Connect with Us

Nuk i bindet urdhrit për të ndaluar/ Policia kap vetëm Audi-n luksoz pa shofer brenda

Kronika

Nuk i bindet urdhrit për të ndaluar/ Policia kap vetëm Audi-n luksoz pa shofer brenda

Publikuar

-

Një operacion policor është zhvilluar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit pasi një mjeti tip Audi me targa AA 919 YM nuk i është bindur urdhërit të një patrulle policie për të ndaluar

Menjëherë në ndjekje të tij janë nisur efektivët e patrullësdhe shërbime të tjera të Drejtoisë së Policisë së Elbasanit, të cilët e kanë bllokuar pas disa minutash ndjekje në lagjen “Vullnetari” të qyteti.

Në momentin që efektivët i janë afruar Audit të bardhë kanë parë që shoferi e kishte braktisur dhe ishte larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë menjëherë grupi i hetimit ka nisur kqyrjen totale të mjetit dhe dokumentacionin e saj për të zbuluar se kujt i përket.

LEXO EDHE:  Detaje të reja - Korrupsion në Universitetin e Shkodrës/ 9 të arrestuar, 4 në kërkim

Autorutetet po vijojnë punën për kapjen e shoferit që s’ju bind urdhrit për të ndaluar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Skrepi e zë poshtë gjatë punimeve në rrugë/ Humb jetën 60 vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Rreth orës 18:10, në një rrugë dytësore të fshatit Dukat, Vlorë, një këmbësor rreth 60 vjeç është zënë poshtë, dyshohet aksidentalisht nga një skrep i një firme private e cila kryente punime në këtë rrugë.

Për pasojë 60 vjeçari N.H. ka humbur jetën.
Drejtuesi i skrepit është larguar nga vendi i ngjarjes por po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen makinat në Korçë/ Dy të plagosur me urgjencë drejt spitalit

Publikuar

-

Nga

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në fshatin Çiflig të Korçës.

Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, emrat e të cilëve ende nuk bëhet me dije. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës për të marë ndihmën mjekësore.

Raportohet se njëra nga makinat është kthyer në drejtim të një hotel buzë rrugës, ndërsa makina pas saj e ka goditur.

LEXO EDHE:  Krimi në familje/ Policia zbardh ngjarjen

LEXO EDHE:  Paralajmëron drejtori i Policisë/ Çfarë do ndodhë me grupet kriminale

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Helmimi në Fier/ Ministria e Shëndetësisë: Dalin nga spitali të gjithë nxënësit

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sërish për nxenësit e helmuar në shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier.

Ministria bën me dije se, fatmirësisht, kanë dalë nga spitali të gjithë nxënësit e helmuar, pasi gjendja e tyre shëndetësore paraqitet më e mirë.

Raportohet se, pak minuta më parë, ka lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit.

LEXO EDHE:  U denoncua nga qytetarët/ I riu kapet me armë dhe kanabis

LEXO EDHE:  Tritol në makinën e punonjësit të Bashkisë/ Zbulohet pista ku po heton Policia

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE