të Trump nuk kanë frymëzuar besim, pasi ai tenton vazhdimisht të nënvlerësojë rrezikun që paraqet koronavirusi, dhe të promovojë tregun e aksioneve si një investim të shkëlqyer.

Por, ndikimi i koronavirusit në rritjen ekonomike globale është serioz, dhe ka të ngjarë të sigurojë një avantazh për demokratët. Ecuria e mirë ekonomike, mbi të cilën Trump ishte mbështetur për rizgjedhjen e tij nëntor, mund të ngadalësojë, madje të shkojë drejt një recesioni.

Për shembull, Gjermania dhe Britania po diskutojnë mundësinë e vendosjes së qyteteve të tëra nën karantinë. Ky skenar, nuk mund të përjashtohet as për Amerikën.

Edhe nëse nuk arrihet deri në atë pikë, ngadalësimi global i ekonomisë, do të ndikojë në rritjen ekonomike të SHBAsë -së, diçka që Trumpi duket se nuk dëshiron ta pranojë publikisht, duke preferuar të fajësojë Rezervën Federale, mediat, dhe këdo tjetër, për ngadalësimin ekonomik.

Bajden do të synojë të shfrytëzojë situatën, duke e paraqitur veten si një hakmarrës nga një epokë më e mirë, ndërsa Sanders do përpiqet ta silurojë më tej rendin e vjetër./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga