Connect with Us

Paloka akuza të forta Avokates së re të Shtetit/ Ja ç’më bëri në gjyqin kundër Ramës

Politikë

Paloka akuza të forta Avokates së re të Shtetit/ Ja ç’më bëri në gjyqin kundër Ramës

Publikuar

-

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka hedhur akuza ndaj Avokates së Përgjithshme të Shtetit që u emërua sot nga Këshilli i Ministrave.

Paloka thotë Enkelejda Muça është thjesht avokatja personale e kryeministrit Edi Rama, pasi pretendon se ka mbrojtur Ramën në gjyqin ndaj tij.

“Kjo përfaqësonte Edvinin në gjyqin kundër meje , gjyq ku unë u dënova për “shpifje” sepse kisha deklaruar që Saimir Tahiri dhe për pasojë dhe shefi i tij, kishin lidhje me krimin ( sot Tahiri është i dënuar po jam dhe unë që e akuzova, i dënuar për “shpifje” !!!) . Përveç këtij fakti , me këmbënguljen e Ramës dhe “argumentimin” e avokates së tij, unë u dënova me një nen që nuk ekziston më në Kodin Penal, pasi shpifja është dekriminalizuar prej kohësh. Po meqë Rama më donte patjetër në burg dhe me arrogancën e injorantit ngulte këmbë në kërkesën e tij (pavarësisht se Kodi Penal nuk ja jepte këtë mundësi ) avokatja Muça , duke qenë e vetëdijshme se po kërkonte diçka absurde, i qëndroi deri në fund kërkesës së shefit! Këtë zonja e bëri me mua , por e ka bërë dhe në dhjetëra gjyqe të tjera ndaj përfaqësuesve të opozitës dhe gazetarëve duke zbatuar verbërisht e pa asnjë fije profesionalizëm urdhrat prej injoranti hakmarrës të shefit të saj!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Demokrati thotë se Rama nuk po mjaftohet me kaq, pasi deklaron se po i kap institucionet me njerëzit e rrethit të tij personal.

LEXO EDHE:  Ministri i Ramës mori 100 mijë euro për një emërim

“Kështu pasi eliminoi PS duke i kaluar institucionet në duart e sektit të “Rilindjes”, tani po e kufizon e po e ngushton edhe më shumë rrethin, tek familjarët dhe lidhjet personale të tij dhe bashkëshortes së tij. Në fakt kthimin në pronë familjare të PS, e shpalli në Kongresin që sapo mbylli duke marrë vendimin që organizatat dhe forumet e PS do drejtohen nga një burrë e nga një grua, pasi ju kishte nxjerrë Linden të mbante fjalim si Nexhmija. Po tani po kërkon që dhe gjithë institucionet e shtetit të kenë të njejtin fat!”, nënvizon Paloka./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Veliaj merr kontrollin e Asamblesë së PS/ Zbulohen emrat e drejtorëve të bashkisë që u votuan në Kongres

Publikuar

-

Nga

Ditën e shtunë, në Kongresin e PS-së, u votuan anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare. Në këtë forum janë emëruar 20 anëtarë që përfaqësojnë Tiranën, 17 prej të cilëve janë drejtorë të bashkisë ose administratorë të njësive vendore në këtë bashki.

Mësohet se duke qenë se një numër të madh të anëtarëve të Asamblesë e kanë zënë drejtorët e Bashkisë së Tiranës, zv.ministrat e rinj të qeverisë kanë mbetur jashtë listës, përfshirë këtu zv.ministren e Brendshme, Romina Kuko, zv.ministrin e Jashtëm, Etjen Xhafaj dhe zv.ministren e Drejtësisë, Teuta Vodo.

Një tjetër detaj që u vu re ishte pjesëmarrja në votim, pasi 213 delegatë të PS-së nuk morën pjesë, ose e thënë ndryshe votoi 85.3%. Sipas gazetës Panorama, 30% e delegatëve bojkotuan zgjedhjet.

LEXO EDHE:  Rama flet për herë të parë pas takimit me Bashën/Kemi vendosur të mos flasim, por…

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet prerë Bashës/Nuk negociojmë mandatin!

Lista e anëtarëve të Tiranës në Asamblesë Kombëtare që u votuan në Kongres:

Elton Kacidhja, drejtor i Punëtorëve të Qytetit Nr.2.

Taulant Tusha, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike.

Admir Abrija, drejtor i Kontrollit të Karburanteve.

Arli Naska, drejtor i Tatimeve të Bashkisë.

Arbër Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.

Anila Shehu, drejtoreshë e Qytetit Studenti.

Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Kopshteve dhe Çerdheve të Bashkisë së Tiranës.

Trëndelina Jaku, administratore e Njësisë Nr.1.

Florjan Pullazi, Njësia Nr. 2.

Ergesta Ninga, administratore e Njësisë Nr. 3.

Liri Qoshi, administratore e Njësisë Nr.4.

Aida Prendi, administratore e Njësisë Nr. 9.

Sonila Qato, anëtare e Këshillit Bashkiak.

Aldrin Dalipi, anëtar i Këshillit Bashkiak.

Klodeta Dibra, anëtare e Këshillit Bashkiak.

Aida Llazani, këshilltare bashkiake.

Alketa Hila./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Publikohen të tjera foto/ Meta duke drekuar me Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme u publikua nga socialistët një foto e presidentit Ilir Meta duke drekuar në resortin “Golden”, ku i pranishëm ndodhet edhe një nga vëllezërit Hajri.

Mirëpo një tjetër foto me dy personazhe të botës së krimit është publikuar nga Shqiptarja.com.

Bëhet fjalë për Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin. Në foto Kreu i shtetit shihet duke festuar me Toplinin dhe Hajrin tek pista “Ventus Harbor” në Durrës në zonën e “Vollgës” që ka në pronësi ish-deputeti Lefter Koka.

Mendohet se fotot janë bërë në korrik 2017, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qeshorit. Në njërën nga fotot ekskluzive  presidenti shfaqet duke ngritur dolli krah Troplinit, ndërsa në tjetrën shfaqet Lefter Koka krah për krah me Altin Hajrin.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive të Altin Hajrit, të shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet prerë Bashës/Nuk negociojmë mandatin!

LEXO EDHE:  Rama publikon artikullin promovues të Shqipërisë/ Qytetarët: Vetëm fasada e shkrime të sponsorizuara

Nga ana tjetër, Xhevdet Troplini është një personazh i njohur në botën e krimit, pasi në vitin 2006 është arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike. OFL i ka dërguar formularin për të deklaruar burimin e të ardhurave./ CNA.al

OFL-ja i sekuestroi pasurinë/ Meta drekë me të “fortin” e Shijakut

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti sfidon Metën/ Paralajmëron politikanët: Do t’i çjerrim maskën

Publikuar

-

Nga

Deputeti i opozitës parlamentare Arlind Çaçani ka sfiduar presidentin Ilir Meta, teksa komentoi deklaratat se këtij të fundit se do të shpërndajë Parlamentin.

Deputeti tha se nëse Meta do që të hyjë në histori, duhet të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë se kush janë politikanët e korruptuar që kanë abuzuar me fondet e pasuritë publike.

“Paralajmërimet e zotit Ilir Meta unë do i merrja seriozisht dhe e mbështesja pa asnjë rezervë vetëm në një rast. Meta ka shansin dhe populli do ta amnistojë. Po e do Meta Shqipërinë aq sa thotë këto ditët e fundit le të dalë dhe të rrëfehet të tregojë bashkëpunëtorët e korrupsionit të lartë shtetërore me kë ka bashkëpunuar këto 30 vjet. Ti shpjerë të gjithë përpara drejtësisë si një bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ai do të shpallet një hero i gjallë. Vetëm kështu e besoj unë presidentin. Sa për të hyrë në Kuvend apo për ta shpërndarë këtë, i sugjeroj kreut të shtetit që ta zgjidh me ata që e vunë President të Republikës.

Ne jemi aty për opozitë, një opozitë sa më objektive dhe jo të ndikuar nga pazaret dhe marrëveshjet. Ne jemi opozita me konstruktive që ka njohur historia e pluralizmit në këto 29 vite. Sa për ta hetuar e kam thënë disa herë janë lojëra dhe presione që i bëjnë njeri-tjetrit në kohë paqe dhe kohë lufte. Megjithatë, me besim te drejtësia dhe institucionet e reja dhe me sytë nga SHBA e BE, besoj se ditë më të mira do të vine për qytetarët shqiptarët”, deklaroi Çaçani në një prononcim për gazetën “SOT”, ndërkohë që përplasjet mes Kreut të Shtetit dhe Metës i cilësoi lojëra politike që bëhen për të fituar kredo politike.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet prerë Bashës/Nuk negociojmë mandatin!

LEXO EDHE:  Rama publikon artikullin promovues të Shqipërisë/ Qytetarët: Vetëm fasada e shkrime të sponsorizuara

Deputeti paralajmëroi se opozita Parlamentare nuk do të bëhet kurrë pjesë e pazareve dhe do t’i çjerrë maskën politikanëve e pushtetarëve që kanë 30 vjet që tallen me qytetarët shqiptarë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE