Connect with Us

Nuk është Rama, as Meta dhe as Basha”/ Gazetari propozon një qeveri surprizë!

Politikë

Nuk është Rama, as Meta dhe as Basha”/ Gazetari propozon një qeveri surprizë!

Publikuar

-

Nga Denis Dyrnjaja

As Edi Rama, as Ilir Meta, As Lulzim Basha, asnjë burrë më në kolltukët e qeverisë. Është momenti të eksperimentojmë politikisht me një qeveri krejtësisht prej ministresh gra dhe një kryeministre grua. Do ishte risi në shumë aspekte dhe do prodhonte shumë efekte pozitive edhe në veprim edhe në perceptim. Se pari prezumohet se do ishte qeveri shumë herë më e përgjegjshme, më e angazhuar, më produktive, më sociale, më ekonomiqare, një qeveri me orientim moralist. Do krijonte relaksim të menjëhershëm politik.

Qeveria do konsiderohej jo si domen i burrave për luftë, por si një institucion shërbimesh për popullin.  Do krijonte një impakt të fortë ndërkombëtar. Një qeveri me gra që do prodhonte efekte konkrete në menaxhim do prodhonte efekte të menjëhershme edhe në proceset integruese. Do ishim referencë botërore që nga një vend problematik dhe gjenerues krizash do shfaqeshim me këtë risi surprizë.

Dhe ajo që është më e rëndësishme, gratë e ekspertizës, menaxhere ekselente dhe plot maturi kemi me shumicë në të gjitha fushat. Thjeshtë u duhet hapur rruga me një kompromis kombëtar dhe shoqëror që t’iu jepet besim. Le të provojmë dhe të mos kemi frikë nga nënat e motrat tona të ditura, energjike dhe të kujdesshme. E sigurt është që një qeveri e përbërë krejtësisht nga gra do të ishte minimalisht 2 fish më efiçente dhe produktive se një qeveri burrash dhe e drejtuar nga një burrë. Burrat le te merren me parlamentin dhe mundësisht të rrisnin kualitetin parlamentar që është shndërruar si mëngjezore ku hahet paçe pilaf dhe bëhet muhabet!

LEXO EDHE:  Dënimi me vdekje dhe gënjeshtra e Lulzim Bashës

Nqs ka burra ky vend ky është rasti për të treguar kurajën që t’ua lënë qeverisjen e vendit grave. Do jetë më mirë për të gjithë. E hodha këtë ide sot se po ta hidhja në 8 mars do dukej si hipokrite./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rilindja të futet në karantinë”/ Ish deputeti: Në shkollat tona mund të ndodhë gjithçka

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Luçiano Boçi thotë se helmimi i përsëritur i nxënësve të së njëjtës shkollë, “Janaq Kilica” në Fier, nuk ngjan më rastësi.

Sipas tij, varianti i reaksionit kimik i dhënë si arsye pak ditë më parë, është përsëritur.

“Nuk ka rëndësi, nëse është shkaktuar nga një nxënës i papërgjegjshëm apo për shkak të korrupsionit tenderues në shkollat tona, në të cilat kanë hyrë lloj lloj lëndësh kimike të pakontrolluara për efektet e tyre toksike. Rëndësi ka që nxënësit nuk janë të sigurtë dhe kjo ndodh në mënyrë të përsëritur brenda pak ditëve”, shkruan Boçi.

Ai thekson se reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe strukturave të policisë, në rastin e parë, ka qenë zero.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Britani/ Basha: Urimet më të përzemërta për David Cameron

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Britani/ Basha: Urimet më të përzemërta për David Cameron

“Shkollat tona sot i ngjajnë vendeve ku gjithçka mund të ndodhë.
Mund të shpërndahet drogë dhe për drejtuesit e Ministrisë e Policisë situata është normale. Mund të ushtrohet dhunë e të gjitha formave dhe kjo është normale për qeverinë e ndritur. Mund të helmohen nxënësit dhe gjithcka interpretohet si normale, si diçka që “ndodh edhe nëpër filma.” Anormale duket të jetë tashmë vetëm transmetimi i dijes dhe i edukimit. E vërteta ulëritëse është se shkollat tona janë helmuar!
Janë helmuar deri në asht.
Janë helmuar me rilindje!
E vetmja zgjidhje: Futja në karantinë disavjeçare e Rilindjes”, shkruan mes të tjerash Boçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ciu Ciu Tao Tao”/ Presidenca i përgjigjet Ballës: Të duket vetja i fortë

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi i është përgjigjur kreu të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Blushi shprehet se Ballës i duket vetja fortë ngaqë rri me çuna problematikë.

Më tej, zëdhënësi i presidentit i bën thirrje Ballës të dëgjojë zërin e popullit pasi sipas tij, ai është zëri i zotit.

“Ciu Ciu Tao Tao.
Të duket vetja i fortë ngaqë rri me çuna problematikë, por lutju Zotit që të mos kthehet i gjithë populli në “problematik”.
Tao Tao, harroje zërin e Bablokut!
Dëgjoje zërin e popullit!
është zëri i zotit”, shkruan Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Helmimi i nxënësve në Fier/ Ish deputeti thirrje prindërve: Merrni në dorë fatet e tyre

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Luan Baçi ka reaguar lidhur me helmimin e nxënësve në shkollën “Janaq Kilica” në Fier.

Baçi thotë se është e pafalshne dhe e pa imagjinueshme papërgjegjshmëria e Kryetarit të Bashkisë dhe Drejtorisë Arsimore në Fier.
Ish deputeti u bën thirrje prindërve të nxënësve, të rrezikuar që të marrin në dorë fatet e fëmijëve të tyre

“E pa falshme dhe pa imagjinushme, pa përgjegjshmëria e Kryetarit te Bashkise, e dhe e Drejtoris Arsimore ne Fier. Perseri jeta e nxenesve te shkolla Janaq Kilica ne rrezik.
Helm në gjithë ambjentet e shkollës, nxënës që ikin me urgjencë në spital.
Shteti ka rënë, do duhej t’ju bëja thirrje, deputetëve të qarkut, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojnë. I bëj thirrje qytetarëve të Fierit prindërve të nxënësve, të rrezikuar nga përgjegjshmëria e të pa përgjegjshmëve që të marrin në dorë fatet e fëmijëve të tyre Ne na kanë në krah”, shkruan Baçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE