Connect with Us

Mjeku shpjegon si të dallojmë një grip të zakonshëm nga koronavirusi

Sociale

Mjeku shpjegon si të dallojmë një grip të zakonshëm nga koronavirusi

Publikuar

-

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur për përhapjen e koronavirusit dhe për gjëndjen në Shqipëri.

Sipas Piperos, në vendin tonë sivjet gripi ka pasur dëme të mëdha në krahasim me vitet e tjera.
Mjeku sqaron se si mund të dallojmë një grip të thjeshtë nga koronavirusi.

“Në kemi epideminë e gripit edhe është kudo në hemisferën tonë. Si vjet gripi ka pasur dëme më të mëdha në krahësim me vitet e tjera. Virusi kryesor qarkullues ka qenë A H1N1 i quajtur dikur edhe gripi i derrit dhe nga statistikat dëshmohet se dëmi që bën A H1N1 në raport me koronavirusin është disa herë më i madh. Të dyja sëmundjet qoftë ajo e shkaktuar nga A H1N1 dhe qoftë ajo e shkaktuar nga viruset e tjera gripale, qoft edhe nga koronavirusi, në fazat e para ngjajnë të gjitha me njëra tjetrën.
Kanë shenja të njejta. Që do të thotë kanë temperaturë, kanë kollën, dhimbje koke, dobësi trupore, nuk ka rrjedhje hundësh koronavirusi, por që ka gripi i zakonshëm. Dhimbje muskulare etj dhe për 2-3 ditë përmirësohet. Diferencën e gripeve të zakonshme me koronavirusin e bën vështirësia në frymëmarrje. Ne e quajmë një shenjë shumë të rëndësishme klinikisht dalluese nëse kemi të bëjmë më një grip të zakonshëm apo me një koronavirus. Nëse një person ka temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe ka një histori udhëtimi, atëhere ky person ka të gjitha gjasat që të jetë pozitiv me koronavirusin”, shprehet mjeku Pipero në emisionin “Ditë e Re” në TV Ora.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shqipëria mbetet jashtë hartës së koronavirusit/ 42 raste të testuara rezultuan negative

Publikuar

-

Nga

Gjatë mbledhjes së Task-Forcës për masat kundër koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se vendi ynë vijon të mbetet jashtë hartës së vendeve të prekura.

Manastirliu theksoi se janë testuar 42 raste të reja, dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

“Asnjë rast i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri. Janë testuar 42 raste të reja të cilat kanë rezultuar negative. Po bëhet një punë voluminoze, intensive në pikat kufitare për të kontrolluar çdo udhëtar.
Mbështes punën e urgjencës kombëtare dhe bashkëpunimin me epidemiologët e kujdesit shëndetësor për punën e tyre”, deklaroi Manastirliu.

LEXO EDHE:  Njoftohet rasti i katërt me koronavirus në SHBA

LEXO EDHE:  Njoftohet rasti i katërt me koronavirus në SHBA

Ministrja tha se po vijojmë me të gjithë masat për të shtuar stokun ekzistues të materialeve të mbrojtjes personale. “Puna jonë e fokusuar në materialet për mbrojtjen e personelit shëndetësor është në front të parë”, u shpreh ajo.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Frika nga koronavirusi/ Përfaqësuesi i OBSH qetëson shqiptarët, mesazhi për mediat

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm është mbledhur sërish Task-Forca, për masat kundër koronavirusit.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe presidenti i Zyrës së OBSH në vendin tonë, Raul Gonzales.

Në fjalën e tij, Raul Gonzales theksoi se në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, ndërsa i drejtoi edhe një mesazh të fortë mediave për një informim të saktë të publikut.

“Në Shqipëri ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Ende nuk e dimë se pse nuk ka asnjë të prekur në Shqipëri, ndërkohë që në vendin tim personat e infektuar nuk kanë pasur asnjë kontakt me Italinë, me Kinën apo me persona që vijnë nga vendet e prekura.

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Italia/ Shërohet gruaja me koronavirus

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Kina/ Bie numri i rasteve të reja me koronavirus

Po ashtu edhe mediat kanë një rol mjaft të fortë, pasi është shumë i rëndësishëm informimi me saktësi. Nuk duhet të shpërndajmë lajme të rreme, kjo do të ishte në dëm të shëndetit por edhe të ekonomisë së vendit.

Ne po punojmë 24 orë me qeverinë shqiptare dhe do të japim çdo mbështetje për institucione e shëndetësisë në Shqipëri”-tha Raul Gonzales./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Moti i keq me reshje të dendura/ Përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Publikuar

-

Nga

Reshjet e shumta të shiut gjatë mbrëmjes së të martës kanë shkaktuar përmbytje në fshtatin Murqinë në Krujë.

Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, lumi Ishem ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytjen e disa hektarëve toke dhe rrezikuar disa banesa.

Po ashtu edhe në Librazhd ka pasur probleme, pasi si pasojë e reshjeve të shiut dhe motit të keq ka pasur shembje dherash.

LEXO EDHE:  Koronavirusi në Itali/ Shehaj: Lajm i keq për Shqipërinë, qeveria të veprojë!

LEXO EDHE:  “Po bëjnë çmos të fusin koronavirusin në Shqipëri”/ Berisha ngre alarmin: Dënoj këtë qëllim kriminal

Ndërkohë në Murrash janë konstatuar shembje gurësh dhe dherash duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

LEXO TE PLOTE