Connect with Us

“Ngërçi” me trupën gjykuese/ Nuk zgjat as dy minuta seanca ndaj Emiljano Shullazit

Kronika

“Ngërçi” me trupën gjykuese/ Nuk zgjat as dy minuta seanca ndaj Emiljano Shullazit

Publikuar

-

Ka zgjatur vetëm 2 minuta seanca e sotme ndaj Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të bandës së në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Shtyrja e seancës së sotme ka ardhur për shkak të mosplotësimit të trupës gjykuese.

Prej më shumë se një viti procesi ndaj Shullazit ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë.
Në fund të dhjetorit KLGJ i ka nisur një shkresë Ministrisë së Drejtësisë, të cilës i i kërkon zhbllokimin e situatës duke sugjeruar ndryshime ligjore.

LEXO EDHE:  Ristani: Rama kërcënoi Bashën nëpërmjet Shullazit

Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 me për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I sekuestrohen 15 milionë lekë në doganë/ Procedohet 38 vjeçari nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Kapshticës parandalon një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen 1.580.000 lekë dhe procedohet penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi.

Në kuadër të masave të përbashkëta të marra nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë dhe autoriteteve doganore, për rritjen e masave në drejtim të forcimit të kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, është evidentuar dhe goditur një rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në çantën personale të shtetasit E. D., 38 vjeç, banues në fshatin Pezë, Tiranë, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, i gjet e sekuestroi në cilësinë e provës materiale vlera monetare në lekë, euro dhe paund, të cilat kapin vlerën 1.580.000 lekë.

LEXO EDHE:  Ambasadori Donald Lu: Përshëndesim arrestimin e Shullazit, çështja të ecë në mënyrë të pavarur

LEXO EDHE:  Prokuroria kërkoi  64 vite burg/ Banda “Shullazi” përballë Krimeve të Rënda

Në përfundim të veprimeve materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

I shkaktuan shtetit 20 milionë lekë dëm financiar / Arrestohen 5 zyrtarë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërmjetësi” duke vënë në pranga 5 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë që akuzohen për krijimin e skemave mashtruese duke i shkaktuar shtetit mbi 20 milionë lekë dëm financiar.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër informalitetit, Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune njëmujore, me metoda speciale të hetimit, finalizoi me sukses Operacionin Policor “NDËRMJETËSI”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

SH. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një shoqërie, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”;
S. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;
E. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i zyrës së kontabilitetit në një firme private, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”;
L. R., 33 vjeç, banues në Tiranë, ekonomist tek zyra e kontabilitetit në një firme private, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, .
A. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, i përfshirë në skemën e mashtrimit, pasi ka bërë deklarimet e subjekteve fiktive, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”;

LEXO EDHE:  “Ylvi Beqjan ma prezantoi Shullazi në shtëpinë e tij”/ Gilmando Dani ‘zbërthehet’ në gjyq

LEXO EDHE:  “Ylvi Beqjan ma prezantoi Shullazi në shtëpinë e tij”/ Gilmando Dani ‘zbërthehet’ në gjyq

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit me iniciale I. D. dhe D. S., për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Për të gjithë këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg“.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë regjistruar 4 subjekte fiktive dhe gjatë viteve 2018-2019 kanë bërë ndërmjet tyre shitje fiktive në vlera të konsiderueshme monetare që arrijnë vlerën 130.052.820 lekë, duke i shkaktuar shtetit, nëpërmjet tatimit mbi vlerën e shtuar, një dëm financiar në vlerën 20.568.304 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Takimi me funksionarin e lartë të drejtësisë nuk ka ndodhur”/ Avokati i Henri Çilit flet për akuzat

Publikuar

-

Nga

Avokati i Henri Çilit, Andi Duraj, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me akuzat e rënda që janë ngritur ndaj klientit të tij.

Duraj deklaroi se gjatë gjithë kohës ka konstatuar shkelje të ligjit, duke filluar që nga arrestimi i Çilit e deri te marja në pyetje.

Avokati pretendon se takimi me funksionarin e lartë të drejtësisë nuk ka ndodhur, ndërsa theksoi se shpreson që kjo deklaratë të jetë një pakujdesi.

“Kanë qenë dy avokatë që janë arrestuar. Janë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e mbrojtësve. Është kontrolluar zyra pa prokurorin. Madje edhe përgjimet konsiderohen si përgjime mes avokatit dhe klientit dhe nuk konsiderohet apo përdoret si provë. Janë të ndaluara me ligj. Ky është vetëm fillimi i shkeljeve. Akuza e parë ishte mashtrimi, arrestohen edhe mashtruesi dhe i mashtrueri. U arrestua e gjithë zyra ligjore dhe këtu fillon paradoksi. Paradoksi i dytë është ushtrimi i ndikimit të paligjshëm. Të gjithë mund të mbajnë përgjegjësi për ushtrim ndikimi të paligjshëm, vetëm avokati jo. O do akuzohet për korrupsion ose s’ka vepër penale. Sepse, ku do ta ushtronte këtë ndikim? Çdo avokat mund të bëjë takime dhe ndërmjetësim, por nuk ka ndodhur. Takimi me funksionarin e lartë të drejtësisë nuk ka ndodhur, shpresoj të jetë një pakujdesi”, tha Duraj në “Top Show”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE