Connect with Us

”Më pak dyshues dhe pa panik”/ Tritan Kalo tregon arsyet pse Shqipëria nuk ka asnjë rast me koronavirus

Sociale

”Më pak dyshues dhe pa panik”/ Tritan Kalo tregon arsyet pse Shqipëria nuk ka asnjë rast me koronavirus

Publikuar

-

Mjeku Tritan Kalo thotë se Shqipëria do ia dalë mbanë edhe me rrezikun e ri që i kanoset prej koronavirusit.

Kalo shprehet se, me më pak dyshim, pa panik dhe së bashku me mirëbesim do i dilet edhe kësaj situate pasi mjekët ndër vite janë përballur me epidemi dhe kur ka pasur bashkëpunim ja kanë dalë.

Sipas Kalos, arsyet sepse Shqipëria nuk është prekur ende nga koronavirusi janë masat për kontrollin e fluksit të udhëtarëve, mungesa në të shkuarën e infeksioneve pararendëse “Beta-Coronaviruse”, kryqëzimi i qarkullimit të disa infeksioneve të tjera respiratore dhe alerti i sistemit tonë imunitar dhe vaksinimi i rregullt i popullatës.

“Më pak DYSHUES, pa më të voglin element PANIKU në të përditshmen e jetës suaj, dhe ne BASHKËRISHT e me MIRËBESIM reciprok, do tia dalim përsëri mbanë…..EPIDEMITË janë dukuri jo të panjohura ndër trevat tona Arbërore, edhe në këtë Shqipëri të këndej Drinit….MANTELBARDHËT janë përplasur me to, dhe ATA janë treguar kurdoherë në lartësinë e profesionalizmit dhe të humanizmit të tyre, EDHE pse shpesh në kushte jo të favorëshme për plotësimin e misionit të tyre….”Team-work” dhe “Team-spirit” ishin dhe mbeten çelësi i suksesit të tyre në përballjen me to….Sistemi hermetik i kohës, infrastruktura jo mirë e zhvilluar dhe reliefi, ishin tre faktorët kryesorë që ndikuan po ashtu, edhe në mos përhapjen galopante të tyre në një vend me çalesa jo të pakta të Sistemit të tij Shëndetsor Publik….Ndryshimi i Sistemit, hapja e tij Politike dhe Gjeografike, qarkullimi i lirë sjedhin me vete edhe një qasje tjetër ndaj Epidemive të Sëmundjeve të ndryshme Infektive, sepse edhe mundësija e tyre e hyrjes dhe përhapjes te ne është disi më e favorizuar në kushtet kur Epidemiologjikisht sot Bota është transformuar në një “Krahinë të vetme” (Tutto il Mondo é un Paese)…SFIDA e rradhës quhet “Sars-Cov-2/Covid-19….”Shqipëria për momentin duket e kursyer nga ky rrezik ndërbotëror, duke mos patur asnjë rast të konfirmuar…

LEXO EDHE:  Covid-19 “gjallon” ende mes nesh/ Tritan Kalo apel qytetarëve: Është sfidë jo e lehtë për t’u fituar!

1- Rastësi,

2- Masat e mara për të mbajtur nën kontroll fluksin e udhëtarëve si dhe sensibilizimin e tyre, kur ata vijnë nga zona me raste tashmë të konfirmuara me Sars-Cov-2/Covid-19si Kina, Itali, Koreja etj.

3- situata në përmirsim e Gripit sezonal.

4- mungesa në të shkuarën edhe e infeksioneve nga të tjerë Beta-Coronaviruse (“Sars-Cov 2002-2003”, “Mers-Cov 2012”).

5- vendosja gjeografike e Trevave tona.

6- kryqëzimi i qarkullimit të disa infeksioneve të tjera respiratore dhe mekanizmat konkurencialë të tyre për invadimin e organizmave humane.

7- imuniteti i fituar ndaj coronaviruseve minore shkakatare të riniteve e faringiteve mbarë-vjetorë, që në mënyrë të kryqëzuar ndoshta na mbron edhe ndaj një Coronavirusi madhor si “Sars-Cov-2/Covid-19”.

8- alerti i sistemit tonë imunitar nga vaksinimi i rregullt i popullatës, etj, janë disa shpjegime për realitetin e situatës në të cilën NE ndodhemi….Proud to be a Docotor”, shkruan Kalo në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Konfirmohen 29 fluturime për nesër nga Rinasi/ Lejohen të udhëtojnë vetëm…

Publikuar

-

Nga

Konfirmohen 29 fluturimet nga Aeroporti “Nënë Tereza” për ditën e nesërme.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:⠀⠀
⠀⠀
Air Serbia – Tiranë – Beograd
Albaëings – Tiranë – Firence
Albawings – Tiranë – Rimini
Wizz Air – Tiranë – Pragë
Air Albania – Tiranë – Romë
Edeleeiss – Tiranë – Zyrih
Ukraine Airline – Tiranë – Ukrainë
Wizz Air – Tiranë – Memingen
Blue Panorama – Tiranë – Gjenova
Blue Panorama – Tiranë – Verona
Albawings – Tiranë – Duseldorf
Air Albania – Tiranë – Milano
Wizz Air – Tiranë – Luton (Londer)
Albaëings – Tiranë – Venecia
Air Serbia – Tiranë – Beograd
Austrian Airlines – Tiranë – Austri
Jonika – Tiranë – Kiev
Pegasus – Tiranë – Stamboll
Wizz Air – Tiranë – Vjenë
Blue Panorama – Tiranë – Milano
Blue Panorama – Tiranë – Romë
Albaëings – Tiranë – Hamburg
Wizz Air – Tiranë – Bolonja
Aegean – Tiranë – Athinë
Albaëings – Tiranë – Bari
Belavia – Tiranë Minsk
Wizz Air – Tiranë – Bergamo
Ukraine Airline – Tiranë – Ukrainë
Air Albania – Tiranë – Stamboll
“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Ju faleminderit për bashkëpunimin”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Së bashku për një të ardhme më të mirë

Publikuar

-

Nga

Bashkëbisedimi më i madh global i OKB-së, #UN75, ka për të pasur më shumë pjesëmarrës nga Shqipëria, duke qenë se Vodafone Albania angazhohet t’i mbështesë Kombet e Bashkuara për të komunikuar me më shumë njerëz përmes kanaleve të komunikimit të Vodafone.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka gjetur mbështetjen e Vodafone, një nga kompanitë lider të teknologjisë së komunikimit në botë, që po e promovon nismën nëpërmjet kanaleve të komunikimit  të Vodafone, për të mbërritur te miliona njerëz, me rastin e 75-vjetorit të OKB-së, përvjetor që përkon me një kohë sfidash të mëdha.

Ndërkohë që Organizata e Kombeve të Bashkuara vazhdon përpjekjet për të menaxhuar pandeminë COVID-19, ajo ka filluar fushatën #UN75, një nismë ambicioze që synon të mbledhë mendimet e miliona njerëzve në lidhje me prioritetet dhe zgjidhjet për të ardhmen. Në qendër të fushatës #UN75 është një pyetësor një-minutësh, ( Pyetesori), i cili iu jep mundësinë të gjithëve të thonë fjalën e tyre. Përmes këtij pyetësori, njerëzve iu kërkohet të shprehen për ato çka ata i shohin si prioritete për rikuperimin nga pandemia, si dhe të imagjinojnë të ardhmen që duan. Rezultatet do t’u bëhen me dije liderëve botërorë në shtator të 2020-ës, në ceremoninë zyrtare përkujtimore të këtij përvjetori.

Vodafone Albania po e mbështet UN Albania për të komunikuar me sa më shumë njerëz të jetë e mundur, duke e promovuar këtë nismë nëpërmjet kanaleve të komunikimit të Vodafone. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris,dhe koordinatori i UN Albania, Brian J. Williams, e bënë publik këtë bashkëpunim, ditën e mërkurë, 8 korrik,  gjatë një takimi online nëpërmjet platformës Smart Working të Vodafone Business.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u shpreh:

“Është kënaqësi për ne ta mbështesim një nismë të tillë fantastike me rastin e 75-vjetorit të lindjes së OKB-së. OKB-ja është një nga partnerët më prestigjiozë dhe më të hershëm të Vodafone, me të cilin ndajmë të njëjtat pikëpamje mbi mundësitë për një të ardhme më të mirë për shoqërinë. Do të bëjmë çmos që klientët tanë të informohen për pyetësorin dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në të, sepse vlera e vërtetë qëndron te përfshirja. Ne në Vodafone besojmë se të gjithë duhet të kenë mundësi për një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme dhe se asnjë grup vulnerabël nuk duhet lënë pas në rrugëtimin drejt kësaj të ardhmeje. Vodafone është plotësisht i angazhuar për të përdorur rrjetin, shërbimet e zgjidhjet dixhitale për këtë qëllim. Kemi punuar për realizimin e një shoqërie dixhitale dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri edhe përpara pandemisë Covid-19 dhe do të vazhdojmë edhe më pas, ndaj do të kemi mundësi për një bashkëpunim të frytshëm në këtë drejtim.”

LEXO EDHE:  Lajm i mirë/ Çifti i të moshuarve nga Korça mundin koronavirusin

LEXO EDHE:  Lajm i mirë/ Çifti i të moshuarve nga Korça mundin koronavirusin

Koordinatori i OKB-së në Shqipëri, Brian J. Williams tha:

“Po jetojmë në kohë të jashtëzakonshme. Pandemia Covid-19 po na mëson se sfidat globale mund të kapërcehen vetëm përmes reagimeve të koordinuara në rang global. Është lajm shumë i mirë që Vodafone Albania po na bashkohet në promovimin e dialogut më të madh global, ku OKB-ja kërkon mendimet, sugjerimet e madje edhe kritikat e njerëzve për të ardhmen e përbashkët dhe për rolin që duhet të luajë kjo organizatë. Duke qenë se duam t’iu japim mundësinë të gjithëve në Shqipëri të thonë fjalën e tyre përmes këtij pyetësori, bashkëpunimi me Vodafone do të thotë se më shumë njerëz, të cilëve ndoshta nuk do t’iu dëgjohej zëri, do të kenë mundësinë të flasin, pa u lënë tashmë mbrapa.”

Vodafone Albania ka vënë në dispozicion shumë prej kanaleve të komunikimit për të informuar pajtimtarët dhe shqiptarët mbi atë se sa e rëndësishme është të japin mendimin dhe idetë e tyre në pyetësor, të dhënat e të cilit do të jenë pikë referimi për strategjitë e ardhshme të investimit të OKB-së në botë, përfshirë Shqipërinë.

Plotësoni pyetësorin dhe bëhuni pjesë e krijimit të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

https://un75.online/?lang=alb#s2

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Ooooo! Nuk ka asnjë vlerë”/ Braçe kritikon mjekun për maskën: Nuk mbahet siç e mban ky!

Publikuar

-

Nga

“Ooooo! Nuk ka asnjë vlerë”/ Braçe kritikon mjekun për maskën: Nuk mbahet siç e mban ky!

Zv.kryeministri Erion Braçe ka kritikuar mjekun Ilir Allkja të Urgjencës së QSUT për mënyrën e mbajtjes së maskës brenda ambienteve spitalore.

Braçe thotë se nuk ka asnjë vlerë nëse maska mbahet në atë mënyrë që e ka vendosur mjeku, pasi je i ekspozuar dhe mund të infektohesh.

Prandaj ai i bën thirrje qytetarëve, mjekëve, dhe infermierëve që maskën mos e mbajnë si mjkeu Ilir Allkja por të mbulojnë hundën, gojën dhe mjekren. Në fakt Braçe është nisur nga fotoja që vetë Ilir Allkja e ka publikaur dje në rrjetet sociale për t’i bërë apel kujtdo të mbajnë maskë,.

Allja apelonte që të mbahet maska kudo, dhe shtonte që as distancimi social nuk bënte punë ndaj COVID-19, por vetëm maska.
“OOOOOO!
MASKA NUK MBAHET SIC E MBAN KY DOKTOR! NUK KA ASNJE VLERE PO E MBAJTE KESHTU, JE I EKSPOZUAR, MUND TE INFEKTOHESH!
Pa asnje diskutim qe maska eshte jetike tani, per gjithkend, ne cdo moshe, ne ambjente te mbyllura, me shume njerez e pa distanca;
POR JO KESHTU! DUHET MBULUAR HUNDA E GOJA, NDRYSHE NUK KA ASNJE VLERE!
Mjeket jane ata qe e dine fare mire kete, ata duhet te edukojne cdokend! I jam shume mirenjohes cdo mjeku e infermieri, epidemiologu, farmacisti, sanitari qe po lufton cdo dite per jeten; Eshte nje mirenjohje sa personale po aq edhe shoqerore, kombetare;
E shpreh cilido, kudo qe ndodhet, kudo ku ka nevoje e merr sherbim nga njerez ne sherbimin publik, ne rrezik por te perkushtuar dhe duke sakrifikuar.
Shqiperia ka nevoje per ta tani. As per polikanet qe bejne si mjeke
e as per mjeket qe bejne politike e asgje tjeter; si duhen kujt!
Kam nje jave qe te njejtet politikane qe bejne si mjeke dhe, po te njejtet mjeke qe bejne si politikane, televizive e pa asnje pune tjeter- ne ndonje qender shendetesore, poliklinike, spital apo ne terren duke gjurmuar infeksionin rast pas rasti JOOOO e JOOOOO, sic mijera kolege, ti degjoj te thone teresisht te kunderten e asaj
qe kishin thene me pare; Me pare tamam keta, thane se numrat e vegjel ne karatine ishin te rreme, se virusi ishte shfaqur qe ne dhjetor e se te vdekurit e numeruar ishin shume me teper nga ajo periudhe; Pastaj vleresuan masat e marra gjate karantines;
Por tani me ngulm thone po ne televizion, kurre permes nje pune konkrete se beme gabim qe u mbyllem aq heret e aq fort!
E dini pse?
Per nevoja politike nga fillimi ne fund! Njerezve as qe ju duhet politika tani,
nese ju nevojitet, kjo ju vlen per vendime te qarta, te kthjelleta, konkrete per te perballuar semundjen me te rende qe ka kakuar ky vend, evropa e bota!
Ndaj mjaft me politiken boshe; Ose sherbim konkret per njerezit, ose llafet nuk behen kurre sherbim e kurre pune per njerezit!”, shkruan Barçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE