Connect with Us

Mbajti fjalim në manifestim/ Meta falenderon publikisht studenten që bëri “zhurmë” në rrjet

Politikë

Mbajti fjalim në manifestim/ Meta falenderon publikisht studenten që bëri “zhurmë” në rrjet

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar studenten e Fakultetit të Drejtësisë, Oneda Skënderi e cil ambajti fjalën e saj në manifestimin e thirrur nga presidenti.

Oneda Skënderi ishte studentja për Drejtësi që mori jo pak vëmendje nga manifestimi i djeshëm i presidentit Meta.

Mediat shkruajtën për të duke e cilësuar si studentja bukuroshe krahas Presidentit.

Meta thekson se e ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë, studentët dhe të sapodiplomuarit.

Sipas presidentit, zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në Manifestimin për mbrojtjen e Kushtetutës.

“E ardhmja e Shqipërisë, më shumë se asnjëherë tjetër është vënë në pikëpyetje veçanërisht për të rinjtë tanë, studentët dhe të sapodiplomuarit.
Ideatorët e grushtit të shtetit janë edhe projektuesit e shpopullimit të Shqipërisë. 400 mijë shqiptarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit.
Ndaj zëri i të rinjve dhe të rejave nuk mund të mungonte në Manifestimin madhështor Mbarëkombëtar për mbrojtjen e Kushtetutës.
Duke e falenderuar studenten e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Oneda Skënderi dhe dhjetra mijra vajza e djem që morën pjesë në nisjen e Pranverës Kuqezi, po e e ndaj sot me ju përshëndetjen e saj në Manifestimin e 2 marsit.
Pranvera kuqezi nuk do të ndalet!
në radhë të parë për rininë tonë të mrekullueshme! “, shkruan Meta teska publikon edhe fjalimin e students Oneda Skënderi.

Fjala e studentes së fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Oneda Skënderi, në manifestimin në mbrojtje të kushtetutës

Unë jam Oneda Skënderi, studente e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Jam sot këtu si zëri i të gjithë atyre të rinjve e të rejave, të cilët ëndërrojnë për një jetë dinjitoze në Shqipëri, PËR NJË SHQIPËRI SI GJITHË EUROPA!
Në dhjetorin e 2018-s, unë dhe shumë studentë të tjerë shqiptarë u ngritëm në protestë për një arsim të lartë më cilësor, për më shumë të drejta dhe mundësi, për autonominë universitare, pra në thelb për një Shqipëri më të mirë.
Pavarësisht rezistencës sonë disa mujore të gjitha kërkesat tona shkuan në vesh të shurdhët. Protesta u shpërnda nga prodhuesit dhe paketuesit e shquar të premtimeve boshe dhe të demagogjisë.
Sot jam këtu, jo si përfaqësuese e ndonjë partie politike, por si një e re idealiste, që nuk do ta braktisë vendin e vet për shkak të paudhësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve.
Faik Konica, do të shkruante dikur në revistën “Albania”: “Shumë broçkulla edhe u falen politikanëve, por pa i kaluar kufijtë”.
-Të mos respektosh parimet shtetin e së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë.
-Ta kthesh Shqipërinë në kohën e partisë-shtet është të kalosh kufijtë.
-Ta lësh vendin pa Gjykatë Kushtetuese është të kalosh kufijtë.
-Të mos lejosh funksionimin më vete dhe të pavarur të tri sistemeve atij ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor është të kalosh kufijtë.
-T’u mohosh njerëzve të drejtën për t’u shprehur lirisht dhe të intimidosh median e lirë është të kalosh kufijtë.
-Të mos ofrosh shpresë, mundësi të vërteta për familjet shqiptare, për të rinjtë shqiptarë që duan ta ndërtojnë jetën e tyre në vendin “ku u ka rënë koka”, është të kalosh kufijtë.
Ndaj për t’i thënë ndal atyre, që shkelin Kushtetutën tonë, të drejtat tona, shpresën tonë, jam këtu bashkë me të gjithë ju, që zëri i sovranit të dëgjohet, dhe do të dëgjohet medoemos!
Të gjithë studentët e Drejtësisë që në vit të parë të studimeve të tyre njihen me parimet e shtetit të së Drejtës dhe me hierarkinë e normave. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është mbi gjithçka e mbi këdo. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është e paprekshme!
Nëse do të më pyesnit për të afërmit e mi që janë bashkëmoshatarë me mua, do t’ju thosha se të gjithë ata janë larguar nga vendi; qytetet tona po boshatisen, shkollat po mbeten pa nxënës, njerëzit e kualifikuar dhe profesionistët po ikin dita-ditës, popullsia jonë po plaket. Këto, të dashur bashkëkombës nuk janë fjalët e retorikës boshe, këto janë faktet që dhembin deri në asht, se janë të vërteta.
Mjaft më me papërgjegjshmëri, me kalime kufijsh si pa të keq, mjaft më me pasiguri!
Është e drejta e këtij sovrani të kërkojë siguri ligjore, të kërkojë zbatimin e ligjit dhe barazi para tij, të kërkojë një jetë të dinjitetshme në Atdheun tonë, të cilit sot shpirti i gjallon këtu në këtë shesh!
Zoti e bekoftë Shqipërinë e iu ktheftë shpresën shqiptarëve, se po, një ditë Shqipëria do të bëhet, do të bëhet si gjithë Europa!”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Emërimi në Shqipëri/ Ambasadorja e SHBA: Asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu

Publikuar

-

Nga

Emërimi në Shqipëri/ Ambasadorja e SHBA: Asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu

Nga Shtëpia e Shpalljes së Pavarësisë, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka folur rreth emërimit të saj në Shqipëri.

Kim shprehet se është përpjekur të lexojë sa më shumë para se të vinte por se asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu.

“Është emërimi im i parë si ambasadore. U përpoqa të lexoja sa më shumë që mundja përpara se të vija këtu. Por asgjë nuk e zëvendëson të qenit këtu. Kam disa muaj që jam këtu dhe jam përpjekur të udhëtoj sa më shumë që mundem, edhe në kushtet e kufizimeve të koronavirusit…”, tha Kim në një intervistë për “Real Story”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Viti i fundit na ka rraskapitur”/ Majko: Qytetarët kanë reflektim të qartë të ndajnë…

Publikuar

-

Nga

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko teksa ka folur për zgjdhjet e ardhshme ka theksuar se ky vit ka raskapitur qeverinë.

Majko kujtoi tërmetet që shkundën vendin e më pas pandeminë, të cilat ndikuan në ekonominë shqiptare.

“Viti i fundit na ka rraskapitur. Kur diskutoj me qytetarët ja shpreh hapur atë që mendoj.
Nuk besoj se ka pasur ndonjë qeveri tjetër që të jetë goditur nga tre tërmete dhe pastaj nga një virus. Kjo është një histori që ka goditur rëndë jo vetëm themelin e stabilitetit social por edhe një perceprim të caktuar karshi qeverisë. Qytetarët kanë reflektim të qartë të ndajnë atë që vlerësojnë si efikasitet ose jo të qeverisjes”, tha Majko i ftuar në Repolitix./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi tregon rregullat e Partisë/ Të përjashtuarit nuk kanë vend, Jozefina nuk ka se si të rikthehet

Publikuar

-

Nga

Bardhi tregon rregullat e Partisë/ Të përjashtuarit nuk kanë vend, Jozefina nuk ka se si të rikthehet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i tha “Syri Tv” se si do të funksionojë Partia dhe emrat që do të thirren për kandidatura deputetësh, përfshi edhe të vjetrit. Ai deklaroi se në listat e PD nuk do të jetë asnjë nga ata që është përjashtuar nga kjo parti pas vendimeve për bojkotin dhe djegien e mandateve.

“Çdokush që ka thyer vendimin, është përjashtuar nga PD me vendim”, tha ai.

Ai tha se numri i të përjashtuarve është shumë i vogël, ndërsa i mëshoi idesë se djegia e mandateve ishte vendimi i duhur.

LEXO EDHE:  Meta-Hoxhaj/ Me rëndësi bashkëpunimi parlamentar

LEXO EDHE:  Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës/ Ironizon Vasili

I pyetur për rikthimin e Jozefina Topallit në PD, Bardhi tha:

Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Është e drejta e saj nëse do të marrë pjesë në organet e partisë. Nuk ka si rikthehet pasi është pjesë e organit më të lartë vendimmarrës të partisë”. Bardhi tha se ai nuk ka kontaktuar me zonjën Topalli.

LEXO TE PLOTE