Connect with Us

Nga Artan Fuga/ Nga vjen instinkti për të abuzuar me pushtetin?

Opinione

Nga Artan Fuga/ Nga vjen instinkti për të abuzuar me pushtetin?

Publikuar

-

Artan fuga akademik

Kur sheh ca fytyra të degjeneruara deputetësh që i skërmiten Presidentit duke e kërcënuar me pushim nga puna të vjen për të vjellë dhe mbushesh me dëshpërim dhe me pyetje:
A mendojnë këta se Shqipëria mund t’i hedhi në erë të gjitha institucionet e saj?
Këta debilë politikë po shkatërrojnë vendin.

Janë individë që për herë të parë ndodhen kaq afër pushtetit kur dikur kanë qenë “roje stallash” apo “çobenë dhënsh” në kuptimin metaforik të fjalës sepse çobenjve të vërtetë u marrin të keqen ata!

Për herë të parë në jetë kanë ardhur një krah a një gisht larg pushtetit dhe erotizimi u ka zënë sytë. Kanë humbur logjikën!
E marrin pushtetin : i heqin me nxitim mbathjet, sytjenat, e pickojnë dhimbëshëm nga vidhet, e pështyjnë në fytyrë, e shtrijnë me dhunë në shtrat, i hypin në kurriz kalapiç me çizme duke i marrë frymën.
Si një lodër!
Dhe nga erotizimi dhe nga fakti se pushteti u është dorëzuar thonë edhe : “Perse të mos e prishim fare!”
Prishin dhe prishen në pushtet!
Ajo që deritani u dukej si e paarritshme, Shqipëria, u ka ardhur në dorë, u është besuar si një dhuratë e Zotit! Por, ata nuk i besojnë vetes. Kanë frikë se u ikën dhe prandaj nisin ta dhunojnë, keqpërdorin, abuzojnë!
Këta janë!

T’i dhunosh pa bazë ligjore, t’i shpërndash pa bazë ligjore, u bën nder! I kthen nga fajtorë në viktima.
Shqipëria mbetet edhe pa President dhe pa Kuvend.
I pritëm shtatë vjet!

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/Tragjikomedia e propagandës për integrim europian!

Atë duan ata! Cdo dhunë mbi ta, justifikon dhunën që ata kanë ushtruar deritani me kartonë votash!
Na turpëruan kaq vite, na dhunuan, na fyen, na lanë zhveshur thjesht për sadizëm erotik sipas sloganit : “Kur mund t’ju bëj gjithçka përse të mos ua bëj!”

Pushteti pa kufij i humbet tiparin kryesor arsyes, logjikës, pikërisht kufizimin. Nuk thoshte kot Spinoza i madh : Cdo përkufizim është një kufizim! Pushteti pa kufij i hap rrugën çmendurisë kolektive politike! Të pakuptuar nga vetë bartësit!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Shtatëmbëdhjetë hijet e Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Nga Adriatik Doçi

Bën aheng, tollovi dhe shenja të marra me duar para Presidencës, me rastin e firmosjes së një dekreti rutinë.

Mbledh militantët e LSI dhe PD para Presidencës për t’u puthur me Fahri Balliun, me të cilin ka 30 vite që puthet në prapaskenë.

Thërret Bashën në takim dhe i kërkon të informojë Monikën (gruan e vet) për grushtin e shtetit, thua se me Monën i ndan një kontinent dhe jo një shtrat.

Akuzon ndërkombëtarët si organizatë kriminale duke tundur flamurin amerikan.

Mban fjalim kundër korrupsionit ndërkohë që nuk tregon financimin e tubimit ku po mban fjalim.

Mban fjalim kundër korrupsionit ndërkohë që ka deklaruar vilën me vlerë disa milionë euro në Gjirin e Lalzit, pallat në Laprakë, apartament 400 mijë euro dhe pasuri të tjera të paluajtshme, me vetëm dy paga shteti.

Kërcënon se do mësyjë Kuvendin, pra se do të bëjë një grusht shteti, në emër të shpartallimit të grushtit të shtetit që ekziston vetëm në kokën e tij.

Paralajmëron se do shpërndajë Kuvendin, pasi nuk ka 140 deputetë, duke pranuar se ka paskërka shkelur Kushtetutën deri më sot që nuk e ka shpërndarë, pasi Kuvendi ka një vit që nuk i ka 140 deputetë!

Nëse Kuvendi qenkërka i paligjshëm dhe ai paskërka tagër për ta shpërndarë, si mund të caktohen afate për ushtrimin e kësaj të drejte?

Ankohet për kapjen e Kushtetutës, duke qenë vetë protagonisti i kapjes së Kushtetueses, përmes dekretimeve të paligjshme të anëtarëve pa Veting, jashtë afatit, jashtë listës fituese dhe në një vend vakant të plotësuar.

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/ Panairi i librit : Shisni djathë, jo sapunin për djathë!

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Cila është data e republikës?

I dërgon letër Dvoranit që mos kualifikojë kandidat pa Veting për Kushtetuesen, ndërkohë që vetë dekretoi dy anëtarë pa Veting, konkretisht Besnik Muçin dhe Marsida Xhaferllarin.

Kërkon si arbitër Venecian dhe kur Venecia sjell raport se ka tejkaluar kompetencat, si në rastin e tre dekreteve për një palë zgjedhje, akuzon Venecian si të përfshirë në lojërat e maxhorancës.

Mbledh stafin e Presidencës dhe si 300 spartanët shkon në dyert e SPAK për të kallëzuar Etilda Gjonajn si puçiste, ndërkohë që kallëzimin mund ta dorëzonte një punonjës i Presidencës tek posta ose mund të bëhej direkt në faqen e SPAK, madje nga celulari.

Akuzon për grusht shteti kryeministrin, i cili ka 7 vite në pushtet, ndërkohë që grushti i shtetit bëhet për të marrë pushtetin dhe jo për të rrëzuar veten nga pushteti.

Vajton boshatisjen e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë, ndërkohë që ai bashkë me Berishën i emëruan anëtarët besnikë në këto dy gjykata, të cilët sipas pas Vetingut rezultuan hajdutë dyqanesh në Itali, ushtarë të krimit dhe të korruptuar.

Identifikon veten me Skënderbeun, i cili ishte kalorës i krishterimit dhe jo kalorës i bllokut të pazareve.

Shantazhon ambasadorin e BE me video rozë dhe në të njëjtën kohë kërkon hetimin e shantazhuesit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nganjëdhimi mbi harresën/ Si u ekzekutuan 22 intelektualë nga Enveri, për bombën tek Ambasada sovjetike

Publikuar

-

Nga

Nga Dr. Dorian Koçi *

– Një nga aktet më burracake dhe të frikshëm, në të njëjten kohë, i terrorit komunist përgjatë periudhës së diktaturës komuniste është pushkatimi i 22 intelektualëve, në datën 26 shkurt të vitit 1951. Akti ishte i frikshëm sepse tregonte përmasat e terrorit politik se deri ku mund të shtrihej dhe burracak sepse në vetvete ishte një dëshmi e servilizmit politik ndaj një Fuqie të Madhe dhe frika se mos incidenti në Ambasadën sovjetike sillte dhe rrëzimin nga pushteti të klikës që qeveriste vendin. Kjo frikë dhe servilizëm politik ishte pasqyruar edhe në marrëdhëniet me jashtë që kishte zhvilluar qeveria komuniste e Enver e Hoxhës në vitin 1946-1951.

Nga shqyrtimi i dokumenteve të vendimeve politike të kohës, të marra kryesisht nga forumet partiake të P.K.SH., rezulton se në marrëdhëniet me Perëndimin përcaktues ishin faktorët ideologjikë, ndërsa interesi kombëtar dhe strategjik i Shqipërisë përmendej pak. Edhe kur përmenden këta faktorë, ata u nënshtrohen faktorëve ideologjikë duke kërkuar që marrëdhëniet e shtetit të ri shqiptar të kalojnë përmes këtij filtri. Ideologjia sunduese në Shqipëri ishte stalinizmi dhe ai u aplikua në të gjitha format e hapura të tij. Një nga tiparet kryesore të tij ishte eliminimi i elitave përmes terrorit të kuq dhe zevëndësimi me elitat e formuara me karakter ideologjik komunist. Spastrimet ndaj intiligjencës sjhqiptare nuk u ndalën në asnjëherë .

Në planin e brendshëm, regjimi komunist kishte arritur të sundonte me një dorë të fortë dhe falë ndihmës sovjetike dhe të vendeve të tjera të Europës Lindore, t’u mbijetonte shtrëngesave ekonomike të pasluftës. Duke ndërtuar një sistem që shtrihej në mënyrë kapilare në pothuajse të gjithë vendin nëpërmjet organizatave leva të P.P.SH., udhëheqja komuniste shqiptare zotëronte plotësisht kontrollin e territorit, çka ishte

ndier dhe në përndjekjen e grupeve desante që parashutoheshin a futeshin nga kufijtë tokësorë me Shqipërinë. Terrori dhe dhuna e ushtruar u demonstrua sidomos në një rast, siç ishte hedhja e një bombe në ambasadën sovjetike në Tiranë më 19 shkurt 1951. Sipas raportimeve të Ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehut në mbledhjen e Byrosë Politike një ditë më pas, rezultonte se më 19 shkurt, në orën 7 e 47 nga rrugica që është mbrapa Legatës Sovjetike është hedhur një dinamit i mbështjellë në letër dhe i lidhur me një fitil. Dinamiti u hodh brenda në oborr dhe ka plasur e ka thyer derën, dritaret dhe ka bërë një zhurmë të fortë.

Menjëherë kanë vajtur forcat për ndjekje po nuk kanë gjetur gjë. Pastaj kanë rënë pas shenjave dhe kanë kapur disa njerëz që ishin atje.[1] Edhe pse sipas dokumenteve, Ministria e Brendshme dhe organet e Sigurimit nuk kishin të dhëna të sakta se kush ishin autorët në vend, u ndërmorën masa represive që mbollën terror gjithandej. Mehmet Shehu vazhdoi të argumentonte nevojën për terror në mbledhjen e Byrosë Politike dhe kërkoi një miratim të masave represive që do të ndërmerreshin nga anëtarët e tjerë të Byrosë Politike. Duke marrë parasysh se ky nuk është një aksion i thjeshtë, po një ngjarje politike e kalibrit të madh, bile më e madhe se një atentat që mund të bëhej kundër ndonjërit nga ne, është e nevojshme politikisht që ne të marrim masa represive të jashtëzakonshme pa marrë parasysh ligjet në fuqi.

Një masë të tillë ne e kemi marrë edhe kur u vra Bardhok Biba dhe kemi pushkatuar edhe jashtë ligjeve në fuqi. Unë mendoj se kjo masë që do të marrim duhet të jetë në një shkallë të tillë, tek elementi që përpunohet, elementi reaksionar i tipit Kacaruho etj, sonte t’i arrestojmë. Të arrestojmë rreth 100 ose 150 veta nga këta të cilët nja 10 ose 15 prej tyre t’i pushkatojmë duke zgjedhur sigurisht nga ata më kryesorët mbasi kanë dashur të organizojnë atentate të tjera.[2] Për udhëheqjen komuniste shqiptare miqësia dhe patronazhi sovjetik ishin parësore; prandaj e panë këtë atentat me dyshim se mund të ishte pjesë e një plani ndoshta më të madh, për të destabilizuar pushtetin komunist në Shqipëri. Dyshimet më të mundshme ishin që ky atentat të ishte organizuar nga jugosllavët, të cilët e shikonin jo pa xhelozi afrimin sovjeto-shqiptar. Frika dhe paniku i qeverisë shqiptare se akti ndoshta mund të ndikonte në marrëdhëniet

shqiptaro-sovjetike duket dhe në masat emergjente të ndërmarra dhe në rënien dakord të gjithë Byrosë Politike për këto masa. Më tej, Mehmet Shehu që relatonte si Ministër i Brendshëm, vazhdoi duke sqaruar masat që do ndërmerreshin. Kjo masë do të procedohet edhe me një masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjeve reaksionare brenda një muaji. Ne duhet t’i përgjigjemi terrorit me terror dhe këtë mund ta bëjmë me plot ndërgjegje dhe me gjakftohtësi. Ne i kemi përgatitur listat e arrestimeve dhe po të jeni edhe ju dakord veprojmë që sonte. [3] Pavarësisht se pala shqiptare e trajtoi hedhjen e bombës si një rast që duhej të shërbente si një ndëshkim te të gjithë kundërshtarët të vet politikë, në dokumentacionin sovjetik ajo nuk ka lënë gjurmë të ndjeshme, sepse me sa duket, vetë shërbimet inteligjente sovjetike nuk e kanë parë si një ngjarje të përmasave që duhet të meritonte vëmendje të veçantë. Kjo ndjesi përforcohet edhe nga lirshmëria e sjelljeve të ambasadorit sovjetik në Tiranë, i cili ditën e hedhjes së bombës në ambasadën e tij, atë pasdite shëtiste lirshëm në bulevardin kryesor të Tiranës së martirizuar nga organet e Sigurimit të Shtetit, ndonëse ishte këshilluar që të mos dilte nga rezidenca e tij.[4]

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/Tragjikomedia e propagandës për integrim europian!

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/ Panairi i librit : Shisni djathë, jo sapunin për djathë!

Udhëheqja shqiptare nxitoi që t’i dërgonte një letër J.V. Stalinit, në të cilën betohej për besnikëri të përhershme dhe njoftonte për masat e marra për forcimin e miqësisë shqiptaro-sovjetike. Të bien në sy frazat bombastike dhe emocionale të Enver Hoxhës, që shprehin sa qëndrimin e tij të fortë ndaj çështjes, po aq edhe panikun për këtë incident. Mes të tjerash, Enver Hoxha shkruante: … ky akt politik terrorist i armikut, na ka prekur jashtëzakonisht, pse ai u drejtua karshi çka është më i dashur, më i shtrenjtë dhe më i shenjtë i popullit t’onë, Bashkimit Sovjetik, që është gjithçka për ne, që pa atë s’kish dhe s’mund të ketë jetë për popullin dhe Partinë t’onë.

Shoku Stalin, ne s’kemi qenë vigjilentë sa duhet, pse mund t’a kishim evituar këtë gjë të tmerrshme që na ngjau ne. Këtë mungesë vigjilence, që ne e konsiderojmë një nga gabimet më të rënda t’onat, s’duhet të na i fali lehtë populli dhe Partija jonë. Ne shoku Stalin ju zotohemi dhe ju betohemi, Juve dhe Partisë Bolshevike të Lavdishme, se do t’ja lajmë Partisë dhe popullit tonë këtë gjë kaq të rëndë që ju shkaktua nga mungesa e vigjilencës s’onë. Ky akt i poshtër i armikut, na ka egërsuar pa masë dhe na ka

bërë të dhjetëfishojmë luftën dhe vigjilencën t’onë karshi imperialistëve gjakatarë luftënxitës amerikano-inglezë, karshi tradhtarëve fashista të Beogradit, të Athinës dhe të Romës dhe të reaksionit të brendshëm vegël e tyre.

Shoku Stalin, Partija e jonë do të jetë e pamëshirshme kundër armiqve të Bashkimit Sovjetik, të popullit t’onë dhe të paqes. Partija jonë si kurdoherë, do të verë të gjitha forcat e saj për të çelikosur dashurinë e popullit tonë karshi shpëtimtarëve të tij, Bashkimit Sovjetik, Partisë Bolshevike dhe juve shoku Stalin. Armiqt e brendshëm dhe të jashtëm, kurrë nuk do të harrinë të gërvishtin dashurinë dhe besnikërinë e pakufishme që ka populli jonë për ju dhe Bashkimin Sovjetik.

Shoku Stalin, në emër të gjithë shokëve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, të mbledhur në Plenum, ju kërkojmë ndjesë, Juve, Partisë Bolshevike dhe Qeverisë Sovjetike dhe ju betohemi se do t’a lajmë këtë fatkeqësi që na ngjau ne, ne do të jemi të pamëshirshëm, do t’a forcojmë dhe çelikosim partinë t’onë, do t’a bolshevizojmë atë dhe do të forcojmë çdo ditë çdo ditë e më shumë mbrojtjen e vendit t’onë. Duke ju shprehur dashurinë dhe besnikërinë më të madhe që ne kemi për Partinë Bolshevike dhe për Ju, mësues gjenial dhe i shtrenjti i joni, pranoni të falat t’ona revolucionare.[5]

Fraza në letër e Enver Hoxhës dërguar Stalinit se ”ky akt i poshtër i armikut, na ka egërsuar pa masë” u konkretizua në arrestimet e shumta dhe ushtrimin e drejtpërdrejtë të terrorit. Një gjyq i shpejtë dhe jashtë të gjitha normave të së drejtës dënoi me vdekje 22 nga të arrestuarit, të gjithë të pafajshëm dhe pas asnjë lidhje me incidentin. Ishin këto masa që kishin forcuar dhe i jepnin Enver Hoxhës dhe regjimit të tij të shkruante në letër dërguar Molotovit se situata brenda vendit paraqitej e sigurt.

Deri më tani nuk kemi një histori politike të Stalinizmit shqiptar, çka bën të vështirë identifikimin e pasojave të tij në shoqërinë shqiptare. Procesi i destalizimimit ë vendit filloi me ndrojtje në

fillim të vitit 1990 por ai u zgjat vetëm në anën administrative si në depolitizmin dhe heqjen e mekanizmit të dhunës pas vitit 1990 , por nuk pati një destalinizim të infrastrukturës shoqërore. Për këtë arsye traumat që la komunizmi vazhdojnë të jenë dhe të ndihen dhe sot. Përkujtimi i datës 26 shkurt i vitit 1951 duhet të jetë një nga mekanizmat e shumtë të ndërtimit të memories kolektive përsa i përket së shkuarës komuniste.

Ndarja bardhë ë zi dhe gjuha e urrejtjes që haset shpesh në diskursin publik shqiptar janë shenja që gjurmët e së shkuarës ende ravëgojnë mes nesh. Sfida më e madhe e memories kolektive mbetet në evidentimin e arsyeve se përsë komunizmi shkëtërroi infrastrukturën shpirtërore të shqiptarëve që funksionet me kode e institucione të ndërtuara që nga Rilindja Kombëtare e në vazhdimësi për ti zevendësuar me kode e etikë të huazuar që rezultuan shterpë e lanë pas një djerrinë morale.

* Autori është Drejtor i Muzeut Kombëtar.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Frrok Çupi/ Shamia e zotit president

Publikuar

-

Nga

Nuk e kam ditur kurrë si quhet shamia e kuqe me të cilën toreadori ndjell demin për betejë, di vetëm që ‘demi’ është në fillesë të emrit ‘demokraci’.

Por duke parë Pres. e Republikës, tek i lëshonte, shaminë e kuqe Demit popull, e gjithë histeria mes ‘demit’      dhe toreadorit dje në bulevard, m’u bë e qartë. Zoti Pres. as që e kishte betejën me demin para syve të vet në bulevard. Për zotin Pres. këta ishin jo buaj, por miza; nja 500 mijë miza siç tha bashkë- Presidenti, ose rreth 80 mijë sa thanë ata që dinë të bëjnë llogaritë… Jo, këta nuk llogariten për zotin Pres.

Bualli që po ndjell për luftë zoti president i Republikës është gjithë gjindja shqiptare që nuk erdhën nuk bulevard. Ata janë nja dy milionë e nëntëqindenjëzet mijë që po jetojnë jetën e tyre të qetë duke u lutur ‘o zot, sa më larg këtij britmaxhiu’.

Presidenti e ka bash me këta që nuk e duan. Shumica njerëzore e vendit, mbi nëntëdhjetenëntë për qind e popullsisë, e neverit presidentin e Republikës Ilir Meta; e neverit prej vitesh, që para se të bëhej president. Sepse e kanë kapur duke u vjedhur pronën e floririn, e kanë kapur duke vrarë dhe duke përdhosur viktimat, si ‘kokë palarë’ në bulevardin ku tani po luan rolin e  toreadorit; e kanë parë duke i afruar vdekjen Dritan Priftit- ministri që e solli me zë e me figurë vjedhjen e tij; e kanë parë se si lëshon ushtrinë e ministrave dhe drejtorëve për të vjedhur për familjen; e kanë neveritur kur u ka thënë se ‘edhe macja ime ka një banjë luksoze’, e neveritin kur e shikojnë që as ka profesion, as ka shkollë, por për të bijtë ka paguar shkolla e vila në Britani…. O zot sa shumë e për sa mijëra arsye e urrejnë pres. Ilir Meta!

Por pikërisht kjo masë e madhe njerëzore, mbi 99 për qind e shtetasve të vet, përbën atë që ai po e ysht dhe po e thërret si ‘Dem’. Toreadori dje veç sa lëshoi shaminë e kuqe.

Cila është strategjia e toreadorit?

Ai e do ‘demin’ popull që ta urrejë toreadorin president; ta urrejë për vdekje, sepse vetëm kështu demi do t’i sulet selisë së presidentit me ura zjarri. Atëherë zoti Pres. do ta ketë arritur qëllimin. Lufta e përgjakshme në popull, le të quhet edhe ‘kundër presidentit’, është fitorja e këtyre që kanë bërë krime, korrupsion, vrasje, maskarallëk, sfida të pista, injorancë, dredhi, intrigë…, në krye të shtetit.

Në qoftë se nuk pret këtë orë, atëherë Ilir Meta do të kishte ikur nga presidenca prej ditësh, apo të paktën të kishte ikur dje. Edhe sikur të mos e dinte se e urrejnë aq shumë, ai prapë do të kishte ikur, sepse nuk i funksionon skema e ‘luftës civile’, për të cilën po flasin bashkë me gruan dhe aleatët që prej një viti.

Por ai e di se ngjall shkulme urrejtjeje ndaj ‘demit’ dhe prandaj po pret në zyrën e presidentit deri në momentin kur populli do të ndjehet i fyer, i irrituar, i poshtëruar dhe më në fund… në flakë.

Ja ky është qëllimi; toreadori zoti Pres., dje nuk kishte punë me ‘mizat’ që i kishin ardhur para këmbëve të tij.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Kushte suplementare për t’u integruar në BE

LEXO EDHE:  Nga Artan FUGA/ Panairi i librit : Shisni djathë, jo sapunin për djathë!

Ai do që të qëndrojë aty në atë zyrë dhe të presë.

Në atë zyrë janë shënuar fatet më të këqija të popullit tonë në dekadat e fundit. Ilire Meta nuk di të krijojë, qoftë edhe sipas metodës së tij tinzare- siç e quajnë; por vetëm kopjon. Në zyrën  ku ndodhet sot dhe do të qëndrojë si toreador Ilir Meta, mu aty është shënuar skena më e keqe e ndeshjes së pushtetit me ‘Demin’ që mund të quhet populli edhe sipas fjalorit të Demokracisë.

E njëjta ndeshje ndodhi në vitin 1997, kur kombi dhe shteti shkuan në fijen për t’u këputur. Edhe ajo zyrë, për të thënë të vërtetën, u katandis si mos më keq: Me kallashnikovë e fishekë të hedhur andej këndej dhe me dumën e tmerrshme të urinës gjithandej.

Por ndërsa vetë zyra e presidencës reflektonte pocaqi, drejt Vlorës dhe krahinave të tjera të vendit lëshoheshin brigada me ushtarë të vdekjes, me gaz vdekje- prurës, madje edhe me disa ushtarë iranianë që u kapën në Vlorë. Për presidentin nuk ka pikë rëndësie sa e madhe apo sa e pastër është ajo zyrë…, mjaft që të prodhojë shkulma urrejtjeje te ‘Demi’ që është populli.

Atëherë zoti Pres. do t’ia ketë arritur qëllimit për t’i fshehur krimet e veta dhe të kastës që bëri atë të zezë që nuk bëri as diktatura komuniste; i duhet vetëm që ta hedhë vendin në konflikt; të digjen arkivat, gjykatat, dëshmitë; të largohen Amerika dhe Bashkimi Evropian, të nisin njerëzit të merren me grabitje në dyqanet e rrugës…

Kjo ka ndodhur, tamam kështu, dhe zoti Pres. Meta nuk di të bëjë ndryshe nga përsëritja. Edhe datat, çuditërisht, i ka vjelur me dorë, njësoj si atëherë, 23 vjet më parë. Edhe atëherë 3 mars ishte, dita kur presidenti shpalli ‘gjendjen e luftës’ dhe dubloi mandatin e vet. Në 6 mars u sulmua Vlora. Në 23 mars (por viti 1993) nën kujdesin e shtetit u zgjodh Sudja si kompania e parë piramidale. Në 26 mars, një vit më vonë- në Hotel Dajti ku ishte ulur mbreti, shteti organizoi festën Gala më madhështore në nder të kompanive piramidale, që i quajti ‘kapitalizmi shqiptar;’…

E njëjta gjë, interesant! Toreadori rri aty, vë ndër këmbë disa ‘miza’ dhe pret që të shpërthejë ‘Demi’ popull atje larg e të vijë në luftë të përgjakshme… Që mbrëmë kur zoti Pres. la oborrin ku ra në gjunjë, ka hyrë brenda asaj zyre që mbante dumën e urinës.., dhe aty po pret.

LEXO TE PLOTE